Në një situatë lufte në të cilën po ndodhet Ukraina, në Kosovë po bëhet thirrje për siguri, pasi serbët po mobilizojnë forcat territoriale. Kështu ka bërë të ditur edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, duke thënë se Serbia po i mobilizon forcat territoriale, përfshirë edhe serbët e Kosovës.
“Kemi të dhëna të sigurta që janë ftuar serbët e Kosovës, që kanë shtetësi edhe të Serbisë, që të jenë të gatshëm që t’i përgjigjen thirrjes dhe të jetë i gatshëm për mobilizim. Kemi shënime për individë me emër e mbiemër dhe adresë. Sepse ata individë në të kaluarën kanë qenë pjesë rezervë e forcave serbe. Tani ata i kanë të shënuar në listat e tyre, pavarësisht nëse ata tani jetojnë këtu, apo jashtë Kosovës”, ka thënë ai.
Duke shfrytëzuar agresionin rus, a po bëhet gati kështu edhe Serbia për ndonjë luftë dhe të njëjtën kohë të provokojë inkursion në Kosovë?
Alon Ben-Meir: Presidenti Vuçiq po përpiqet të ruajë mbështetjen ruse nga njëra anë, ndërsa ende kërkon integrimin në hemisferën perëndimore
Eksperti amerikan, Alon Ben-Meir, në një prononcim të tij dhënë për ‘Bota sot’, ka komentuar këtë mundësi, që mund të rrezikonte Kosovën. Ai thotë se, NATO është zotuar ta mbrojë Kosovën, ndërsa SHBA-të ndihen të obliguara moralisht që t’i dalin në mbrojtje Kosovës, nëse është e nevojshme.
Në një situatë lufte në të cilën po ndodhet Ukraina, në Kosovë po bëhet thirrje për siguri, pasi serbët po mobilizojnë forcat territoriale. Kështu ka bërë të ditur edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, duke thënë se Serbia po i mobilizon forcat territoriale, përfshirë edhe serbët e Kosovës.
“Kemi të dhëna të sigurta që janë ftuar serbët e Kosovës, që kanë shtetësi edhe të Serbisë, që të jenë të gatshëm që t’i përgjigjen thirrjes dhe të jetë i gatshëm për mobilizim. Kemi shënime për individë me emër e mbiemër dhe adresë. Sepse ata individë në të kaluarën kanë qenë pjesë rezervë e forcave serbe. Tani ata i kanë të shënuar në listat e tyre, pavarësisht nëse ata tani jetojnë këtu, apo jashtë Kosovës”, ka thënë ai.
Duke shfrytëzuar agresionin rus, a po bëhet gati kështu edhe Serbia për ndonjë luftë dhe të njëjtën kohë të provokojë inkursion në Kosovë?
Alon Ben-Meir: Presidenti Vuçiq po përpiqet të ruajë mbështetjen ruse nga njëra anë, ndërsa ende kërkon integrimin në hemisferën perëndimore
Eksperti amerikan, Alon Ben-Meir, në një prononcim të tij dhënë për ‘Bota sot’, ka komentuar këtë mundësi, që mund të rrezikonte Kosovën. Ai thotë se, NATO është zotuar ta mbrojë Kosovën, ndërsa SHBA-të ndihen të obliguara moralisht që t’i dalin në mbrojtje Kosovës, nëse është e nevojshme.
Alon Ben-Meir
“Edhe pse Kosova nuk është anëtare e NATO-s, NATO është zotuar që ta mbrojë Kosovën që nga koha kur ajo shpalli pavarësinë. Fakti mbetet që Kosovën e kanë njohur 113 shtete, përveç faktit që SHBA-të në veçanti ndihen të obliguara moralisht të dalin në mbrojtje të Kosovës nëse është e nevojshme, thotë eksperti amerikan.
Alon Ben-Meir thotë se ndonëse Serbia bashkëpunon me Rusinë, Presidenti serb, Aleksandër Vuҫiq po përpiqet të ruajë mbështetjen ruse nga njëra anë dhe kërkon integrimin nga ana tjetër.
“Së dyti, edhe pse Serbia në sipërfaqe bashkëpunon me Rusinë, serbët vazhdojnë të shikojnë perëndimin dhe duan të jenë shumë pjesë përbërëse e hemisferës perëndimore. Por duke pasur parasysh hezitimin e BE-së për të çuar përpara procesin e integrimit të Serbisë dhe Kosovës, më duket se presidenti Vuçiq po përpiqet të ruajë mbështetjen ruse nga njëra anë, ndërsa ende kërkon integrimin në hemisferën perëndimore”, vlerëson ai.
Ai thotë më tutje se, për shkak të sanksioneve që i janë vendosur Rusisë, Putin mund të mos shkoj përtej Rusisë edhepse, mund të trazojë ujërat duke përdorur Serbinë.
“Së fundi, unë besoj se Putini ka llogaritur gabimisht shkallën në të cilën ukrainasit do t'i rezistojnë pushtimit, dhe se së bashku me sanksionet që janë vendosur kaq shpejt dhe në mënyrë drastike kundër Rusisë, mund të jenë për mendimin tim një arsye e mjaftueshme që Putini të mos shkojë përtej Ukrainës, megjithëse ai mund të përpiqet ende të trazojë ujërat duke përdorur Serbinë për të krijuar më shumë tension”, thekson eksperti amerikan, Alon Ben-Meir.
Tërnava: Serbia tani është në situatë tepër më të vështirë
Ndërkaq, eksperti i sigurisë në Kosovë, Hajrullah Tërnava thotë se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës tani e ka trazuar rendin e sigurisë në tërë botën, dhe s’është ҫudi pse tani përpos frikës nga zgjerimi i luftës edhe në territore tjera, tani bota po ballafaqohet me kriza të tjera jetike, sikurse është rritja e inflacionit.
