Kërkohen dënime të ashpra për keqpërdoruesit e çmimive në Kosovë

Politika

Kërkohen dënime të ashpra për keqpërdoruesit e çmimive në Kosovë

Nga: A.Z Më: 11 mars 2022 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Analisti politik Shkëlzen Gashi, ka kritikuar qeverisjen e Kurtit.

Ai thotë se s’mund të priten ndryshime nga ky ekzekutiv, pasi nuk ka program dhe ekip.

“Unë mendoj se secila qeveri kish me pas problem por kjo qeveri përnime e ka pasur një fat jo të mirë për shkak të pandemisë. Secilëndo qeveri kish me qit në dy gjunjë, panemdia, pastaj kriza energjetike globale dhe kjo kriza në tregje dhe ngritja e çmimeve. Nuk e besoj që kish me qenë kaq keq sikurse në krye të qeverisë kish me qenë, ndoshta, Isa Mustafa”, tha Gashi.

Lidhur me këtë, analisti politik Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se bazuar në rastet e fundit të rritjes së çmimeve, ai thotë se Kurtit i mungon ekipa që duhet të veprojë.

Madje Krasniqi, propozon që Qeveria të krijojë një ekip, të cilë duhet të në aksion në veçanti tani kur po rriten çmimet.

“Kur i shohë levizjet e çmimëve brenda orës, që rritën % për % lidhur me gjërat elementare të cilat janë të domosdoshme për egzistencën dhe mirëqënjen e qytëtarëve tanë, duke mos pasur ragime fare apo edhe reagimet e tyre janë banale. Kryeministrit i mungon ekpia e cila do të vepronte, e jo të debatohet me përgjigje që kanë peshën zero për qytetarin. Kryeministri duhët të krijojë një ekipë e cila do të jetë vetëm në aksion duke shqiptuar gjoba, për keqëpërdoruesit që rendojn shportën e qytetarit, e jo të shquptohet dënim 400 (katërqind) Euro për atë që fitoj 10000.00 (dhjetë mijë) Euro, por denimi duhet të dyfishohet në krahasim me fitimin, gjobë e cila do t’i vetëdisonte biznesët dhe do të përmisonte edhe mirëqenjen e qytëtarit”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat