Lufta në Ukrainë nga ana e Rusisë ka nisur 10 ditë më parë. E gjithë bota ka kthyer sytë nga Ukraina dhe zhvillimet atje.
Ngjarjet atje kanë bërë që të ketë frikë dhe në Kosovë, derisa dihen raportet me Serbinë dhe marrëdhëniet që ajo ka me shtetin rus.
E gjatë të premtes, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka apeluar që të ketë kujdes të shtuar nga Serbia, pasi sipas tij, kurrë nuk mund të përjashtohet mundësia e një agresioni serb mbi Kosovën, derisa duhet të mendohet skenari më i keq në raport me të.
“Duhet të kemi kujdes të shtuar në raportet me Serbinë sepse kurrë nuk duhet të përjashtojmë potencialitetin dhe mundësinë e një agresioni serb mbi Republikën e Kosovës. Siguria e Kosovës me praninë e trupave të KFOR-it është e sigurt. NATO është e pranishme në Kosovë dhe sipas një marrëveshje ushtarake me Serbinë. Nuk kam frikë të pajustifikuar se kjo marrëveshje mund të shkelet nga ana e Serbisë. Por në raport me Serbinë ta mendojmë skenarin më të keq të mundshëm. Relacioni i Serbisë ndaj Kosovës edhe më i keq se federata ruse e ka pasur me Ukrainën. Kurse Serbia neve as që na njeh. Marrëdhëniet me Serbinë i kemi më të këqija. Duhet të kemi kujdes të shtuar ne relacion me Serbinë. Ne mendojmë që forcat e Sigurisë së Kosovës duhet ta rrisin nivelin e të drejtës së tyre për llojin e armatimit dhe do t’i bëjmë në partneritet me NATO-n”, është shprehur Konjufca.
Por, sa ekziston mundësia që të ndodhë një gjë e tillë, një “skenar i keq nga Serbia”, siç ai e ka quajtur dhe çfarë duhet të bëjë Kosova?
Lufta në Ukrainë nga ana e Rusisë ka nisur prej më shumë se 10 ditë më parë. E gjithë bota ka kthyer sytë nga Ukraina dhe zhvillimet atje.

Shala: Ekziston mundësia për skenar nga Serbia, duhet vigjilencë
Drizan Shala
Lidhur me këtë, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë për gazetën “Bota sot” se gjendja e sigurisë po monitorohet nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë.
“Në lidhje me situatën dhe deklarimet nga ana e krerëve institucionalë mund të themi se gjendja e sigurisë është duke u monitoruar nga ana e institucioneve të sigurisë vendore por edhe asaj ndërkombëtare”, është shprehur ai.
Sa i përket një skenari, Shala ka thënë se ekziston mundësia por që duhet koordinim dhe vigjilencë.
“A mund të kemi skenar të mundshëm? Po ka mundësi, por një koordinim dhe vigjilencë nga ana e qytetarëve dhe sferës publike mund të arrihet që të mbrohet siguria nacionale e Kosovës”, ka vlerësuar Drizan Shala për “Bota sot”.
Qarri: Kosova të anëtarësohet në NATO dhe BE
Gani Qarri
Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Kosova duhet t’i shfrytëzojë rrethanat ndërkombëtare dhe të ndërmarrë nismë të fuqishme për anëtarësim në NATO, BE dhe të njihet nga 5 shtetet që nuk na kanë njohur.
“Duke pasur parasysh faktin se okupimi ushtarak që po vazhdon, në mënyrën më të egër mbi Ukrainë me agresionin e hapur të Rusisë imperialiste, jo shumë kohë më parë ka ndodhur edhe në Kosovë me okupimin e saj, nga Serbia fashiste, Qeveria Kurti medoemos duhet t’i shfrytëzojë rrethanat e reja ndërkombëtare si dhe ndryshimin e qasjes së SHBA-ve, të BE-së dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar kundër Rusisë dhe veprimeve agresive serbo-ruse edhe në Ballkanin Perëndimor, si në BeH dhe Kosovë, e të ndërmarr një nismë të fuqishme diplomatiko-politike për pranimin e Kosovës në NATO, inkuadrim në BE dhe njohjen e pavarësisë nga 5 vendet e BE-së, të cilat ende nuk ju kanë bashkuar vendeve të tjera evropiane dhe botërore”, ka vlerësuar analisti.
Sipas Qarrit, derisa Konjufca thotë se nuk përjashtohet mundësia e një agresioni serb, duhet shtrirje e sundimit të ligjit në veri të vendit.
“Madje ashtu siç shprehet edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, përderisa nuk përjashtohet mundësia e përsëritjes së një agresioni me qëllime okupimi të pjesshëm apo në shkallë të gjerë nga Serbia hegjemoniste, e cila edhe sundohet nga njëri prej faktorëve të kohës së okupimit klasik të Kosovës, si Aleksandër Vuçiqi, si dhe rrezikun serbo-rus për Kosovën, është momenti vendimtar për shtrirjen e sundimit të shtetit të së drejtës në veri të vendit, izolimin dhe mënjanimin sa më parë të të gjithë elementëve të dyshimtë serbo-rus në Kosovë, si dhe të insistojë për liberalizimin e vizave dhe pranimin e kandidaturës së Republikës së Kosovës për inkuadrim në Bashkimin Evropian”, ka theksuar ai.
Ai shton se pas përkrahjes së Rusisë nga ana e Serbisë, institucionet e shtetit duhet t’i shuajnë strukturat paralele në veri dhe gjithë Kosovën dhe sipas tij të vendosen të paktën dy kazerma me ushtarë në veri të Kosovës, në bashkëveprim me SHBA-të dhe NATO-n.
“Për aq më tepër, pas pozicionimit të Serbisë pro agresionit të Rusisë në Ukrainë, Qeveria dhe diplomacia e shtetit të Kosovës duhet ta shfrytëzojnë këtë rast për shuarjen e strukturave paralele të Serbisë që veprojnë jo vetëm në veri, por gjithandej Kosovës, si dhe të bëjë shpërndarjen dhe vendosjen para ligjit të bandave kriminale serbe në këtë pjesë të vendit tonë, dhe në bashkëveprim me SHBA-të dhe NATO-n, të vendosen të paktën dy kazerma me rreth 1000 ushtarë të FSK-së si dhe një bazë të NATO-s, sado e kufizuar dhe simbolike qoftë ajo, në veri të Kosovës, për t`ia bërë me dije Serbisë dhe të gjithë bashkëmendimtarëve të saj, se Kosova është shtet sovran e i pavarur në gjithë shtrirjen e saj gjeografike, kufijtë dhe territoret e të cilës, janë dhe do të mbeten të paprekshme, tash e përgjithmonë”, ka deklaruar Gani Qarri për gazetën “Bota sot”.