Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga Qeveria ta mundësojë strehimin e 5 mijë qytetarëve të Ukrainës.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Krasniqi tutje tha se partia e tij ka kërkuar nga Qeveria edhe një fond të veçantë për Ukrainën për t’iu dalë në ndihmë në këtë periudhë.
Lidhur me këtë, analisti politik Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, këtë kërkesë e quan të qëlluar, duke e pasur parasysh që para disa vite ishim në një gjendje të tillë.
Krasniqi shtoi se edhe pse Ukraina nuk na ka njohur ne duhet të jemi afër tyre.
Tutje theksoi se ne duhet të krijojm një fond dhe ta ndihmojn Ukrainën, me ç’rast kjo edhe mund të reflektojë në njohje.
“Kërkesa e kryetarit të PDK-së z. Krasniqi është kërkesë e qelluar, e cila tregon atë anën homane për popullin Ukrainas, përmes të cilës mund të solidarizohemi me ta duke edhe ju ndihmuar apo strehuar, sepse edhe ne para disa viteve ishim në një gjendje të njëjtë e që e kemi një borxh ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Ne duhet të jemi krahë Aleatëve dhe miqëve tanë ndërkombëtare, pavarsisht se Ukraina nuk na ka njohur, pavarsisht se ambasadori i Ukrainës në Beograd para ca ditësh potencoi se ne Kosovën e njohim si pjesë të Serbisë, ne prap duhet të krijojmë një fond për ta ndihmuar, sepse ai popull tani ka nëvoj për ne, ka nevojë për të gjithë, e që pas të mbyllet ky proces apo kjo luftë në mes të Rusisë dhe Ukrainës, ata do të shohin të vërtetën e cila do të reflektojë me njohje të ndërsjellët”, tha ai.