Vrasjet e pasluftës të veprimtarëve e politikanëve ende nuk janë zbardhur.
Përkundër, që për shumë vite është kërkuar drejtësi për vrasjet poltike.
Publicisti Idriz Zeqiraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka treguar se kush i ka bërë ekzekutimet e pas luftës.
Po ashtu, ai ka treguar arsyen se pse kanë ndodhur këto vrasje.
“ Shqiptarët e Kosovës, si popull i traditës, ndër shekuj ka vlerësuar mirënjohjen dhe respektin, për ata që i kanë ndihmuar në fatkeqësi. Por, disa "komandantë" banditër, mjerisht, shqip-folës, të lidhur fort me Shërbimet Informative të disa shteteve armike të Kosovës, me bekimin edhe të filo-rusëve të shtetit amë, fatkeqësisht, në pushtet, instruktuan elementë të infiltruar në LPK-e, ekzekutuan, gjatë dhe pas luftës, ushtarakët luftë-bërës të FARK-ut, kuadrot e veprimtarët të LDK-së të Ibrahim Rugovës, si dhe kuadrot e hershëm të LPK-së. Qëllimi është i qartë: Marrja dhe mbajtja e pushtetit me dhunë e terror”, ka thënë Zeqiraj.
Po ashtu, ai ka hedhur akuza ndaj PAN-it.
“Thënë troç, PAN-i në pushtet, për afro dy dekada radhazi, ka vrarë shumë qindra kundërshtarë politikë, ka abuzuar me pushtetin, duke vjedhur e grabitur, në mënyrën me cinike, më kriminale, pasuritë e brezave shqiptarë”, ka deklaruar Zeqiraj.
Në fund, ai u shpreh se nuk është bërë asgjë në këto fusha.
“Banditërit në pushtet nuk bënë asgjë për përgatitjen ekonomike dhe plotësimin e kushteve me elementare, siç është funksionimi i sistemit të drejtësisë , as luftimin e krimit dhe të korrupsionit në përmasa industriale”, ka vlerësuar Zeqiraj për “Bota sot”.