“Kosova duhet të jetë gati”

Politika

“Kosova duhet të jetë gati”

Nga: A.SH Më: 2 mars 2022 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Zyra Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë ka ushtruar aktivitete kryesisht të heshtura deri tani. Ajo është hapur në viti 2005.

Lufta në Ukrainë e nisur me pushtimin nga Rusia, ka alarmuar botën duke i shtyrë vendet përparimtare që t’i vendosin sanksione shtetit rus. Këtë e kanë bërë thuaja të gjitha shtetet europiane përveç Serbisë, e cila ka thënë se e dënon sulimin por nuk i mbështet sanksionet.

Lidhur me këtë juristi Muhamet Kelmendi, thotë se të gjitha veprimet duhet të jenë në përputhje me veprimet e NATO-s dhe SHBA-s.

“Veprimet e Kosovës kërkohet të jenë në përputhje me veprimet e NATO-s dhe të SHBA-ve. Pa i ndërprerë UE dhe SHBA lidhjet diplomatike me Rusinë nuk kërkohen veprime të tjera nga Kosova. Mbyllja e ambasadave ruse në UE dhe në SHBA është momenti kur Kosova e mbyll Zyrën Ruse në Kosovë. Ajo që Kosova duhet të bëjë është që njerëzit nga Rusia dhe Serbia në Kosove të përcillen dhe të mbesin nën kontroll të organeve të shtetit të Kosovës. Ata janë të rrezikshëm për sigurinë e Republikes. Natyrisht se Kosova ka punë tjera”, thotë ai.

Në fund Kelmendi shton se Rusia mund të kërkoj nga Serbia për të vepruar në Kosovë dhe në Bosnjë, duke deklaruar se mbi të gjitha është në shënjestër Kosova.

“Rusia mund ta shfrytëzojë rastin dhe të kërkoj nga Serbia për të vepruar në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë. Mundet edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin të Zi. Kjo, për t’i krijuar NATO-s dhe SHBA-ve konflikte të tjera luftarake. Mbi të gjitha është në shënjestër Kosova. Republika duhet të përgatitet dhe të rrisë funksionalitetin mbrojtës. Kjo është detyra esenciale”, përfundon juristi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat