“O Sami Lushtaku, ti e di fort mirë se...”/ Analisti nga Amerika ‘shpërthen’ ndaj ‘bombës’ e cila u lëshua nga Lushtaku

Politika

“O Sami Lushtaku, ti e di fort mirë se...”/ Analisti nga Amerika ‘shpërthen’ ndaj ‘bombës’ e cila u lëshua nga Lushtaku

Nga: N. Sh. Më: 10 mars 2022 Në ora: 22:12
Sami Lushtaku

Ish-komandanti i zonës operative të Drenicës, Sami Lushtaku ka deklaruar se derisa Kosova ka përballë Serbinë atëherë rreziku për vendin është gjithmonë afër.

“Unë kam prit prej kryeministrit Albin Kurtit që gjithë komandantët e zonave i thërret dhe e kërkon edhe mendimin tonë. Unë mendoj se secili shtet normal sidomos ne, kur e kemi përballë Serbinë dhe problemet e pazgjidhura me Serbinë unë mendoj që Serbia e ka një pretekst më të madh Mitrovicën e Veriut, kështu që unë e shoh që rreziku gjithmonë është në derë”, ka deklaruar Lushtaku.

I pyetur se sa mund të ketë eskalim të situatës duke e ditur që në Kosovë është prezenca e KFOR-it, ai ka thënë se nëse ushtria serbe futet në Kosovë, KFOR-i nuk do të luftojë për ne.

“Prej përvojës time e di që fillimisht ne duhet me u përgatit edhe nëse ne ia çelim dyert tankeve dhe ushtrisë serbe, KFOR-i barrikadohet nëpër kazerma nuk lufton për neve. E di që ne vet duhet me u përgatit, me qenë sy qel sinqerisht ishalla nuk bëhet kurrë ajo, por ne duhet me qenë të përgatitur”, është shprehur Lushtaku.

Për këtë deklaratë të Lushtakut ka reaguar prof. dr. Binak Maxharraj, i cili thotë se, Rusia edhe pas dy jave ende nuk po mund të pushton Ukrainën, përkundrazi po ka humbje të mëdha në frontin e luftës nga ushtria e Ukrainës.

Por, sipas tij, po ka shqetësime të medha se lufta mund të zbres edhe në Ballkanin Perëndimor, ku më të rrezikuarit janë Bosnja dhe Kosova.

“Edhe Kosova mund të jetë në rrezik që të sulmohet nga Serbia, për çka qytetarët e Kosovës janë mjaftë të shqetësuar. Por disa thonë se Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën kur brenda saj është KFOR-i dhe NATO e cila që nga lufta qëndrojnë në Kosovë për të mbajtë sigurinë e sajë. Por Serbia nuk guxon ta sulmoj Kosovën pa e sinjalizuar i çmenduri i Rusisë, Vladimir Putin. Se a do të sulmojë Serbia Kosovën për këtë e paska kapë derti komandantin milioner Sami Lushtakun, i cili sot paska “bombën” duke deklaruar se nëse Serbia e sulmon Kosovën KFOR-i dhe NATO nuk lufton për ne. Si duket Sami Lushtaku paska harruar se kush e çliroi Kosovën me 1999 duke e bërë hi e pluhur Serbinë gjatë bombardimit të saj për 78 ditë e natë. E lidhur me këtë komandanti milioner Sami Lushtaku në panik e sipër iu paska drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit se ai paska pritur nga Kurti që t’i thërret të gjithë komandantët dhe të kërkojë nga ta edhe mendimin e tyre për rrezikun që po i kanoset Kosovës nga ndonjë sulm eventual i Serbisë në veriun e Kosovës”, thotë Maxharraj.

Image
Prof. dr. Binak Maxharraj

Ai shprehet se, kjo i bie sipas Lushtakut në rast lufte edhe komandantët duhet të merrën ne konsideratë.

“Tani shtrohet pyetja për Sami Lushtakun, cilët komandant? Nëse mendon në komandantët e Shtabit të Rognerit ata nuk janë komandantë të vërtetë, sepse të gjitha ata nuk kanë marrë pjesë në luftë, por kanë marrë pjesë me manipulimin e luftës, në keqpërdorimin e UÇK, ata luftën kryesore nuk e kanë pasë me Serbinë por me ushtrinë e Ibrahim Rugovës, ku mbi 80% të ushtarëve që luftuan ishin nga radhët e LDK, dhe nga këta luftëtarë abuzoheshin, luftoheshin deri në likuidim nga komandantët e Shtabit të Rognerit ku shumë prej tyre edhe u likuiduan gjatë luftës. Apo komandantët e njëjtë të cilët i bënë rrush e kumbulla dy fondet atë: Vendlindja thërret dhe Fondin 3%, që nga paratë miliardëshe të mbledhur nga diaspora as 10% nuk kanë arritë në frontin e luftës kurse mbi 90% të këtyre fondeve i bënë rrush e kumbulla komandantët e Shtabit të Rognerit të cilët sot janë milionera. Këtë më së miri e tregon fakti se familja emblematike e Adem dhe Hamëz Jasharit u flijua nga ushtria serbe sepse nuk kishin armë të mjaftueshme për luftuar”, potencon ai.

Maxharraj pohon se, Sami Liushtaku është në lajthitje të madhe kur bënë trysni te kryeministri që në rast lufte të merren në konsideratë edhe komandantët.

“Por, Sami Lushtaku e di fort mirë se këta komandantë të Shtabit të Rognerit gjatë luftës nuk u ballafaquan me ushtrinë e Serbisë që shumë prej tyre nuk e kanë shkrep asnjë pëlumb. E, si është e mundur që tashti pas 20 vjeteve të çlirimit kur këta komandantë s’kanë lënë gjë pa bë duke e vjedhë dhe plaçkitë shtetin e vetë derisa të gjithë janë bërë milionera dhe nuk ia din vetes as fundin e pasurisë, bile një pjesë te sajë e kanë transferuar edhe në bankat e jashtme, duke e lënë popullin në varferi të skajshme sa që detyrohen të ikin nga vendi. Pra, o Sami Lushtaku me komandantët që dikur nuk u ballafaquan hapats në luften me Serbinë si mundën tani të ballafaqohen kur janë bërë milionera. Këta komandantët tu nuk janë më as për fyell as për filikaq në rast të ndonjë lufte tjetër me Serbinë. Por Sami Lushtaku duhet ta di se brenda popullit ka djemë e vajza azganë që nese është nevoja do t’i kapin armët në luftë me Serbinë, se për komandantët tuaj ka përenduar çdo gjë, ata vetëm të bëhen gati të ballafaqohen me drejtësinë që po i pret te dera për t’i treguar popullit se si e vodhën atë dhe u bënë milionera”, përfundon Binak Maxharraj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat