Lufta pushtuese e Rusisë në Ukrainë ka bërë që vendet perëndimore t’i vendosin sanksione të ashpra Rusisë, nga më të ndryshmet, duke e çuar në izolim ekonomik, financiar, diplomatik, sportiv etj.
Në anën tjetër Rusia po përpiqet të kundërsulmojë dhe më shumë të frikësojë, shtetet që i kanë vënë sanskione. Herë duke e kërcënuar Perëndimin dhe herë botën me sulme bërthamore.
Së fundi ajo ka nisur për herë të dytë një kërcënim diplomatik, dhe të karakterit të sigurisë. Ajo ka vendosur në listë të zezë shtetet e BE-së, por edhe tre shtetet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut në listën e zezë.
Vendet dhe territoret, të cilat i kanë vendosur ose iu bashkuan sanksioneve kundër Rusisë pas fillimit të operacionit të posaçëm ushtarak të Forcave të Armatosura ruse në Ukrainë, janë armiqësore.
Kurse me vendet e Ballkanit lidhet edhe Kosova, për të cilën si Serbia ashtu edhe Rusia duan një përshkallëzim në Ballkan.
Cili është rreziku që mund t’i kanoset Kosovës?

Halimi: Nuk ka as një peshë a rrezik për vendet e listuara
Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë (ISS), në një përgjigje për “Bota sot” thotë se aktin të cilin e ka marrë Rusia me ‘listë armiqësie’, nuk ka asnjë peshë a rrezik për vendet e listuara.
Armend Halimi
“Rusia do të duhej ta kishte ditur ashtu siç u paralajmërua nga bota perëndimore, se me rastin e pushtimit të Ukrainës, si kundërpërgjigje do të merr sanksione nga më të ndryshmet. Andaj, para se Rusia të filloj me listimin e vendeve jomiqësore, ky vend e ka marr njëzëshëm përgjigjen nga SHBA-ja, Evropa dhe vendet tona, e që ky akt me ‘listë armiqësie’, nuk ka asnjë peshë a rrezik për vendet e listuara, përveç konfirmim ndasie mes Perëndimit dhe Rusisë”, thotë Halimi.
Sipas tij, elementet ruse në Ballkan janë të varura nga pozicioni rus, andaj edhe Rusia e ka të pamundur të involvohet apo zgjeroj zonën e konfliktit, për një përshkallëzim në rajonin tonë.
“Ndryshe, sa për përshkallëzimin e konflikteve në rajonin tonë, nuk duhet nxituar, sepse elementet ruse në Ballkan janë të varura nga pozicioni rus, që do të thotë Rusia direkt në këto rrethana e ka të pamundur të involvohet apo zgjeroj zonën e konfliktit, gjë që ndikon edhe në gatishmërinë e caqeve të saja për konflikt, sepse shpresën e kanë pasur tek Rusia, që realisht vetë kjo është e pashpresë për veten tani për tani”, përfundon ai.
Shala: Rusia dëshiron të krijoj hapësirë destabilizuese në politikën e brendshme të këtyre shteteve
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala thotë se kjo çfarë ka bërë Rusia tregon se pas përfundimit të luftës në Ukrainë, do të fillojë destabilizimi në politikën e brendshme të këtyre shteteve.
Drizan Shala
Tutje ka shtuar, këto shtete duhet të ngrisin kapacitetet e tyre.
“Vendosja dhe futja në listë të armiqve vendet e Ballkanit tregon që Rusia pas përfundimit të luftës në Ukrainë do të fillojë që përmes luftës hibride të krijoj hapësirë për të destabilizuar politikën e brendshme të këtyre shteteve përmes investimeve në luftën e saj. Këto shtete duhet që t’i ngrisin kapacitetet e tyre të sigurisë për të përballur me agresionin e mundshëm nga Rusia dhe sateliti i saj që është Serbia”, deklaron ai.