Ish-ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ferhat Dinosha është optimist se agresioni rus në Ukrainë nuk do të prodhojë diçka që mund të shpërndahet më gjerë në Evropë.
Sipas tij, krejt kjo paraqet situatë të re, karshi së cilës të gjithë duhet të sillen në pajtim me rrethanat. Ndërkohë që thekson se pas mosvendosjes së sanksioneve nga Serbia për Rusinë, kjo e fundit nuk do të mund të “rri në dy karrige”, duke u munduar që të paraqitet kinse është proevropiane.
Madje, ai tha se "Rusia dhe Serbia mund të tentojnë të trazojnë Ballkanin, por NATO s’i lejon"..
Lidhur me këtë, analisti politik Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se lufta në mes Rusisë dhe Ukrainës bërë edhe Amerika dhe Evropa të mendojn që të ketë inkuadrim në BE dhe NATO.
Ai ka përmendur edhe përpjekjet e Rusisë dhe të Serbisë që kishin bërë një atentat mbi presidentin malazez.
“Pas intervenimit të Rusisë në Ukrainë janë krijuar rrethana të reja politike dhe gjeostrategjike në Evropë. Agresioni ushtarak rus ka bërë që Amerika dhe Evropa të mendojnë që më shpejt të inkuadrohen në strukturat e BE-së, dhe në Nato shtetet e rajonit tonë. Mali i Zi veç është në NATO, që në këto momente nëpër të cilat po kalon jo vetem rajoni i luftës, por edhe Evropa është në favor të kësaj republike. Dihet se Rusia dhe Serbia kishin bërë përpjekje që të bëjnë edhe atentat me disa oficerë mbi presidentin malazez, Millo Gjukanoviç, por që ishin dekonspiruar planet e tyre. Edhe së fundi kjo republikë është kërcënuar përmes ngjarjeve më klerikë serbe në Cetinje”, tha ai.
Mulliqi theksoi se ardhja e Abazoviq në pushtet ka qetësuar situatën politike.
“Ardhja në pushtet e opozitës proserbe që dikur e kontrollonte Momir Bullatoviq, nuk ishte e mirë për Mal të Zi, por që ndryshimet e fundit këtu që priten të bëhën ku mendohet që Abazoviq të vjen në krye të ekzekutivit, ka qetësuar deri diku situatën politike. Politika ruso serbe kohën e fundit ka kërcënuar Malin e Zi, Bosnjën përmes Dodikut dhe Kosovën nga ana e Vuçiqt në veri të Mitrovicës. Në Bosnjë gjendja është më specifike, kur dihet se atje veprojnë tre entitete, dhe serbët kanë Republika Serpska, e cila po mëton shkëputjen nga BH-ja. Agresioni i Rusisë mbi Ukrainë sikur ka shtuar frikën e hapjes edhe të një fronti të luftës në rajon, dhe nga ky kënd duhet shikuar edhe shqetësimet e ish ambasadorit Dinosha dhe shqiptarëve në këtë republikë”, shtoi Mulliqi.
Tutje u shpreh se pozicionimi i Rusisë karshi Serbisë nuk është diçka e re, madje ai thekson se Putin së bashku me Vuçiqin kanë bërë plane shumë here se si të intervenojnë ushtarakisht në Malin e Zi, madje edhe në Veri të Kosovës.
Më tej deklaroi se putini ka planifikuar që me aksione të shpejta ta pushtoj Ukrainën, por gjë që nuk i shkoi sipas planit të tij.
“Nuk është gjë e re pozicionimi i Serbisë karshi Rusisë. Kur dihet se ky shtet sidomos kohëve të fundit ka intesifikuar marrëdhëniet me Rusinë dhe presidentin Putin. Të gjitha potezat tjere politike me Evropën, janë mashtrim e asgjë tjetër. Vuçiq disa herë radhazi e ka vizituar Moskën duke bërë plane të përbashkëta me Putinin që kur vjen koha sipas tyre të intervenojnë edhe ushtarakisht në Mal të Zi, Bosnje dhe ne veri të Kosovës ku jeton minoriteti serb. Por, situata në terren e luftës që po zhvillohet në Ukrainë janë shqetësuese për Putinin, i cili ka planifikuar që me aksion ushtarak të shpejtë të arrinë synimin e pushtimit të Ukrainës. Kjo logjikë pushtuese nuk po i shkon sipas planit dhe as që nuk do t’i shkon, se ukrainasit janë duke i mbrojtur të drejtat e tyre legjitime në tokën e vet”, u shpreh Mulliqi.
Mulliqi shtoi tutje se Nato më nuk i lejon lëvizjet serbe dhe as ato Ruse në rajon, edhe pse kjo e fundit konsiderohet superfuqi ushtarake, por prap nuk mund të përballet.
Sipas tij, pas ngjarjeve në Ukrainë, gjë që mund të ndikoj që Kosova të bëhet pjesë e NATO-së, si dhe e BE-së.
“Rusisë por edhe Serbisë gjithnjë e më shumë po i ngushtohet rrethi me sanksione të ashpëra nga bota perëndimore dhe Amerika të cilat pa dyshim do të kenë efektin e vet të izolimit të dikatorit Putin dhe humbjës së luftës. NATO nuk do të lejon asnjë levizje tjetër ushtarake të Rusisë dhe të Serbisë në rajon. Ndonjë aventurë e supozuar e Putinit do të ishte fatale për Rusinë dhe popullin rus. Edhe pse Rusia konsiderohet superfuqi ushtarake nuk ka mundësi të përballet me shtetet më të fuqishme të botës, siç janë Amerika, Britania e Madhe, Gjermania, Franca etj. Konstelacionet gjeostrategjike pas ngjarjeve në Ukrainë do të jenë të reja, dhe kjo është shumë premtuese edhe për rajonin e Ballkanit që edhe Kosova të bëhet pjesë e NATO-së, dhe pjesë e strukturës të BE-së. Sigurisht që edhe pesë shtetet e BE-së të cilat nuk e kanë pranuar ende pavarësinë e Kosoëvs, do të bëjnë atë pa asnjë kusht”, përfundoi ai.