Ditë më parë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pritur në takim ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.
Pas takimit, në konferencën për media, Kurti deklaroi se Kosova është partner i qëndrueshëm për Gjermaninë dhe BE-në, megjithëse u shpreh se qytetarët janë të pakënaqur për vonesat në liberalizim të vizave.
Ndërsa, kryediplomatja gjermane, tha se Kosova ka kryer punët e saja për liberalizim të vizave dhe i mbetet BE-së të jap dritën e gjelbër. Ajo kërkoi përparim në dialogun Kosovë-Serbi.
Më tej ajo shtoi se “Kosova në këtë drejtim e ka bërë punën e saj dhe tani i mbetet BE-së që ta bëjë të njëjtën gjë. Kjo nuk është vetëm në emrin tim personal, por këtë e kemi vendosur edhe në marrëveshjen e koalicionit të qeverisë federale dhe për këtë po punojmë. Me kryeministrin kemi folur edhe për rrugën e reformave të forta të cilën e ka nisur qeveria juaj. Luftimi i korrupsionit, forcimi i sundimit të ligjit, ju në këtë rrugë e keni mbështetjen tonë të plotë. Ne e mbështesim forcimin e demokracisë, kjo tregon shumë mund dhe nuk bëhet brenda ditës”.
“Fajtor Franca për mosliberalizimin e vizave"

“Fajtor Franca për mosliberalizimin e vizave”
Analisti politik, Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se me deklarata të tilla jemi mësuar, sepse sipas tij, deri tani ka pasur mesazhe të tilla nga e gjithë BE-ja.
Leon Duhanaj
Tutje shtoi se arsyeja e liberalizimit qëndron në Paris, dhe e gjitha për shkak të interesave të presidentit francez.
“Deklarata të tilla si kjo e ministres gjermane, tashmë nuk përbëjnë as lajm, sepse jemi mësuar me deklarata të tilla. Pothuaj se të gjitha institucionet e BE-së, si dhe përfaqësues të shumtë të vendeve anëtare, kanë dhënë mesazhe inkurajuese se Kosova i ka përmbushur kriteret e kërkuara për liberalizim vizash. Kemi disa rezoluta të Parlamentit Europian, të cilat bëjnë thirrje për liberalizimin e Vizave. Megjithatë, kjo çështje, ka stagnuar në dyert e Parisit, si pasojë e interesave të Presidentit francez. Në një periudhë ka pasur hezitim sepse janë bazuar në fluksin e madh të azilkërkuesve nga Shqipëria”, thotë Duhanaj.
Më tej deklaroi se kishin edhe një mundësi, por që u keqpërdor, por gjithsesi sipas Duhanajt, problem është tek Makron.
“Madje ne e patëm një mundësi të përfitimit në paketë në kohën kur kërkohej demarkacioni, por për fat të keq, u keqpërdor nga segmente të ndryshme të politikës dhe "shoqërisë civile" për ta sabotuar avancimin e Kosovës. Për mendimin tim, edhe atëherë, edhe tani problemi qëndron kryekëput tek Franca, dhe mungesa e vullnetit për t'i dhënë dritën jeshile këtij projekti. Ai problem qëndron dhe tani, por mendimi im ka qenë vazhdimisht se Presidenti Makron, e mban si adut për ta përdorur si lloj karremi në çështjen e dialogut”, shtoi ai.
Ai u shpreh tutje se për shkak të zgjedhjeve që Franca i ka tani, ka edhe rezerva të theksuara, por Duhanaj shprehet se, uroj që Franca ta pozicionojë veten lidhur me këtë temë.
“Pos kësaj ka rezerva të theksuara shkaku i zgjedhjeve, të cilat Franca do t'i zhvillojë në pranverë. Nëse bazohemi në klimën momentale, antiruse dhe shqetësimet që bota i ka për Ballkanin mund të konkludohet se ndoshta ekziston një klimë më e mirë. Megjithatë mendoj që këtë trend, nëse ekziston mund ta vërejmë vetëm pas zgjedhjeve në Francë. Uroj që duke qenë se Franca e ka edhe Presidencën e Europës, ta shfrytëzoj për ta pozicionuar edhe veten për ta shtyrë këtë temë përpara. Megjithatë kjo nuk varet shumë nga ne. Kosova duhet ta bëj argatin e saj gjithandej. Të kërkojmë me ngulm njohjen nga 5-shja europiane në mënyrë që t'u hapim rrugë integrimeve të mëtutjeshme”, ka përfunduar Leon Duhanaj.
“Duhet të jemi afër Europës”
Analisti politik Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, deklaron se tani është koha e favorshme, dhe se BE-ja tani ta kuptoj se në këso kushte duhet të jenë bashkë këto vende.
Rexhep Shahu
“Shpresojmë se me përkrahjen e Gjermanisë në BE në kushtet që janë krijuar, të hapet drita jeshile për Kosovën për në BE. Bashkimi Europian në këto kohë lufte e ndjen se duhet të jenë bashkë vendet e Evropës dhe të Ballkanit Perëndimor. Unë shpresoj se është e favorshme koha për Kosovën nëse qeveritarët e saj nuk bëjnë gafa politike e diplomatike”, thotë ai.
“Pengesë politike”
Juristi Blerim Burjani thekson se Kosova i ka plotësuar kriteret, por pengesë e kësaj është se ky proces nuk është përkrahur nga disa shtete.
Blerim Burjani
“Pak ka gjasa, Gjermania gjithmonë e ka përkrahur Kosovën për liberalizim, përderisa shtetet tjera kanë ndaluar politikisht këtë proces. Pra, pengesa është politike e jo teknike, të gjithë e dinë në BE që Kosova teknikisht ka plotësuar të gjitha kriteret”, shtoi Burjani.