A paralajmëroi Putini përhapjen e zjarreve edhe në Ballkan?

Politika

A paralajmëroi Putini përhapjen e zjarreve edhe në Ballkan?

Nga: A.Z Më: 4 mars 2022 Në ora: 22:11
Putin

Pushtimi i paprovokuar i Ukrainës ka ndryshuar botën brenda ditësh. Ka ndarë Rusinë edhe njëherë nga Perëndimi ka lëkundur themelet e rendit.

Në Kosovë janë bërë më të zëshme thirrjet për anëtarësim në NATO.

Se sa është mundësia që Kosova në këto rrethana të antarësohet në NATO, analisti politik Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se Kosovë tani i ka ardhur mundësia më e mire se asnjëherë që të antarësohet në NATO.

Image
Sulejman Mehazi

Ai shtoi se luftat që i janë paralajmëruar Finlandës dhe Suedisë, paralajmërojnë se këto luftëra do të përhapen edhe në Ballkan.

“Si asnjëherë më parë Kosovës nuk i është mundësur të anëtarësohet në NATO, sikurse këtë herë, nëse NATO, SHBA-ja e BE-ja duan të mos rrezikohen nga Rusia, nëse duan që BE-ja së bashku me shtetet e Ballkanit Perëndimor të mos kenë ndikime të rrezikshme zjarresh luftarake, ruse do jenë të detyruar të pranojnë Kosovën në NATO. Zarfet luftarake paralajmëruese të Putin ndaj Finlandës dhe Suedisë paralajmërojnë përhapjen e zjarreve luftarake edhe në Ballkan, këtë flakë luftarake ballkanike mund ta kallë Serbia në Kosovë, më pas në Bosnjë-Hercegovinë dhe Mal të Zi”, tha ai.

Tutje theksoi se nëse fuqitë e mëdha duan t’i ndalojnë luftërat duhet të antarësojnë vendet e rrezikuara në NATO, përfshirë edhe Kosovën.

“Nëse NATO, SHBA dhe BE-ja duan që të shuajnë zjarret luftarake ruse pëtej Ukrainës janë të detyruar që lartë në kufij me Rusinë të anëtarësojnë në NATO vendet e rrezikuara skandinave Finlandën dhe Suedinë dhe poshtë vendet ballkanike Kosovën, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi, për ndryshe do jetë vetëvrasëse për vetë NATO-n SHBA-në dhe BE-në. Nëse këto fuqi të mëdha perëndimore nuk veprojnë në këtë menyre atëherë do jenë të sunduar nga Pakti i Rusisë në Ballkan”, shtoi Mehazi.

Si Domethënëse për Kosovën, Mehazi e thekson se është viziat e Osmanit në Turqi, madje kjo tregon edhe simboliken e antarësimit në NATO me ndihmën e Turqisë.

“Të cekim se shkuarja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, në Turqi gjatë fillimit të luftes ruse në Ukrainë është shumë domethënëse për Kosovën. Vetë levizjet politike të presidentes Vjosa Osmanit në Turqi tregojnë simbolikën e anëtarësimit të Kosovës në NATO me ndihmën e presidentit të Turqisë, Taip Rexhep Erdogan. Fotografimi i Vjosa Osmanit me dronin luftarak turk, vizita e fabrikës se droneve luftarake turke nga ana e Vjosa Osmanit tregon se kjo vizitë e presidentes së Kosoves e ka simbolikën e NATO-s, e droneve luftarake turke dhe të armatosjes së Kosovës ndaj agresioneve serbo-ruse”, përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat