Kriza në Ukrainë – Kelmendi paralajmëron shqiptarët!

Politika

Kriza në Ukrainë – Kelmendi paralajmëron shqiptarët!

Nga: M.H. Më: 1 mars 2022 Në ora: 14:28
Tensionet e Rusisë në Ukrainë

Kriza Ukrainë-Rusi po vazhdon të mbetët një nga tema aktuale në mbarë botën.

Rusia edhe pse e bindur që do ta pushtonte Ukrainën, e njejta hasi në rezistencë të mëdhe nga ukrainastët.

Mirëpo padyshim që ajo që po I shqetëson shqiptarët është nëse Kosova është e rrezikuar nga Serbia.

Në lidhje me këtë temë profesori Muhamet Kelmendi u shpreh se kjo gjendje e Ukrainës po reflekton në mbarë vendin duke i sinjalizuar shqiptarët të jenë të përgatitur për çdo gjë pasi mund të ketë veprime nga Serbia.

Image
Muhamet Kelmendi

Shkatërrimet janë të mëdha. Rreziqet po rriten. Nga gjendja në Ukraine po reflektohet përsëri lufta okupuese mbi trojet shqiptare. Serbia është përgatitur për okupime të reja. Skenarët e kriminalitetit shoveno e neofashiste serb po rriten mbi Kosovë, mundet edhe në BH, Maqedoni e në Mal të Zi. Apetitet për luftë okupuese nga Serbia janë rritur dukshëm. Priten edhe veprime”, u shpreh ai.

Profesori më tej thotë që Kosova ka një FSK të armatosur lehtë, jo shumë në gjendje për të mbrojtur vendin nga Serbia, që është armatosur nga Rusia dhe Kina, andaj kërkohet nga NATO dhe SHBA të investojnë më shumë në Kosovë.

Shqiptarët ende nuk janë të përgatitur. Shqipëria ëndrron nga mbojtja nga jashtë, përkatësisht nga NATO. Kosova ka një FSK të armatosur lehtë, jo shumë në gjendje për të mbrojtur vendin nga Serbia, që është armatosur nga Rusia dhe Kina. Evropës po i kërcënohet lufta. E këtë NATO dhe UE si dhe shtetet nuk po e shohin në Ballkan. NATO dhe SHBA kërkohet të shtojnë shumë me shumë prezencën në Kosovë e më gjerë në Ballkan. Rusia mund të detyron Serbinë për luftë të re në Ballkan. Koha nuk pret”, u shpreh Kelmendi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat