Ditë më parë Qeveria ka themeluar grupin punues ndërinstitucional për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Kjo ka ardhur pas luftës së Rusisë në Ukrainë, ku janë shtuar thirrjet që Kosova të jetë anëtare e NATO-s.
Por, sa do të ndikojë ky grup që Kosova të arrijë në NATO, në një kohë më të shpejtë?

Lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha.
Ai ka thënë se ky është një hap i mirë për avancimin e procesit të integrimit.
“Një hap shumë i mirë për avancimin e procesit të integrimit në organizatat dhe mekanizmat rajonal të sigurisë dhe në NATO mbi të gjitha”, është shprehur ai.
Sipas Batushës, kjo do të ndikojë që të ketë progres më të shpejtë në ngritje të kapaciteteve dhe adresim të shpejtë të çështjeve që ndërlidhen me këto procese.
“Kjo do të mundësojë koordinim më të mirë ndërinstitucional, progres më të shpejtë në ngritjen e kapaciteteve dhe adresim më të shpejtë të çështjeve që ndërlidhen me këto procese”, ka deklaruar deputeti i VV-së për “Bota sot”.