Rezultati i zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë, i dha goditjen më të fuqishme partisë më të vjetër në Kosovë. Qëndrimi për shumë vite në pushtet, i përcjellur edhe herë pas here me afera të ndryshme, ishte vetëm njëra prej arsyeve se pse LDK-ja ra në pak mbi 12%,
Rezultati ishte treguesi më i mirë se duheshin reforma emergjente. Për shumë arsye, ishte krijuar edhe opinioni se partia po mbahej peng nga figura të vjetruara dhe që nuk kanë sjellur asnjëherë rezultat në zgjedhje.
Nevoja për një figurë të re
Lidhja Demokratike e Kosovës, kishte nevojë për gjak të ri, frymë të re dhe për një figurë të pastër dhe me kredibilitet. Kërkesat dhe mendimet ishin të ndryshme, por që në fund bashkoheshin rreth figurës më të fuqishme të momentit, Lumir Abdixhikut.
Sikur edhe pavarësisht rezultatit, ishte e projektuar që nga angazhimi i tij brenda LDK-së, së Abdixhikut në një të ardhme të afërt do të ishte kryetari i ri i saj. Një shtytje të madhe sigurisht se edhe ia dha rezultati katastrofal në zgjedhjet parlamentare, nën udhëheqjen e Isa Mustafës.

Me 14 mars u bë një vit prej kur Lumir Abdixhiku ka ardhur në krye të LDK-së.
Kryetarin e ri e priste një shtëpi me shumë probleme, që vinte nga një dështim dhe zhgënjim i thellë, e që sigurisht duhej të menaxhoheshin me urgjencë sepse pritjet ndaj Abdixhikut ishin të mëdha. Atij i kërkohej që ta kthejë LDK-në në rrugën e presidentit Rugova.
Dy sfidat më të rëndësishme të Lumir Abdixhikut ishin: Menaxhimi i zërave të fuqishëm brenda partisë dhe përgatitja e degëve për zgjedhjet lokale.
Nëse e analizojmë kohën e qëndrimit në krye të partisë, sigurisht se mundemi me arrit në konkluzione se Abdixhiku i ka fituar dy sfidat e para në këtë 1 vjetor si kryetar i LDK-së.
Indikacionet e suksesit
Për analistin politik, Gazmir Raci, fitorja në zgjedhjet lokale është një indikacion se zgjedhja e Abdixhikut si kryetar e pati efektin e vet.
Gazmir Raci
“Fitorja e Albin Kurtiti në zgjedhjet nacionale të shkurtit pa dyshim se pati efekt ndryshimi edhe në kreun e LDK-së dhe patëm një zgjedhje të kryetarit pa probleme të mëdha politike brenda partisë. Padyshim LDK-ja në krye me Abdixhikun dolën fitues të zgjedhjeve lokale dhe natyrisht se edhe zgjedhja e Abdixhikut si lider i LDK-së pati efekt në fitoren e tyre në zgjedhjet lokale. LDK-ja tash qeverisë me mbi 9 komuna dhe se mënyra e qeverisjes lokale do të reflektojë edhe për ato nacionale”, thotë për Gazetën “Bota sot”, Gazmir Raci.
Sipas Racit, rrugën e drejtë LDK-ja duhet ta vazhdojë edhe në Kuvendin e Kosovës sepse largimi i tyre nga seancat nuk është imazh i mirë për demokracinë e vendit.
“Duket se janë në rrugë të drejtë, por se në Kuvend të Kosovës duhet gjithashtu të jenë opozitë e fuqishme me forcën e argumentit e jo të bojkotit ose ikjes nga përgjegjësia duke mos marr pjesë në seanca plenare apo nëpër komisione. LDK-ja hapi derën për energjinë e re duke e kombinuar me përvojën e sinqertë të njerëzve, që kanë dhënë kontribut dhe duket se e ka mbyllur derën e matrapazëve dhe të paditurve politik aty. Tashmë kemi fytyra të reja në kreun e partisë siç është edhe nënkryetarja Mjekiqi etj.”, shprehet Raci.
Njëra ndër kritikat më të mëdha që po i bëhen LDK-së së Abdixhikut është performanca e zbehtë në Kuvendin e Kosovës. Siç duket grupi parlamentar i LDK-së ende nuk ka arritur ta gjejë forcën e argumentit për ta kundërshtuar qeverinë Kurti.
Me e trasu rrugën drejt pushtetit
Drejtori i Organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj, për Gazetën “Bota sot” thotë se aktiviteti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës lë për të dëshiruar.
Arton Demhasaj
“Mënyra e bërjes së opozitarizmit ka rëndësi të madhe, me e trasu rrugën drejt ardhjes në pushtet. E unë mendoj se këtu ka ngecur pak Lidhja Demokratike e Kosovës, pavarësisht faktit se kanë fituar numër të madh komunash në nivel vendi. Përveç kësaj suksesi i Abdixhikut varet shumë edhe nga performanca e Qeverisë Kurti dhe e kryetarëve të zgjedhur të komunave që vijnë nga LDK-ja”, thotë Demhasaj.
Demhasaj shprehet se rezultati i zgjedhjeve lokale sigurisht se është një shenjë se LDK-ja është në rrugë të mirë dhe se merita të mëdha ka edhe kryetari Abdixhiku, i cili ka arritur që të mobilizoj një elektorat që ishte thuajse i shuar dhe shumë pak aktiv.
“Nëse e shikojmë vitin e parë në krye të partisë, atëherë mund të themi se Lumiri ka punuar dhe përformuar mirë si kryetar, për shkak se përveç numrit të komunave të fituara, ata kanë arritur që të fitojnë edhe shumë ulëse në kuvendet komunale. Pasqyra më e mirë e LDK-së do të jenë komunat nëpër të cilat ka fituar”, përfundon deklaratën e tij Demhasaj.
Kryetarit të LDK-së, pavarësisht rezultateve dhe indikacioneve që partia është në rrugë të mirë për tu rikthyer, nuk i garantohet suksesi sepse përballë e kanë një qeveri, e cila ka legjitimitet të madh popullor.
Abdixhikut dhe strukturave udhëheqëse i mbetet që të punojnë shumë në gjetjen e momentumeve politike nëpër të cilat ata duhet ta gjejnë ngritjen dhe fitimin e besimit qytetarë.