Lufta Ukrainë-Rusi ka filluar t’i nevrikosë më shumë jo vetëm palët, por edhe shtetet aleate, të cilat ende nuk e kanë gjetur si duket ndihmën e duhur, me të cilën do ta detyronin Putinin, t’i jepte fund luftës.
Rreziku i përhapjes së luftës përtej Ukrainës, po i shtyn shumë vende të marrin masa ekstreme. Ndoshta tri rastet më ekstreme janë, ai i Gjermanisë që vendosi t’i investojë përnjëhere 100 miliardë euro në armatim, heqja dorë e Zvicrës nga neutraliteti duke iu bashkuar të gjitha vendimeve të BE-së për sanksione ndaj Rusisë.
Po ashtu, edhe Finlanda neutrale po kërkon anëtarësimin në NATO.
Bisedimet ndërmjet dy shteteve në luftë, filluan të hënën, por ka pak shpresa për ndonjë marrëveshje.
Mirëpo, pavarësisht kësaj të gjitha vendet e botës po vazhdojnë t’i vënë sanksione gjithnjë e më të rënda Rusisë, por nga shtetet europiane këtë nuk po e bën Serbia.
Lufta Ukrainë-Rusi ka filluar t’i nevrikosë më shumë jo vetëm palët, por edhe shtetet aleate, të cilat ende nuk e kanë gjetur si duket ndihmën e duhur, me të cilën do ta detyronin Putinin, t’i jepte fund luftës.
Rreziku i përhapjes së luftës përtej Ukrainës, po i shtyn shumë vende të marrin masa ekstreme. Ndoshta tri rastet më ekstreme janë, ai i Gjermanisë që vendosi t’i investojë përnjëhere 100 miliardë euro në armatim, heqja dorë e Zvicrës nga neutraliteti duke iu bashkuar të gjitha vendimeve të BE-së për sanksione ndaj Rusisë.
Po ashtu, edhe Finlanda neutrale po kërkon anëtarësimin në NATO.
Bisedimet ndërmjet dy shteteve në luftë, filluan të hënën, por ka pak shpresa për ndonjë marrëveshje.
Mirëpo, pavarësisht kësaj të gjitha vendet e botës po vazhdojnë t’i vënë sanksione gjithnjë e më të rënda Rusisë, por nga shtetet europiane këtë nuk po e bën Serbia.
Ishte presidenti Aleksandër Vuçiq ai që deklaroi se Serbia nuk do t’i vë sanksione Rusisë.
Për “Bota sot”, analistët politik u shprehën se nuk është për t’u habitur pasi Serbia njihet që është shteti më i afërt i Rusisë.
Duhanaj: Serbia ka lidhje shpirtërore me Rusinë
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Leon Duhanaj, i cili u shpreh se Rusia dhe Serbia mbajnë raporte të ngushta dhe është pritur një vendim i tillë.
Leon Duhanaj
Serbia madje është e zhytur në marrëdhënie kontraktuale me Rusinë, sa që duhen të jenë fort të matur sepse pa përkrahjen ruse e kanë të pamundur ndikimin dhe synimet e tyre në regjion, shton analisti.
“Raportet e Serbisë me Rusinë janë ngushtë të lidhura qoftë nga aspekti kulturorë, qoftë politik edhe vetë ekzistencial. Nuk duhet harruar se jo vetëm Serbia, por të gjitha shtetet sllave në rajon janë produkt i ndikimit rus. Serbia madje është e zhytur në marrëdhënie kontraktuale me Rusinë, sa që duhen të jenë fortë të matur sepse pa përkrahjen ruse e kanë të pamundur ndikimin dhe synimet e tyre ne regjion. Deklaratat zyrtare të Serbisë në kontekst me zhvillimet në Ukrainë ishin një përpjekje për t'i hedhur hi syve të gjithëve, edhe botës demokratike, edhe Rusisë. Në njërën anë deklarata e tyre ishte kundërshtuese karshi shkeljes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe, nga ana tjetër u deklaruan kundër sanksioneve dhe dënimit të agresionit rus, me pretekstin e afërsisë shpirtërore me popullin rus si dhe në harmoni me interesat e Serbisë”, u shpreh ai.
