Para disa ditës diplomati amerikan, Christopher Hill, është konfirmuar ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara në Serbi.
Ai do ta zëvendësojë Anthony Godfreyn, i cili ka qenë ambasador i SHBA-së në Beograd qysh në nëntor të vitit 2019, përcjell “Bota sot”.
Emërimi i Hill është publikuar në rrjetin social Twiter me shumicën e demokratëve të Senatit të ShBA-ve, ku thuhet se u konfirmua përveç emërimit të Hillit dhe disa ambasadorëve tjerë.
Hill, është diplomat veteran, ka thënë më parë se misioni i tij në Serbi do të fokusohet në nxitje të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.
“Nëse konfirmohem, unë do ta inkurajoj Serbinë që të angazhohet fuqishëm dhe urgjentisht për të gjetur një rrugë përpara me fqinjin e saj”, kishte thënë ai.
Ambasadori Hill ka nënvizuar vazhdimisht rëndësinë që ka Serbia për të arritur stabilitetin dhe përparimin e Ballkanit Perëndimor.
Para disa ditës diplomati amerikan, Christopher Hill, është konfirmuar ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara në Serbi.
Ai do ta zëvendësojë Anthony Godfreyn, i cili ka qenë ambasador i SHBA-së në Beograd qysh në nëntor të vitit 2019, përcjell “Bota sot”.
Emërimi i Hill është publikuar në rrjetin social Twiter me shumicën e demokratëve të Senatit të ShBA-ve, ku thuhet se u konfirmua përveç emërimit të Hillit dhe disa ambasadorëve tjerë.
Hill, është diplomat veteran, ka thënë më parë se misioni i tij në Serbi do të fokusohet në nxitje të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.
“Nëse konfirmohem, unë do ta inkurajoj Serbinë që të angazhohet fuqishëm dhe urgjentisht për të gjetur një rrugë përpara me fqinjin e saj”, kishte thënë ai.
Ambasadori Hill ka nënvizuar vazhdimisht rëndësinë që ka Serbia për të arritur stabilitetin dhe përparimin e Ballkanit Perëndimor.
“Shtetet e Bashkuara, së bashku me partnerët tanë evropianë vazhdojnë të mbështesin zhvillimin e Serbisë si një vend modern, i begatë evropian, në paqe me fqinjët e saj. Përparimi i Serbisë është pjesë e arritjes së qëllimeve strategjike të SHBA-së, si rigjallërimi i aleancave tona evropiane, mbështetja e demokracisë dhe sundimi i ligjit, promovimi i bashkëpunimit ekonomik dhe trajtimi i sfidave globale dhe rajonale”, tha ai.
Kush është Christofer Hill
Ambasadori Christofer Hill mbahet mend për raportet shumë të mira me shqiptarët. Si duket duke e njohur shumë mirë mentalitetin sllavë, projeksionet e tyre të mbështetura mbi rrena dhe mashtrime, siç po bën sot Rusia e Putinit, bënte Serbia e Millosheviçit. Dhe Kris, siç e quante Presidenti Rugova me dashamirësi, ishte një dekodues i saktë i mentalitetit serbomadh.
Për herë të parë ai do të njihet nga afër me shqiptarët në vitin 1991, kur ra komunizmi në Shqipëri. SHBA-të posa rivendosën marrëdhëniet e plota diplomatike pas 52 vitesh dhe Ambasada Amerikane në Tiranë rihapi dyert e saj, në krye të misionit ishte emëruar Christopher Hill, si i ngarkuar i përkohshëm, për tu pasuar në dhjetor të vitit 1991 nga ambasadori Uilliam Edvin Ryerson.
Rugova me Hill, në Tiranë vendosen kontaktet, për ta krijuar një miqësi të përhershme. Këto kontakte do të rikthehen në vitin 1996, kur Hill do të rikthehet me mision diplomatik në Ballkan, kësaj here në Maqedoni, ku do të shërbejë deri pas luftës në Kosovë, në vitin 1999.
Ndërkohë, sa ishte në këtë mision në qershor të vitit 1998 si i dërguar special i SHBA-së për Kosovën së bashku me diplomatin e lartë Richard Holbrooke, të shoqëruar nga Fehmi Agani, nënkryetar i LDK-së, kishin takuar përfaqësuesit e UÇK-së në Junik.
Hill më pas angazhohet si pjesë e ‘Grupit të Kontaktit’ për të gjetur një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë gjatë takimeve në Rambuje të Francës.
