Rusia është sanksionuar nga SHBA dhe shtetet perëndimore për pushitmin e Ukrianës.
Por Rusia po përpiqet të kundërsulmojë në mënyra të ndryshme, madje ajo kamfututr në listë të zezë edhe vendet e Ballkanit, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
Por, cili është rreziku që mund t’i kanoset Kosovës?
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala për "Bota sot" thotë se kjo çfarë ka bërë Rusia tregon se pas përfundimit të luftës në Ukrainë, do të fillojë destabilizimi në politikën e brendshme të këtyre shteteve.
Tutje ka shtuar, këto shtete duhet të ngrisin kapacitetet e tyre.
“Vendosja dhe futja në listë të armiqve vendet e Ballkanit tregon që Rusia pas përfundimit të luftës në Ukrainë do të fillojë që përmes luftës hibride të krijoj hapësirë për të destabilizuar politikën e brendshme të këtyre shteteve përmes investimeve në luftën e saj. Këto shtete duhet që t’i ngrisin kapacitetet e tyre të sigurisë për të përballur me agresionin e mundshëm nga Rusia dhe sateliti i saj që është Serbia”, deklaron ai.