Edi Rama nuk do që të ekzistojë shteti i Kosovës

Politika

Edi Rama nuk do që të ekzistojë shteti i Kosovës

Armira Shaqiri  Nga Armira Shaqiri Më 8 mars 2022 Në ora: 08:10
Edi Rama, foto ilustrim nga "Bota sot"

Të mërkurën që kaloi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, 141 vende të botës votuan për dënimin e agresionit rus në Ukrainë.

E një ndër shtetet, e cila votoi kundër këtij agresioni ishte edhe Serbia, por e cila nuk ka mbështetur sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këtë rast e ka përshëndetur duke thënë se “vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin”.

141 vende ndëshkojnë Rusinë me votimin e tyre në OKB, kundër agresionit ndaj Ukrainës! Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah! Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Derisa, edhe shumica e vendeve të Ballkanit, i janë bashkuar sanksioneve amerikane dhe evropiane kundër Rusisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat