Partia Demokratike e Kosovës ka përgatitur plane për të formuar një qeveri nën hije. Madje nga kjo parti, shprehen se e dinë se sa ministri do të jenë dhe është në përfundim e sipër plani.
Këtë e bëri të ditur pak ditë më parë, zëdhënës i PDK-së, Faton Abdullahu, i cili ka thënë se krijimi i qeverisë nën hije nga PDK-ja, është çështje javësh.
“Do të bëhet (qeveria nën hije), është çështje javësh. E dimë sa ministri do t’i kemi. Është në përfundim e sipër. Do të ketë figura të reja”, ka deklaruar Abdullahu.
Mehmeti: PDK gjithnjë ka qeverisur nën hije
Këtë vendim të PDK-së e kanë komentuar njohësit e çështjeve politike në vend. Kështu, Faton Mehmeti, thotë se PDK-ja edhe kur ishte në Qeveri, ka qeverisur nën hije.
Partia Demokratike e Kosovës ka përgatitur plane për të formuar një qeveri nën hije. Madje nga kjo parti, shprehen se e dinë se sa ministri do të jenë dhe është në përfundim e sipër plani.
Këtë e bëri të ditur pak ditë më parë, zëdhënës i PDK-së, Faton Abdullahu, i cili ka thënë se krijimi i qeverisë nën hije nga PDK-ja, është çështje javësh.
“Do të bëhet (qeveria nën hije), është çështje javësh. E dimë sa ministri do t’i kemi. Është në përfundim e sipër. Do të ketë figura të reja”, ka deklaruar Abdullahu.
Mehmeti: PDK gjithnjë ka qeverisur nën hije
Këtë vendim të PDK-së e kanë komentuar njohësit e çështjeve politike në vend. Kështu, Faton Mehmeti, thotë se PDK-ja edhe kur ishte në Qeveri, ka qeverisur nën hije.
Faton Mehmeti
“PDK gjithnjë ka qeverisur nën hije, edhe kur ishte zyrtarisht në Qeveri. Duke qeverisur gjithnjë nga nëntoka, errësira, apo arrijnë të dalin dot në dritë. PDK të përgatitet gjatë për qëndrim nën hije, dielli për ta është shumë i largët”, thotë Mehmeti.
Ai thotë më tutje se, nuk pret diçka për opozitarizmin dhe demokracinë në vend dhe se, PDK-ja vetëm do të tregoj situatën në të cilën është katandisur.
“Kështu që, nuk pres diҫka të re dhe të mbarë për opozitarizmin dhe as demokracinë në vend. Me qeverinë në hije PDK-ja vetëm sa do e shpërfaq edhe më shumë llumin k është katandisur tash e një kohë të gjatë. Në këtë kuptim, qeveria Kurti do të jetë komode në qeverisje e saj, derisa PDK-ja të flladitet në hije për një kohë të gjatë”, vlerëson Mehmeti.
Mulliqi: Rikthimi i metodës së vjetër të të bërit opozitarizëm është formë e demoduar
Po ashtu, një vendim të tillë të PDK-së e ka komentuar edhe Skender Mulliqi. Ai e përmend kohën kur Hashim Thaҫi në vitin 2005 kishte vendosur të formojë qeverinë nën hije si parapërgatitje për të ardhur në pushtet.
Skënder Mulliqi
“PDK-ja gati krejt pas luftën e kishte pushtetin, duke filluar nga qeveria e përkohshme. Tash është në opozitë. PDK-ja si parti e dalë nga lufta kishte humbur dy palë zgjedhje parlamentare në vitin 2001 dhe 2004. Hashim Thaçi si drejtues i PDK-së dhe opozitës në vitin 2005 kishte vendosur që të formojë qeverinë në hije si kundërpërgjigje ndaj LDK-së dhe AAK-së, të cilat ishin në pushtet. Ajo qeveri nën hije ka qenë si parapërgatitje për ardhje në pushtet, e asgjë më shumë”, thotë Mulliqi.
Sipas tij, paralajmërimet më të reja të PDK-së për formimin e qeverisë nën hije nga Vlora Çitaku dhe Faton Avdullahu, por tash pa Hashim Thaçin si lider i asaj partie, duken shumë më të zvetënuara se sa ishin dikur.
“Rikthimi i metodës së vjetër të bërit opozitarizëm është formë e demoduar, e cila po tregon pazotësinë e opozitës të të bërit opozitarizëm konstruktiv në parlament. Nuk besoj se qeveria nën hije mund të jap alternativa të reja për zgjedhjen e shumë problemeve, të cilat i kanë prodhuar vet sa ishin në pushtet opozita e tashme. Alternativa më e mirë politike është që ky subjekt politik të angazhohet për opozitarizëm konstruktiv në Kuvendin e Kosovës, e jo me qeveri në hije, e cila është vetëm edhe një përpjekje e re, e luftës për pushtet me ҫdo kusht”, vlerëson ai.
Mulliqi thotë se ky subjekt politik nuk po mundet me pranu faktin se e ka humbur pushtetin me votën plebishitare dhe nuk po e pranon faktin se qeverinë e udhëheq Albin Kurti e jo ata.
“Unë mendoj se me formimin e qeverisë nën hije dhe me paraqitjet e tyre publike para mediave, po tentohet të kamuflohen gabimet nga e kaluara që i kanë bërë kjo opozitë dhe në anën tjetër për të zhvendosur vëmendjen e opinionit publik nga lufta që ka filluar të bëhet e kësaj qeverie, ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dy fenomenet më shkatërrimtare të pas luftës për Kosovën. Varfërimi dhe largimet masovike nga vendi janë produkt i tyre dhe tash po mundohen ta gjejnë fajtor kujdestar qeverinë Kurti. Këta janë mësuar të bëjnë zhurmë në parlament duke krijuar situata jo të mira, që kanë për qëllim parësor luftën për pushtet”, thotë analisti politik.
Ai thotë më tutje për ‘Bota sot’ se, me formimin e qeverisë nën hije mendojnë të sforcojnë këtë tezë politike. Nuk është koha e formimit të qeverive nën hije, kur e kemi përpara çështjen e dialogut të papërfunduar me Serbinë, ku edhe në këtë segment opozita ka bërë gabime të mëdha në të kaluarën, duke firmosur në Bruksel marrëveshje në dëm të Kosovës.
“Kritikat ndaj qeverisë aktuale me formimin e ndonjë kabineti qeveritar nga PDK-ja, nën hije nuk do të jetë zgjidhje, dhe nuk do të ketë qëndrueshmëri politike të gjatë mendoj unë. Përsëritja e një mekanizmi të tillë të qeverisjes është model i stërvjetëruar, për të ndjekur punën e ministrive përkatëse qeveritare siç pretendohet, edhe pse ende nuk janë bërë të ditura modalitetet, të cilat do të aplikohen”, vlerëson analisti Skender Mulliqi.