Luftimi i krimit të organizaur në Kosovë, e në veçanti në Mitrovicë.
Qeveria Kurti, edhe pse ka ndërmarr veprime të fuqishme për goditijen e kriminalitetit në veri, mbetet akoma punë për t’u bërë.
E nëse duam që Mitrovica por edhe Kosova të jenë të pastuara nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, atëherë institucionet e shtetit duhet të merren shumë seriozisht me këtë çështje.
Kështu shprehet eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava, i cili shton se, institucionet duhet të bëjnë plane konkrete për të luftuar këtë dukuri.
“Tani është e qartë situata e krijuar në këto pjesë, dhe sikur që po dëshmohet se në veri janë të involvuar qytetarë serbë dhe shqiptarë në krime. E kjo është që një kohë shumë të gjatë, qysh nga paslufta e deri me tani. Në ato pjesë është zhvillua krimi në përgjithësi në mënyrë të pakontrolluar, sepse nuk kanë funksionuar institucionet që e luftojnë krimin, mjerisht edhe nga të mëdhenjtë e shteteve ka dyshime se janë të përzierë për përfitimet e tyre në këto krime, dhe është e kuptueshme se pa një përkrahje nga ata, këto krime nuk do ta kishin jetëgjatësinë kaq të gjatë. Prandaj ata që janë të involvuar në këto krime e kanë për qëllim që të përfitojnë dhe në masë të madhe të pasurohen, sikur që ia kanë arritur qëllimit, e në këto involvime është e sigurt se janë të kyçur edhe shumë politikane të niveleve të larta, si të Serbisë ashtu edhe të Kosovës”, thotë Tërnava.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/12/auto_auto_850x636_850x636_Screenshot_2-7-800x4391624396583162938832816343953911647087533.jpg)
Sipas tij, për një luftim serioz të krimit, MPB në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Drejtësisë sikur që janë gjyqësia, prokuroria, policia, AKI etj, duhet që t’i ndërmarrin të gjitha masat e luftimit të krimit në përgjithësi, dhe sipas planeve operative të luftimit të krimit, në mënyrë të përgjithshme t’i spastrojnë njëherë e përgjithmonë ato pjesë të Kosovës.
“Prandaj duhet që edhe në atë pjesë të filloj të funksionojnë ligjet e Kosovës, e jo si deri më tani që ato pjesë fare nuk kanë qenë të mbikëqyrura nga institucionet e Kosovës, e as që kanë funksionuar ligjet e saja, prandaj nuk është për t’u habitur pse në ato pjesë të Kosovës ka lëshua rrënjë krimi i organizuar, që tani ky lloj krimi ka dalë në sipërfaqe dhe është bërë si shembull i keq edhe për regjionin”, potencon ai.
Tërnava shprehet se, kjo çfarë ka ndodhur deri më tani në ato pjesë të Kosovës, e ka fajin politika e pazgjedhur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Edhe sot këto pjesë janë të pakontrolluara ashtu si duhet me ligjet e përditshme të Kosovës, e sidomos edhe pas shumë viteve tani pas çlirimit, pjesa e veriut nuk është qeverisur, apo as nuk janë vizituar nga qeveritarët e Kosovës, duke fillua nga ish-Kryeministrat, ish-Ministrat apo edhe këta të sotmit. Kjo na jep me nënkuptua se pse tani në ato pjesë ka lulëzua dhe po lulëzon e rritet krimi i organizuar që fillon atje dhe realizohet në tërë Kosovën”, potencon tutje ai.
Tërnava shrehet se, tani shpresat e vetme janë të Qeveri Kurti, që të tregojë forcën e saj ligjore.
“Qeveria dhe MPB-ja me prokurorinë dhe institucionet e mekanizmat tjera që janë të specializuara për luftimin e krimit, duhen t’i përgatisin planet operative të spastrimeve të atyre pjesëve ku tani po zhvillohet krimit i organizuar, dhe me njësitet e policisë të specializuara për intervenime, të llojeve çfarë i përgjigjen atyre pjesëve të territorit dhe kohës, që të jenë sa më efikas në ndalimin e burgosjen e tyre, dhe njëherit t’i sigurojnë faktet dhe argumentet e shkaqeve të burgosjeve të tyre, dhe në ato intervenime të jenë të pamëshirshëm dhe të guximshëm me veprime në suaza ligjore, ti ndërmarrin masat e spastrimit të atyre pjesëve që deri më tani ishin të anashkaluar, dhe me këto veprime qytetarët ta kuptojnë se të gjithë qytetarët e Kosovës para ligjit janë të barabartë në gjithë territorin e Kosovës, dhe askush para ligjeve nuk është i privilegjuar”, përfundon eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.