“Vota e Serbisë unifikoi Ballkanin”, Edi Ramës i vjen kundërpërgjigja e fortë

Politika

“Vota e Serbisë unifikoi Ballkanin”, Edi Ramës i vjen kundërpërgjigja e fortë

Nga: P.R. Më: 4 mars 2022 Në ora: 09:02
Edi Rama

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me 141 vota rezolutën e cila dënon pushtimin rus në Ukrainë.

141 vende votuan në favor dhe pesë vende ishin kundër, me 35 vende të tjera që abstenuan.

E Serbia ishte një nga vendet që votoi pro rezolutës. Menjëherë pas kësaj, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e lavdëroi lartë Serbinë, ani pse kjo e fundit ka refuzuar t’i bashkohet perëndimit me sanksione ndaj Rusisë.

141 vende ndëshkojnë Rusinë me votimin e tyre në OKB kundër agresionit ndaj Ukrainës! Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah! Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

E ndaj Ramës ka reaguar publicisti dhe analisti nga Shqipëria, Rexhep Shahu.

Image
Rexhep Shahu

Lufta e Ukrainës kthjelloi edhe qorrat e budallenjtë, i detyroi të gjithë të mbajnë qëndrim dhe për fat shumica absolute e botes u rreshtua nga drejtësia kundër diktatorit Putin. Serbia me shpirt ndër dhëmbë e me dhimbje të madhe u rreshtua me zemër të plasur me boten demokratike ne votimin final, dhe nuk besoj se Evropa e Amerika do e pranojnë apo tolerojnë me një Serbi me një dorë në bakllava e një dore në kadaif”, thotë Shahu.

Sipas tij, është e çuditshme këmbëngulësia e Edi Ramës për ta mbrojtur Serbinë edhe në situatën e tanishme në të cilën gjendet bota.

Pra ra lufta e Ukrainës për të vendose kufirin te thana Rusisë dhe për të shembur gjithë tentativat e pushtimit të vendeve të vogla edhe me metoda të tipit Ballkan i Hapur ku synimi ishte pushtimi ekonomik i të vegjëlve nga Serbia. Por meraku i tepërt i Edi Ramës për të kuruar Serbinë e qëndrimin e saj, te ta maskuar qëndrimin e Serbisë, për ta zbutur qëndrimin e saj sikur Rama të jetë udhëheqës i Serbisë duket e çuditshme”, shprehet Shahu.

Më tej, Shahu thotë se në Serbi të gjithë janë me Rusinë.

Politika në Serbi është me Rusinë, ndoshta pjesa dërmuese e popullsisë është me Serbinë. Presidenti serb duket ka frikë të jetë prerë me Serbinë por don të jetë me Evropën e Amerikën por edhe me Serbinë edhe me Kinën. Shqetësimi i tepruar i Edi Ramës për Serbinë po na duket një nga çuditë e kësaj lufte”, thekson Shahu.

Për fund, Shahu i bën thirrje Ramës që të tërhiqet edhe nga projekti i “Ballkanit të Hapur”, projekt ky i Ramës dhe Vuçiqit.

Nuk kam besuar as besoj se Ballkani i hapur ka qenë ndonjë fat i mirë për shqiptarët, pasi në këtë histori të fituar do të ishin vetëm serbët në çdo aspekt e rrethanë siç patën fituar serbët edhe në kohen e Titos e të Enver Hoxhës kur edhe kopsat e këmishave edhe kripen e gozhdat i patën sosë serbët në Shqipëri jo me floririn dhe çdo gjë në shitoret e Shqipërisë”.

Kokëfortësia e Ramës për të na bindur se është gjë e mirë për shqiptarët kjo histori linte për të dyshuar sa të bëjë pyetjen me kë është Rama, me serbët a me shqiptarët, për kë mendon e punon ai. Maraku i Ramës për të synuar që të çmohej e njihej si pajtuesi me serbët nuk doli sukses i tij me gjithë përpjekjet, me gjithë tifozllëkun e tij për serbët”, përfundon për “Bota sot”, analisti dhe publicsiti Rexhep Shahu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat