Prej dy dekadash serbët e veriut të Kosovës nuk e paguajnë energjinë elektrike. Atë ua paguan Qeveria e Kosovës.
Një problem që është politik assesi nuk është zgjidhur gjatë këtyre viteve.
Ata nuk i prekin as vendimet që merren për shtrenjtim të rrymës, pasi nuk e paguajnë fare atë.
Në anën tjetër, qytetarët e Kosovës duhet ta paguajnë me çmim më të lartë, që nga 9 shkurti i këtij viti.
Miliona euro ndahen vazhdimisht nga Qeveria për pagesën e rrymës për serbët në veri, derisa partitë opozitare kundërshtojnë e të njëjtat veprojnë njësoj kur vetë janë në pushtet.
Por, si duhet të veprohet, a duhet që Qeveria ta zgjidhë këtë problem e mos të vazhdojë kjo pagesë e rrymës për serbët në veri, e vlerësuar si padrejtësi nga qytetarëve të tjerë të Kosovës?

Shahu: Padrejtësia më e madhe
Rexhep Shahu
Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu thotë për gazetën “Bota sot” se kjo padrejtësi duhet të ndalet sa më parë.
“Që shteti i Kosovës t'ua paguajë energjinë elektrike serbëve të veriut të Kosovës prej 20 vitesh, që shteti i Kosovës të diskriminojë pozitivisht serbët e veriut të Kosovës, t’i shpallë kështu ata më të barabartë se të tjerët, t’i shpallë sikur i ka më në zemër se të tjerët dhe të diskriminojë negativisht, t’i tallë e poshtërojë sikur janë qytetarë të dorës së dytë, gjithë shtetasit e tjerë të Kosovës, kjo padrejtësi e ndodhur për njëmijë e një arsye duhet të ndalet”, është shprehur ai.
Sipas Shahut, kërkohet që të ketë dinjitet qeveritar, dinjitet shtetëror, barazi për të gjithë qytetarët e jo disa të nënës Serbi e disa të njerkës Kosovë.
“Nuk blihet qetësia kështu sepse po blihet poshtërimi, po u thuhet se ne u kemi frikë dhe ua japim falas energjinë elektrike. Nëse serbët e veriut janë qytetarë shumë të varfër dhe nuk kanë bukë të hanë, atyre mund tu jepet falas edhe buka, edhe rryma për ndriçim, por nuk janë aq të varfër, ose janë të varfër si gjithë qytetarët e Kosovës. Këtu nuk kërkohet asgjë më shumë se sa dinjitet qeveritar, dinjitet shtetëror, barazi për të gjithë qytetarët e jo disa të nënës Serbi e disa të njerkës Kosovë”, thotë Shahu për “Bota sot”.
Duhanaj: Serbët të privilegjuar në Kosovë
Leon Duhanaj
Duke folur për këtë temë analisti politik Leon Duhanaj thotë për “Bota sot” se serbët në Kosovë janë populli me më së shumti privilegje në botë.
“Kur flasim për komunitetin serb në Kosovë dhe të drejtat e tyre, lirisht mund të themi se në ketë kontekst, janë populli më i privilegjuar në botë. Pothuajse në të gjitha aspektet, serbët e Kosovës duke u munduar të binden për integrim, janë shndërruar në një parazit tejet destruktiv qoftë i shoqërisë, qoftë edhe shtetit. Serbët e Kosovës përkatësisht pjesa dërmuese e tyre në Kosovë e luajnë rolin e fëmijëve të llastuar, duke shfrytëzuar frytet e lirisë dhe demokracisë së Kosovës përderisa vazhdojnë ta bojkotojnë dhe sabotojnë çdo nismë për të mirën e këtij shteti”, vlerëson ai.
Duhanaj thekson se është diskriminues, anti-ligjor, anti-kushtetues dhe anti-njerëzor fakti që një komunitet i tillë shfrytëzon energjinë elektrike dhe nuk e paguan fare, përderisa kjo barrë i ngarkohet një populli të varfër.
“Është po ashtu diskriminues, anti-ligjor, anti-kushtetues dhe anti-njerëzor fakti që një komunitet i tillë e shfrytëzon energjinë elektrike dhe nuk e paguan fare, përderisa kjo barrë i ngarkohet një populli të varfër dhe të lodhur dhe të robëruar nga pikërisht ky komunitet i civilizuar”, potencon analisti.
Sipas tij, Kosova duhet urgjentisht të gjejë zgjidhje për rrymën në veri dhe mos ta paguajë nga arka e shtetit.
“Kosova duhet urgjentisht të gjejë zgjidhje që rryma në veri të paguhet dhe atë nga ata, të cilët e konsumojnë e jo nga arka e shtetit, sepse pastaj palës që paguan i bie shpenzim i dyfishtë; i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë nëpërmjet taksave. Uroj që gjërat të shkojnë në drejtimin e duhur në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mund ta projektojnë të ardhmen e tyre pa brenga”, deklaron Leon Duhanaj për gazetën “Bota sot”.