Tërnava: Kurti dhe Osmani ta vizitojnë veriun e vendit

Politika

Tërnava: Kurti dhe Osmani ta vizitojnë veriun e vendit

Nga: A.M. Më: 10 mars 2022 Në ora: 14:31
Hajrullah Tërnava

Tashmë ka disa javë që ka filluar lufta në Ukrainë. Ndërkaq, është paralajmëruar se situata në Ukrainë mund të ndikojë edhe në Kosovë, për shkak të ndikimit rus.

Për të qetësuar situatën, është kërkuar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të vizitojnë veriun e Kosovës.

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Kurti dhe Osmani duhet gjithnjë të jenë pran qytetarëve, sidomos tani kur ka acarim të çështjes së sigurisë evropiane.

“Të mëdhenjtë e shtetit sikur në këtë rast Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, gjithnjë duhen të jenë të pranishëm në ato pjesë të vendit, ku mund të eskaloj situata e  çështjes së sigurisë. Prania e tyre e ka efektin pozitivë në përgjithësi, e sidomos që populli e vëren se në kohërat e turbullta udhëheqësit e shtetit po ju gjinden pran, e sidomos në këto kohëra të acarimit të çështjes të sigurisë evropiane që pati edhe luftime mes shtetit të Rusisë dhe Ukrainës dhe situatës luftarake në përgjithësi, e sikur që tani dihet se ndodhi edhe sulmi ushtarak nga ana e Rusisë ndaj shtetit fqinjë të tyre Ukrainës”, ka thënë ai.

Po ashtu, Tërnava ka shtuar se në veri situata e sigurisë është më e brishtë, dhe për këtë arsye prania e funksionarëve të shtetit duhet të jetë permanente në atë pjesë të vendit.

“Situata e sigurisë në këto pjesë të Ballkanit dihet si situatë e brishtë e sigurisë që mbretëron edhe në Kosovë, përhirë të statusit ende të pazgjedhur mes Serbisë dhe Kosovës, prandaj ato pjesë të veriut gjithsesi duhen të vizitohen dhe prania e funksionarëve tonë duhet të jetë në mënyrë permanente e pranishme në ato pjesë dhe të mbikëqyret çdo cep dhe vend i shtetit tonë, e sidomos veriun që edhe tani Serbia ka pretendime ndaj këtyre pjesëve”, ka vlerësuar ai.

Gjithashtu, Tërnava është shprehur se  vizita e udhëheqësve të shtetit në veri të vendit do të ishte një sinjal i mirë për popullin.

“Një vizitë e tillë zyrtare nga më të mëdhenjtë e shtetit do ta forconte ndenjën e populli i saj, se ata që  po interesohet për ta, dhe me këtë vizitë do të nënkuptohet se shteti i jonë tani është i pavarur, dhe do të ishte një sinjal i mirë për popullin, se Kosova është shtet i pavarur dhe përfaqësuesit e këtij shteti në çdo situate iu gjinden pran popullit të këtij shteti. Prandaj të mëdhenjtë e shtetit përkujdesen për të gjitha pjesët e shtetit të tyre dhe për popullatën në të cilën jeton populli i Kosovës”, ka përfunduar Tërnava për “Bota sot”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat