Pas luftës në Ukrainë janë shtuar thirrjet që Kosova të anëtarësohet në NATO dhe në BE.
Thirrjet vijnë dhe shtohen vazhdimisht që Kosova të jetë më e mbrojtur duke qenë pjesë e tyre.
E për këtë Qeveria e Kosovës ka themeluar grup punues ndërinstitucional për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Pas vendimit në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti tha se grupi ka objektiv kryesor avancimin e procesit të integrimit në NATO, fuqizimin e pranisë së Kosovës në organizata dhe mekanizma rajonalë dhe ndërkombëtarë të sigurisë, si dhe bashkëpunimin me aleatët strategjikë ndërkombëtarë.
Ndërsa, sipas ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, anëtarësimi i Kosovës në NATO është çështje urgjente.
“Kosova dhe shtetet tjera demokratike pro-perëndimore në rajon po ballafaqohen çdo ditë e më shumë me veprime destabilizuese, të provokuara nga Rusia përmes vartësve të saj. Duke marrë parasysh kontekstin aktual të agresionit të paprecedentë rus ndaj Ukrainës, dhe synimeve për destabilizim dhe minim të të gjitha progreseve euroatlantike e kërcënimit për paqen globale, anëtarësimi i Kosovës në NATO është urgjent si rrallëherë më parë për solidifikimin e arkitekturës së sigurisë në rajon dhe Evropë”, është shprehur ajo.

Gërvalla do të jetë kryesuese e këtij grupi, kurse Ministri Mehaj dhe ministrja Haxhiu do të jenë anëtarë të grupit punues, ndërsa që do të ketë edhe përfaqësues nga Presidenca, Kryeministria, përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, nga Ambasada e Kosovës në Bruksel dhe ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara.
Por, sa do të ndikojë kjo në përshpejtimin e Kosovës në NATO dhe si komentohet ky vendim i Qeverisë për themelimin e grupit punues?
Batusha: Hap i mirë në avancimin e procesit të integrimit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha.
Lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha.
Ai ka thënë se ky është një hap i mirë për avancimin e procesit të integrimit.
“Një hap shumë i mirë për avancimin e procesit të integrimit në organizatat dhe mekanizmat rajonal të sigurisë dhe në NATO mbi të gjitha”, është shprehur ai.
Sipas Batushës, kjo do të ndikojë që të ketë progres më të shpejtë në ngritje të kapaciteteve dhe adresim të shpejtë të çështjeve që ndërlidhen me këto procese.
“Kjo do të mundësojë koordinim më të mirë ndërinstitucional, progres më të shpejtë në ngritjen e kapaciteteve dhe adresim më të shpejtë të çështjeve që ndërlidhen me këto procese”, ka deklaruar deputeti i VV-së për “Bota sot”.
Krasniqi: Të lobohet për anëtarësim në NATO
Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi
Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, duke komentuar lidhur me formimin e këtij grupi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se nuk beson që do të ketë ndikim të madh.
“Nuk besoj që do të ketë ndonjë ndikim të madh ky grup të cilin e ka themeluar qeveria sepse ne duhet së pari t'a rregullojm diplomacinë, sepse jemi pak të mangët në këtë aspekt, sepse tani ka qenë koha për lobim duke e shfrytëzuar gjendjen aktuale në mes të Rusisë dhe Ukrainës”, ka thënë ai.
Sipas Krasniqit, duhet të ketë ekspertë që të lobojnë për anëtarësim në NATO, derisa shton se kjo varet edhe nga SHBA-të.
“Ky komision duhet të ketë ekspertët të cilët kanë aftësi që të punojnë në lubimin në NATO, por kjo çështje varet nga SHBA-të, ata janë që vendosin dhe thonë së tani është koha për NATO e që kjo qeveri jo që ka pasur ndonjë marrëdhënie të mirë më ta për të kërkuar më sy hapur që të aprovohet kjo kërkesë e tillë. Andaj ky grup nuk besoj që ka ndikim në këtë drejtim, sepse SHBA-të i dinë kapacitetet tona dhe përgatitjet ushtarake që kemi ne dhe s'mund të dalim nga kornizat e tyre pavarsisht deshirës tonë”, ka deklaruar Islam Krasniqi për “Bota sot”.