Është interesant se ai, dhe ambasada amerikane u bën cak i një sulmi të paparë pas fillimit të sulmeve të NATO-s kundër Serbisë, që zgjatën 78 ditë. Mijëra protestues serbë e proserbë në Shkup dogjën një pjesë të ambasadës amerikane, por ambasadori Hill kishte zgjedhur të rrinte brenda. Më në fund policia kishte ndërhyrë dhe parandaluar rreziqet tjera dhe ai bashkë me stafin e tij shpëtuan pa u dëmtuar.
Ambasadori Hill e kishte shoqëruar presidentin Rugova gjatë kthimit në Kosovë pas çlirimit të vendit në verën e vitit 1999, madje në të njëjtën veturë, për shkak se ishte paralajmëruar vrasja e liderit shpirtëror të shqiptarëve.
Hill ka qenë ambasador në edhe në Poloni, Irak, Kore Jugore, si dhe ka shërbyer ndihmës sekretar shteti për Azinë Lindore dhe Paqësorin, dhe ishte kreu i delegacionit amerikan në bisedimet gjashtë-anëtarëshe për Korenë e Veriut.
Hill do ta zëvendësojë Anthony Godfrey, i cili ishte ambasadori paraprak në Beograd.
Ambasadori Hill ndoshta është nga figurat më shëmbëllyese të raporteve amerikano-shqiptare. Duke folur për këtë relacion ai ka shprehur atë që pak veta mund ta thënë për miqësinë e dy vendeve.
“Ajo që dua t’ju siguroj juve është se shumë gjëra në botë ndryshojnë. Bota ndryshon çdo ditë. Por, një gjë që kurrë nuk do të ndryshojë janë marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Kosovën. Ne gjithmonë do të jemi afër Kosovës dhe Kosova do të mbetet gjithmonë afër nesh”, ka thënë ambasadori Hill në Prishtinë në vitin 2013 gjatë një ceremonie në Universitetin e Prishtinës ku u nderua me titullin “Honoris Causa”.
Mirëpo si komentohet nga analistët politik emërimi i Hillit?
Qarri: Hill të sjellë normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, flet analisti politik, Gani Qarri, i cili u shpreh se emërimi i Hillit do të thotë një shenjë e mirë pasi e njeh gjithë ecurinë e dialogut, mirëpo përmendja e një kompromisi ndaj Serbisë nuk është gjëja e duhura për Kosovën.
“Fakti se Christofer Hill, si njohës i mirë i gjendjes në rajon dhe në ish territoret e federatës jugosllave, është konfirmuar për ambasador në Serbi, i cili ishte edhe njeri prej diplomateve vendimtar amerikan, në shumë procese të zhvilluara për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, përfshirë edhe bombardimet e NATO-s, na bënë të shpresojmë se çështja e dialogut me këtë shtet ish okupator të Kosovës, më në fund, do të vendoset në binarë normal dhe ndërmjet dy vendeve të pavarura, pas më se 11 viteve pa rezultate konkrete, bisedimet përfundimisht të përmbyllen me një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe njohje të ndërsjellë”, thotë analisti.
Më tej ai shton që brengosëse për të gjithë shqiptarët është që ka shumë shqiptarë peng të vrarë Serbia e që e njëjta nuk po i jep ende.
“Por, ajo që më brengosë shumë, mua si person e besoj edhe shqiptarët në përgjithësi, është fakti se edhe pas gjithë dëmeve të pësuara materiale dhe krimit e gjenocidit më ç`njerëzor që ka përjetuar Kosova gjatë luftës për çlirimin e saj nga okupimi i Serbisë fashiste, e cila edhe pas 23 vitesh nga përfundimi i luftës, ende mban peng mbi 1643 trupa të shqiptarëve të vrarë e të kidnapuar, serish edhe nga diplomatë të lartë e me përvojë të gjatë dhe njohës të mirë të agresionit të Serbisë në disa shtetet të pavarura të dala nga ish federata jugosllave, si Christofer Hill përmenden kompromiset që duhet të bëjnë vendet si Kosova, që ka vuajtur e pësuar aq shumë nga agresioni ushtarak i Serbisë”, theksoi ai.
Sipas analistit të gjitha këto situata të vështira në dialog kanë ardhur si pasojë e Thaçit dhe Mustafës, të cilët bënë shumë lëshime të mëdha për Kosovën andaj pas kaq shumë kohësh tani edhe Kosova mund të bëjë ndonjë kompromis.