Analisti më tej thotë që Serbia bën përpjekje t'i shfrytëzojë mundësitë e bashkëpunimit me të dyja palët, por që bota nëse jo më herët e ka kuptuar se lidhja shpirtërore e tyre është kah Rusia, e jo kah Europa.
“Kjo formë e qëndrimeve i ngjanë një kopje të keqe të kohës se ish Jugosllavisë së Titos dhe politiken e të painkuadruarve. Serbia bën përpjekje t'i shfrytëzoje mundësitë e bashkëpunimit me të dyja palët, por që bota nëse jo më herët e ka kuptuar se lidhja shpirtërore e tyre është kah Rusia e jo kah Europa. Këtë situatë të krijuar do të duhej ta shfrytëzonte Kosova për avancim në marrëdhëniet ndërkombëtare. Asnjëherë më lehtë nuk ka qenë që të kërkohet njohja e 5-es europiane, dhe anëtarësimit në NATO, kështu që duhet të punojmë me unitet që t'i kryejmë punët dhe detyrimet tona kombëtare”, thotë Duhanaj për “Bota sot”.
Kelmendi: Në Ballkan po shpërndahen flakët e luftës dhe në to do të ndizet Serbia
Ndërsa profesori Muhamet Kelmendi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që ky qëndrim i Serbisë është më se i pritur pasi që për të Rusia mbetët vendi ku merr armatim dhe çdo gjë tjetër.
Muhamet Kelmendi
Serbia edhe pse shprehet pro pavarësisë së Ukrainës, nuk e dëshiron pavarësinë e Ukrainës.
“Qëndrimi i Serbisë kundruall agresionit rus në Ukrainë varet dhe po vjen kryesisht nga raportet që janë midis vëllezërve sllavë. Edhe populli ukrainas është sllav, por në raport me Serbinë, nuk e ka kapacitetin ushtarak si Rusia. Shteti rus është vëllai i madh i Serbisë. Nga Rusia merr Serbia armë, financa dhe mbrojtje ndërkombëtare, sikurse është në KS të OKB-së, në INTERPOL, si dhe në mekanizmat tjerë ndërkombëtar. Në raport me Rusinë, nga Serbia agresioni mbi Ukrainë, nuk gjykohet. Këtu nuk pritet dhe nuk ka vendosur që të përkrahin sanksionet e marra nga UE, SHBA dhe shtetet tjera ndaj Rusisë. Kuptohet se Serbia edhe pse shprehet pro pavarësisë së Ukrainës, nuk e dëshiron pavarësinë e Ukrainës. Kjo lojë po vjen dhe po e mbështetë politikën e gjitha në kundërthënie në kuadër të UE dhe SHBA-ve me agresionin rus në Ukraine, me Kosovën”, theksoi profesori.
Më tej, ai shton që shtetet ndërkombëtare do të duhej ta dënonin shumë moti Serbinë për gjenocidin që ka kryer në Kosovë.
“Për një shtet, si Serbia, që veproi për të zhdukur shqiptarët, nuk vijnë në shprehje normat ndërkombëtare mbi kufijtë. Shteti i tillë e humb këtë të drejtë dhe pavarësinë e vetë. Këtu është gabimi i faktorit ndërkombëtar pse nuk e vuri Serbinë nën protektorat”, thotë ai.
Qëndrimi i Serbisë ndaj Rusisë dhe agresionit mbi Ukrainë i ka edhe disa qëllime :
Në bisedë e sipër Kelmendi tregon disa nga arsyet që Serbia i ka për sa i përket qëndrimit të tij ndaj Rusisë.
“ Mbajtja e çështjes së nxehtë në Ballkan mbi bazën e gjoja parimeve ndërkombëtare të mos ndodhë ndryshimi i kufijve.
- Në mbështetjen e Rusisë për të vazhduar miqësinë tradicionale ruso-serbe.
- Për të qenë të gatshëm që në rast të kërkesës ruse ta shpalli pavarësinë Republika Serbe në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa në Kosovë në emër të mbrojtjes së minoritetit serb dhe të tjerëve nga "gjenocidi" i Republikës së Kosovës, të intervenojnë ushtarakisht dhe
-Të krijohet gjendja që edhe në Mal të Zi dhe në Maqedoni të Veriut të krijohen fërkime dhe mundësisht edhe konflikte ushtarake. Qëllimet e Serbisë janë të qarta. Ata dëshirojnë destabilizim dhe intervenim mbi Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.