Rama asnjë fjalë për masakrat serbe, për Kuvendin e Lezhës... por, i lumtur për raportet me Serbinë

Politika

Rama asnjë fjalë për masakrat serbe, për Kuvendin e Lezhës... por, i lumtur për raportet me Serbinë

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 14 mars 2022 Në ora: 18:47
Edi Rama

Protestat në Shqipëri, edhe njëherë e kanë kthyer vëmendjen tek figura e Edi Ramës, se çfarë ai përfaqëson në politikën shqiptare.

Shqipëria e cila po ballafaqohet me rritje çmimesh, Qeveria e Shqipërisë pa ndonjë zgjidhje, të duhur, ngushëllimin e gjen tek raportet e Ramës me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiqin.

Por, më e habitshme është se si ai, mundohet të ndihet krenar me raportin që ka me Vuçiqin, ndërsa i shpjegon qytetarëve, se bëhet fjalë për kontratat e bizneseve për miellin e kontraktuar, të cilin Serbia do t’ia lejojë të importohet, në saje të ‘Ballkanit të hapur’.

Por, nuk është vetëm kjo sjellje nënshtruese e Edi Ramës ndaj Vuçiqit, që tashmë disa vite sillet konform interesave të Serbisë, duke ia nënshtruar edhe Shqipërinë, si rrallëherë në histori.

Kështu, ai i anashkalon edhe shënimin e festave dhe madje të tragjedive kombëtare, ndërsa nuk harron, asgjë nga çfarë Vuçiqi bën. Edhe kur Serbia zgjedhë të jetë pro Rusisë, Rama del dhe e mbron Serbinë, duke u munduar ta paraqesë si properëndimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat