Rritja e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë ka ngjallur reagime të shumta, përfshirë edhe protesta.
Lajmi për rritjen e çmimit të energjisë shkaktoi pakënaqësi të shumta, ku të gjitha partitë opozitare e kundërshtuan një gjë të tillë, ndonëse rritje të çmimit të energjisë kishte në shumicën e shteteve të Evropës.
Krahas kësaj, ajo çfarë nxiti edhe më shumë reagime është vendimi për mos shtrenjtimin e energjisë në komunat veriore të Kosovës.
Kësisoj, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj njoftoi se këtë vendim e ka proceduar në Gjykatën Kushtetuese të vendit.
Ai mos rritjen e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët serbë të Kosovës e cilësoi si diskriminuese.
“Kemi qenë të shqetësuar gjatë gjithë këtyre muajve të veprimeve të kësaj qeverie antipopullore. Ka më shumë se 6 muaj që bëjmë presion te kjo qeveri ta miratojë ligjin e pagave dhe rritjen e pagës minimale, e s’ka asnjë veprim. Përkundrazi ajo e rritë çmimin e energjisë për qytetarët shqiptarë, ndërkaq për serbët në veriun e vendit, vendos me ua paguar rrymën nga buxheti i shtetit.
Sot, e kemi nisë procedurën që këtë diskriminim ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese, si shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut”, deklaroi Haradinaj.
Njohësit e çështjeve juridike për gazetën “Bota sot” komentuan vendimin e qeverisë në lidhje me këtë temë dhe fillimin e procedurës së Haradinajt në Kushtetuese.
Kelmendi: Vendimet në Kosovë kërkohet dhe duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi
Njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi në një prononcim për gazetën “Bota sot” u shpreh se çështje kryesore është pagesa e energjisë elektrike për qytetarët serbë.
Ai u shpreh se në këtë kontekst, nuk ka rëndësi nëse ka rritje të çmimit të energjisë për faturat e qytetarëve serbë që ua paguan shteti i Kosovës.
“Tash e shumë vite paguhet rryma në veri të vendit për qytetarët serbë, nga ana e qytetarëve të tjerë të Kosovës dhe nga shteti.
Në këtë kontekst, parimisht del se rritje apo mosrritja e çmimit, fare nuk ka rëndësi, kur shteti e paguan. Kjo për faktin se rrymën në veri e paguan shteti i Kosovës, pavarësisht çmimit”, deklaroi juristi.
Më tej, Kelmendi theksoi se ky dallim për rritje të energjisë mbi përkatësinë nacionale është qëndrim antiligjor.
“Natyrisht se mos rritja e çmimit për tërë qytetarët e Kosovës, por duke bërë dallime mbi përkatësinë nacionale, është qëndrim antiligjor dhe shkon në kundërshtim me parimet bazike të ndërtimit të shtetit.
Kjo është në kundërshtim edhe me normat kushtetuese të Republikës”, vlerësoi ai.
Ndër të tjera, juristi mbështet padinë e AAK-së në lidhje me këtë çështje, derisa kërkoi që Kushtetuesja ta anulojë këtë vendim.
“Dërgimi i lëndës në Gjykatën Kushtetuese, nga ana e AAK-së, me padi, është veprim shumë i qëlluar.
Gjykata Kushtetuese domosdo duhet të anulojë këtë vendim dhe ta detyrojë shtetin në vendime të drejta dhe ligjore”, përfundoi Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.
Burjani: Qeveria Kurti nuk rrezikohet nga padia e AAK-së
Juristi Blerim Burjani
Juristi Blerim Burjani në një prononcim për gazetën “Bota sot” thotë se qeveria Kurti nuk rrezikohet nga padia e AAK-së.
Ai konsideron se pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuse, kjo qeveri është komode pasi e ka shumicën absolute.
“Jo, qeveria mbetet, por rasti nëse dërgohet në Gjykatë atëherë normal se do të ketë një vendim, por sidoqoftë nuk e rrezikon këtë qeveri me vota absolute. Kjo qeveri është komode kështu si është, pa telashe, shumicën e ka”, theksoi juristi.
Sipas Burjanit, rryma duhet të paguhet nga të gjithë shtetasit e Kosovës dhe assesi nuk duhet të ketë lëshime për komunat veriore të vendit.
“Sa i përket veriut ata duhet ta paguajnë rrymën, pa kurrfarë lëshimesh, nuk mund të ketë dhe as duhet lejuar çudira. Rryma duhet të paguhet, nëse nuk e paguan ndalet, kjo vlen për të gjithë shtetasit e Kosovës”, përmbylli Blerim Burjani për “Bota sot”.