Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e Kosovës njoftoi se me autorizim të kryeministrit, Thesari i Kosovës ka hapur një llogari bankare zyrtare për pranimin e mjeteve të dedikuara për Fondin e Sigurisë.
Këtë vendim e ka bërë të ditur edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, përcjell “Bota sot”.
Kryeministri u shpreh se në përputhje me nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, situatën aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë ka autorizuar Ministrinë e Financave që të themelojë Fondin e Sigurisë.
“Mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës që pritet të miratohet nga Qeveria e Republikës se Kosovës. Funksionimi i këtij fondi do të rregullohet me akte përkatëse procedurale dhe do të përdoret ekskluzivisht për qëllimin e përcaktuar nga qeveria”, ka thënë Kurti.
Ai shtoi se në përputhje me legjislacionin në fuqi do të zbatohen procedurat për prejardhjen e mjeteve financiare me qëllim të ruajtjes së integritetit të fondit dhe qëllimit të tij
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e Kosovës njoftoi se me autorizim të kryeministrit, Thesari i Kosovës ka hapur një llogari bankare zyrtare për pranimin e mjeteve të dedikuara për Fondin e Sigurisë.
Këtë vendim e ka bërë të ditur edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, përcjell “Bota sot”.
Kryeministri u shpreh se në përputhje me nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, situatën aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë ka autorizuar Ministrinë e Financave që të themelojë Fondin e Sigurisë.
“Mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës që pritet të miratohet nga Qeveria e Republikës se Kosovës. Funksionimi i këtij fondi do të rregullohet me akte përkatëse procedurale dhe do të përdoret ekskluzivisht për qëllimin e përcaktuar nga qeveria”, ka thënë Kurti.
Ai shtoi se në përputhje me legjislacionin në fuqi do të zbatohen procedurat për prejardhjen e mjeteve financiare me qëllim të ruajtjes së integritetit të fondit dhe qëllimit të tij.
Po ashtu bëri thirrje qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se sipas autorizimit të kryeministrit, Thesari i Kosovës ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për siguri - Fondi i Sigurisë.
“Përmes këtij Fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës sonë si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuojë. Llogaria është funksionale nga sot 2 mars 2022 dhe të gjitha transferet mund të realizohen brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në sajtin e kësaj ministrie.
Mirëpo, si mund të ndihmohet Fondi i Sigurisë, përveç diasporës dhe bizneseve?
Kuçi: Fondi mund të financohet edhe me linja buxhetore
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, është pyetur doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare Gurakuç Kuçi, i cili u shpreh se Kosova nëpërmjet diplomacisë duhet të kërkojë edhe nga donatorë potencial, shtete aleate, që të marrë fonde monetare apo pajisje tjera me interes për sigurinë.
Gurakuç Kuçi
“Buxheti për Fondin e Sigurisë mund të financohet nga shumë linja burimore, madje mund të mbushet edhe nga shtetet aleate, Kosova nëpërmjet diplomacisë duhet të kërkojë edhe nga donatorë potencial, shtete aleate që të marrë fonde monetare apo pajisje tjera me interes për sigurinë. Fondi mund të financohet edhe me linja buxhetore, por edhe nga kursimet që mund të bëhen nga administrata dhe stafet politike”, tha doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare.
Më tej ai shton se çështjet e sigurisë duan një fond të madh sepse edhe kushtojnë shtrenjtë dhe se kursimi nga stafi administrativ dhe qeveritar ka një ndikim, por jo të mjaftueshëm.
“Mirëpo, çështjet e sigurisë duan një fond të madh sepse edhe kushtojnë shtrenjtë, andaj synimi duhet të jetë që nëpërmjet lobimit diplomatik të gjenden edhe shtete tjera donatore qofshin me mjete financiare apo pajisje të ndryshme. Kursimi nga stafi administrativ dhe qeveritar ka një ndikim por jo të mjaftueshëm”, theksoi Kuçi për “Bota sot”.
Krasniqi: Qeveria mund të investojë në Fondin e Sigurisë edhe nga kontributi i përditshëm i qytetarëve
Ndërsa analisti politik, Islam Krasniqi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që populli ynë njihet për aktivizimin për çështje kombëtare për të kontribuar në çdo mënyrë.
Islam Krasniqi
Sipas tij përveç diasporës dhe bizneseve mund ta mbushin edhe klasa politike, të cilët mund të heqin dorë nga një pagë mujore.
“Populli jonë njihet për humanizëm, i cili gjithmonë është aktivizuar për çështje kombëtare, duke investuar apo kontribuar për një ditë më të mirë, siç ishte 3% apo ai “Vendlindja thërret”. Buxhetin apo fondi i Sigurisë, përveç diasporës dhe bizneseve mund ta mbushin edhe klasa politike, të cilët mund të heqin dorë nga një pagë mujore, po ashtu edhe mëditjet e tyre të derdhen në këtë vijë buxhetore që do të ishte një kontribut i mjaftueshëm”, thotë ai.
Analisti më tej përmend edhe gjobat që bëhen brenda 24 orëve dhe dënimet tjera për vepra penale, të cilat mund të shfrytëzohen për Fondin e Sigurisë.
“Pasi që edhe fondi për ushtri këtë vit është rritur, do të mund të shohim përparime në avancimin e teknologjisë ushtarake. Por, më e mira e gjithë kësaj është që edhe dënimet për vepra penale të derdhen në këtë Fond, po ashtu dënimet kundërvajtëse, ku brenda 24 orëve shqiptohen mijëra gjoba, e që për një kohë shumë të shkurtër ky buxhet mund ta prekë miliardin, mjete të cilat do të investohen në sigurinë e vendit”, thotë Krasniqi për “Bota sot”.