Hajrullah Tërnava
“Tani në ҫdo aspekt kanë filluar shtrenjtimet qoftë edhe nga produktet ushqimore, derivatet, të ndërtimtarisë e në përgjithësi gjithçka që shitet, prandaj duhet këtyre kohërave populli t’iu adaptohet dhe ta vazhdoj jetën me punët dhe angazhimet për jetesë. Serbia në këtë kontekst të kësaj situate është njëri ndër shtetet më destabilizuese, sepse është në anën e Rusisë, e që bota i ka sanksionuar rreptësishtë ato shtete dhe Serbia tani është në situatë tepër më të vështirë sepse përpos që është e radhitur në krah të agresorit në këtë rast të Rusisë, të cilën bota po e izolon dhe po e sanksionon me të gjitha mënyrat si ekonomike, financiare, tregtare, luftarake etj., e që efektet e këtyre masave që po i ndërmerr bota do të bëhen më të qarta ditëve dhe muajve në vijim, dhe sa të zgjasë kjo situatë e luftës, gjithnjë e më shumë do të dëmtohet shteti rus. Kjo do të ndodhë sepse bota demokratike që është në shumicë si e unisuar kundër luftës, me këto sanksione që i ka marrë deri më tani, gjithsesi se ky shtet në fjalë do të pësoj shumë. Edhe vetë rusët nuk janë të kënaqur me këto sulme që ia ka bërë Ukrainës, dhe po e shprehin pakënaqësinë e tyre me demonstrata dhe kundërshtimeve të ndryshme të shtetit rus”, thekson ai.
Eksperti Tërnava thotë se, shtetet që janë në përkrahje të Rusisë janë aq sa janë gishtat e një dore, kurse të tjerat shtete sa i ka bota janë duke e përkrahur Ukrainën.
“Tani Serbia e zënë në situatë të tillë si shteti më i besueshëm i Rusisë në Ballkan dhe Evropë, po mundohet të mbetet në krahun e Rusisë. Megjithatë po mundohet të luaj politika alternative (edhe andej edhe këndej), dhe tani Serbia, përkatësisht drejtuesit e saj po i vazhdojnë politikat ‘luftarake’ që e mbajnë popullin në iluzione, e që për qëllim e ka Vuçiqi të fitojë në zgjedhjet e muajit në vijim”, vlerëson ai.
Ai thotë se, Serbia tani po e mobilizon popullatën, si forcat territoriale, dhe se po e bën edhe e serbëve të Kosovës. Ky mobilizim sipas tij është sinjal se po përgatitet për ndonjë luftë të mundshme me fqinjët e vetë.
“Dihet se Serbia ka edhe në këto kohëra shumë ҫështje të pazgjedhura mes Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit te Zi, Maqedonisë, Shqipërisë etj, prandaj në këto situata kaq të trazuara kur mund të ndodhë edhe lufta e tretë botërore, e sidomos sikur e ceka që në Serbi priten zgjedhjet, krejt ky angazhim i mobilizimit të popullatës serbe është një luftë speciale që i nevojitet më së shumti Vuçiqit për të arritur qëllimet e veta. Por, nëse mobilizohen serbët e Kosovës dhe mos me ndodhë lufta, tani ata serbë a do të jenë më banorë të Kosovës. Prandaj, edhe ky fakt na i forcon dyshimet e kësaj që e thamë deri me tani”, vlerëson Tërnava për ‘Bota sot’.
Ai thekson më tutje se, e tërë bota e civilizuar demokratike në krye me Amerikën janë unike kundrejt invazionit që ia ka bërë Ukrainës, dhe të gjitha ato sanksione janë të dedikuara kundër Rusisë, prandaj nëse sulmohet Kosova nga Serbia bëhet pyetja se a mund në këtë rast që Rusia me e ndihmuar Serbinë.
“Ajo vetë tani është në situatë të vështirë që se ka pritur këtë rezistencë nga e tërë bota me ato sanksione të tëra dhe rezistencën e fortë luftarake që tani po ia shkakton vetë Ukraina, prandaj është për tu dyshuar se tani Rusia do me e zgjeru frontin edhe me tjera shtete sikur në këtë rast përmes Serbisë, me e sulmu Kosovën dhe tjerat shtete të Ballkanit Perëndimor, sepse dihet ҫfarë do t’i ndodhë tani Rusisë dhe Serbisë nga forcat e NATO-s. Kosova ka garanca nga Rezoluta 1244 të OKB, kur KFOR-i e garanton sigurimin e territorit të Kosovës, dhe të freskëta i ka Serbia kujtimet e bombardimeve që ia ka bërë NATO-ja në vitin 1999, dhe nëse vjen edhe njëherë deri te ai konflikt Serbia e ka të qartë se ҫfarë do t’i ndodhë. Bota demokratike në krye me NATO-n është e zënë në një situatë të padëshiruar dhe pranë dëshirës që edhe me luftë t’i ndihmoj Ukrainës, megjithatë ajo nuk ishte anëtare e NATO-s, por meqenëse tani këto shtete të botës, të cilat tani ia kanë vënë sanksionet Rusisë, tani këto janë së bashku unike dhe ҫdo sulm që i bëhet ndaj ndonjë shteti tjetër e sidomos atij të Ballkanit, NATO-ja nuk do të rrinë duarkryq dhe lufta për t’i mbrojtur këto shtete të Ballkanit do të ndodhe nga ana e NATO-s, prandaj edhe Rusia e ka të qartë se nëse nuk ndalet kjo luftë, atëherë do të ndodhë lufta e tretë e botërore që si konvenon tani askujt”, përfundon Tërnava.