“Dhe siç dihet tanimë nga të gjithë qytetarët e flitet hapur kudo, brenda dhe jashtë vendit, ata që e degjeneruan dialogun deri në këtë shkallë shqetësuese, ishin kuislingu Hashim Thaçi e jugo-komunisti renegat Isa Mustafa, të cilët për arsye të veta personale, bënë lëshime aq të mëdha e të dhembshme, sa që lejuan Serbinë të involvohet edhe në rregullimin tonë të brendshëm shtetëror, duke nënshkruar edhe në ngritjen e ngrehinave të rrezikshme serbe. Si asociacioni një etnik serb dhe dërguan Kosovën në prag të ndarjes, bosnjëzimit dhe shkatërrimit të shtetësisë së saj, por megjithatë ndaj veprimeve të tyre, përveç ndonjë kritike ndaj deklaratave të diplomatëve të huaj, vendi ynë, tash e gati një dekadë, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim adekuat ligjor, duke ua lënë rrugën hapur diplomatëve dhe ndërmjetësuesve të huaj, që të flasin dhe nënkuptojnë se vet Kosova është e gatshme të bëjë kompromise në dëm të saj”, potencoi Qarri për “Bota sot”.
Zeqa: Biden bëri zgjedhjen e duhur për emërimin e Hill si ambasador në Serbi
Ndërsa, analisti tjetër politik, Florim Zeqa në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që zgjedhja e Hill ambasador i ri i SHBA-ve në Serbi është i rastësishëm.
“Lirisht mund të themi se konfirmimi nga Senati për zgjedhjen e Christopher Hill ambasador i ri i SHBA-së në Serbi nuk është i rastësishëm! Prolongimi i arritjes së marrëveshjes përfundimtare e ka detyruar presidentin Biden të bëjë zgjedhjen e duhur me emërimin e diplomatit të karrierës ambasador në Serbi, i cili e ka përvojën e zhvillimit të negociatave dhe zgjidhjes së shumë problemeve ndërshtetërore dhe ndëretnike në botë”, thotë ai.
Më tej, Qarri thotë se Hill i rikujton Serbisë kohën e bombardimeve të NATO-s në Serbi për këtë arsyje të dy shtetet duhet ta ndërmarrin me seriozitetin e Hill.
“Për Serbinë emri i Christofer Hill rikujton simfoninë e zhurmshme të aeroplanëve bombardues të NATO-s ndaj caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi, ku pas refuzimit të kësaj të fundit për nënshkrimin e marrëveshjes me Kosovën në Rambuje, kishin nisur sulmet 78 ditëshe ndaj regjimit të Millosheviqit.
Ashtu sikurse Serbia që duhet të përgatitet mirë për efektet diplomatike të ambasadorit Hill, edhe Qeveria e Kosovës duhet ta merrë seriozisht diplomatin amerikan, ngase për dallim nga diplomatët e tjerë perëndimor, ambasadori Christofer Hill palëve në dialog nuk iu lë shumë hapësirë manovrimi, por shumë shpejtë i sjellë para dy zgjidhjeve përfundimtare”, potencoi analisti.
Sikurse që asnjë luftë nuk përfundon pa dialog, edhe dialogu nuk përfundon pa kompromise të dyanshme!
Analisti shton që sa më shpejt të përfundoj kapitulli i luftërave në Ballkan aq më mirë do të jetë për të dy vendet pasi konflikte të reja të don shtojnë rrezikun në Ballkanin Perëndimor.
“Duam apo nuk duam ne, duan apo nuk duan serbët, bashkësia ndërkombëtare nuk do t’na pres pafundësisht derisa ne të dakordohemi për çështjet e hapura mes nesh! Sa më parë që të mbyllet kapitulli i luftërave në Ballkan, e në veçanti i armiqësive shekullore serbo-shqiptare aq më mirë do të jetë për të dy palët.
Në të kundërtën, hapja e konflikteve të reja në kontinentin tonë dhe në botë, do të bëjë që ne të anashkalohemi nga bashkësia ndërkombëtare, për çka do të shtohet rreziku i përgjakjes së sërishme të Ballkanit perëndimor”, përfundoi Qarri për “Bota sot”.
Hill ka fituar disa çmime të rëndësishme, në mesin e të cilave çmimin “Robert Fraser” për Negociatat e Paqes dhe çmimin e Sekretarit të Shtetit për Shërbim të Shquar.
Ai së fundi ishte një asistent profesor në Universitetin Columbia në Shkollën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Publike.
Por, a do të jetë Hill edhe njëherë në krye të shkëlqimit të raporteve të Amerikës me Kosovën!?