Duhanaj: Kosova drejt përafrimit me NATO-n, ja pse sanksionet ndaj Rusisë janë të mirëseardhura

Politika

Duhanaj: Kosova drejt përafrimit me NATO-n, ja pse sanksionet ndaj Rusisë janë të mirëseardhura

Nga: A.Z Më: 1 mars 2022 Në ora: 23:03
Foto ilustrim

LDK ka bërë të ditur se ka dorëzuar sot në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, propozim-rezolutën për diskutim me grupet e tjera parlamentare, lidhur me dënimin e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe rrezikimin e sigurisë globale, si dhe në koordinim me aleatët perëndimorë për vendosje të sanksioneve ndaj Rusisë dhe për aplikimin për anëtarësim të Kosovës në NATO dhe BE.

Lidhur me këtë, analisti politik Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Kosova në marrëdhëniet ndërkombëtare do të cilësohej e papërfillshme.

Sipas tij, Ukraina në situatën që po ndodhet jep sinjale të qarta se disa nga shtetet nuk kanë aftësi për ekzistencë në marrëdhënie të ndërlikuara ndërkombëtare.

Image
Leon Duhanaj

“Nëse e shohin nga këndvështrimi i forcës, qoftë politike, ekonomike apo ushtarake, Kosova do të cilësohej si vend i papërfillshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare. Megjithatë, duke qenë shtet i njohur ndërkombëtarisht është edhe akter nominal i barabartë në ketë marrëdhënie. Në ketë kontekst është me rëndësi që të di të rreshtohet në momentet si ky tani. Ndoshta është e dhimbshme dhe e padrejtë ta themi se në fatkeqësinë e dikujt të rifitojmë edhe ne, por edhe përkundër faktit, Ukraina si akter i madh ekzistenca e të cilit po kërcënohet në mënyrën me të vrazhdë, është sinjal i qartë se shumica shteteve nuk janë të afta që të vetme ta garantojnë ekzistencen e tyre në marrëdhëniet e ndërlikuara ndërkombëtare”, tha Duhanaj.

Më tej ai potencoi se ne duhet të jemi proaktiv sidomos me NATO, sipas Duhanaj, tani Kosova nuk mund të bëhet anëtare e NATO-së, por mund të përafrohemi.

Tutje ai u shpreh se sanksionet ndaj Rusisë do të ishin të paefektshme, madje as Rusia nuk do ta kuptonte si garë.

“Rezoluta mendoj që është me vend. Ne duhet të jemi proaktiv në kërkesat tona. Qoftë në drejtim të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare e aq me shumë në NATO si organizata e sigurisë me e fortë në glob, e cila do të na siguronte ekzistencën. Nuk mendoj që në ketë fazë Kosova mund të bëhet shtet anëtarë i NATO-s, megjithatë mendoj që me proaktivitetin tonë, mund të përafrohemi edhe më shumë. Në anën tjetër kur flasim për sanksionet e Kosovës ndaj Rusisë, nga një këndvështrim i veçantë jo vetëm që nuk do të kishte asnjë efekt, por ndoshta as nuk do ta kuptonte gare Rusia. Por, nëse sanksionet e Kosovës cilësohen si pjesë e shtuar e sanksioneve tjera ndërkombëtare, atëherë mund të themi që çdo sanksion ndikon në rritjen e peshës së barrës por edhe në inkuadrimin e Kosovës në mënyrë aktive në marrëdhëniet ndërkombëtare globale”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat