Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka themeluar “Fondin e Sigurisë”.
Lidhur me këtë çështje ka folur anëtari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Hisen Berisha.
Ai në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se ka mënyrë të tjera për të gjetur burime të financimit.
Anëtari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes Hisen Berisha, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se ka mënyrë të tjera për të gjetur burime të financimit.
“Vendimi për themelimin e Fondit për Sigurinë është një vendim banal i kësaj qeverie. Sot Kosova është shtet, ka institucionet, është ministria e financave e cila ka për detyrë me i gjetur burimet e financimit, dhe jo me lyp me strajcë si në ketë rast që po e bënë qeveria e Kosovës”, është shprehur ai.
Po ashtu, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ka treguar disa mënyrë të cilat mund të kishe përfituar Qeveria e Kosovës për “Fondin e Sigurisë”.
“Qeveria i ka mundësitë e financimit, siç është fondi i mirëbesimit, të cila para mund të merren si huazim në norma interesi po aq sa i kanë në bankat komerciale, e që janë diku 600-700 milionë dhe kështu do të garantohej edhe fondi për kreditoret edhe kthimi i tyre do të behej sipas dinamikës së likuidimit të ndërmarrjeve të privatizuara dhe qeveria do të kishte mundësi të përballonte kthimin”, ka deklaruar deputeti Berisha.
Gjithashtu, ai ka përmendur edhe tre hapa të tjerë të cilat mund t`i shfrytëzonte Qeveria.
“Hap tjetër do të ishte emetimi i letrave me vlerë për fondin pensional. Aty janë rreth 2-3 miliard euro dhe me një interes të përafërt sa janë sot të investuara në tregje ndërkombëtare.Kështu që, as nuk do të rrezikohej fondi i kursimeve, ngase kompensimi do të bëhet nga rritja ekonomike dhe nga të hyrat në Buxhetin të Kosovës dhe do të zgjidhej edhe problemi i financimit të sigurisë.Hap tjetër do të ishte shkurtimi i disa investimeve kapitale por që nuk do kishte nevojë nëse shfrytëzohen dy mundësitë e para”, ka thënë Berisha për “Bota sot”.