Në seancën parlamentare e cila u mbajt të premten e kaluar pati një debat të ashpër mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Gjatë asaj seance, është diskutuar për dialogun me Serbinë, për të cilin Haradinaj është munduar t’i japë leksione qeverisë.
Dhe në këtë debat është përfshirë kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se ai nuk mund ta bëjë këtë, pasi kur ka qenë Kryeministër ia ka lënë në dorë Hashim Thaçit dialogun dhe madje ia ka dhënë Malit të Zi mbi tetë mijë hektarë tokë nëpërmjet demarkacionit dhe se më pas ka dashur të bëhet president.
“Ju deputeti Haradinaj keni qenë Kryeministër, dialogun ia keni lënë ish-presidentit, kur lulëzoi projekti i shkëmbit territorial. Çka bëtë ju, na keni krijuar një grup super teknik në krye me Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin. A ju kujtohet? Ja çfarë grupi keni bërë ju. Dhatë dorëheqje sepse ju intervistuan në Hagë dhe mandej dëshironit të bëheshit president. Presidente është Vjosa Osmani-Sadriu, me 300 mijë vota në popullin e Kosovës dhe 82 këtu në Kuvend. Pra, nuk mund t’iu marr si dikush që e keni sinqerisht dhe seriozisht. Keni qenë kryeministër, ia dhatë Malit të Zi 8.200 hektarë tokë, më herët i keni marrë 200 për veti. Aman na kurseni tash nga leksionet”, tha ai.
Krasniqi: Haradinaj po tregon mllef dhe ego për pushtet

Analisti Islam Krasniqi për “Bota sot” thotë se ne nuk duhet të bëjmë opozitë me kritika dhe ofendime, por duhet që të ecim përpara.
Islam Krasniqi
“Gabimi jonë i madh është se mundohemi me kritika dhe ofendime të bëjmë opozitë, por duhet të ecim përpara jo me kritika lidhur me të kaluarën e errët apo gabimet në të cilat kanë kaluar gjatë qeverisjes”, ka thënë ai.
Sipas tij, Haradinaj ka shpresuar shumë për postin e presidentit, por të cilin nuk ia mundësoi Albin Kurti dhe se tani e gjithë urrejtja politike po shfrytëzohet në opozitë.
“Zoti Haradinaj ka shpresuar shumë në postin e Presidentit, duke menduar se do t’i jepej mundësia me pak deputet të bëhet president si në të kaluarën, por zoti Kurti nuk ua dha atë mundësi dhe e tërë urrejtja politike po shfrytëzohet si opozitë. Në dialog duhet të kemi kujdes dhe z. Haradinaj mirë është ta këshillojë Kryeministrin, por jo në këtë mënyrë, sepse kështu nuk jepet kontributi, por vetëm tregohet mllefi dhe egoja për pushtet”, përfundoi Krasniqi.
Duhanaj: Kurti të kontribuojë për unitet
Ndërsa, analisti Leon Duhanaj e ka kritikuar qeverinë Kurti duke thënë se, sot si asnjëherë më parë kemi dialog, i cili nuk është i bazuar në ndonjë platformë.
“Për mendimin tim debatet rreth dialogut që po zhvillohen në Kuvend janë përpjekje për ta zhvendosur problemin dhe seriozitetin e çështjes në tema koti. Për mendimin tim, këtë punë e bën pikërisht dhe qëllimshëm kryeministri Kurti sepse me këtë diskurs synon ta mbulojë mungesën totale të transparencës në këtë proces. Sot si asnjëherë më parë kemi dialog në Bruksel, por i cili as nuk është i bazuar në ndonjë platformë, e as nuk ka transparencë rreth tij. Kryeministri Haradinaj, nëse sipas Kurtit i paska dhënë tokë Malit të Zi, pse nuk e revidon Kurti vendimin sot? Pse Kryeministri Kurti nuk merr vendime korrigjuese nëse nuk kanë qenë të mira për shumë tema të tjera për të cilat e ka kallë Kosovën, shumicën e ka?!”
Tutje Duhanaj thotë se Kryeministri e ka obligim kushtetues të kontribuoj për unitet dhe të kërkoj përkrahje nga opozita për projekte qeveritare.
“Kryeministri Haradinaj, personalisht ka hequr dorë nga dialogu, por jo si qeveri dhe kur e ka pasur bindjen që mund të ketë rrezik ka vepruar edhe fort. Kurti si Kryeministër është duke e ndjekur avazin destruktiv siç e ka ndjekur sa ishte në opozitë. Si Kryeministër ka obligim kushtetues të kontribuoj për unitet dhe të kërkoj përkrahje nga opozita për projekte qeveritare. Z. Kurti si kryeministër vazhdimisht në vend se të kërkoj unitet, nxit debat përçarës. Për fat të keq, të njëjtin rol po e luan edhe presidentja Osmani. Nuk janë të vetëdijshëm për rolin dhe përgjegjësinë që kanë, pse qëllimshëm po bëjnë punë destruktive. Nuk mund të mbash diskurs politik duke u marrë me të kaluarën, sepse si Kryeministër ka marrë përgjegjësi të projektojë të ardhmen, jo të sorollatet me parulla politike të thata”, përfundon Duhanaj për “Bota sot”.