Lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në javën e katërt. Ajo ka ndikuar në politikën botërore, në ekonomi e në fusha të tjera.
Frika për një luftë të tretë botërore nuk ka qenë asnjëherë më e pranishme.
Derisa ukrainasit po luftojnë pushtuesit rusë, Rusia nuk e ka ndërmend të ndalet e as të tërhiqet.
Lufta në Ukrainë padyshim që ka ndikuar edhe në Kosovë, lidhur me dialogun me Serbinë, duke e vështirësuar atë.
Kjo pasi Serbia është në mesin e katër shteteve që nuk e kanë dënuar agresionin rus në Ukrainë dhe nuk i kanë vënë sanksione Rusisë, duke e përkrahur atë.
Ndërsa, Kosova ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe është rreshtuar krah Ukrainës, sikurse SHBA-të dhe shtetet tjera të botës.
Së fundi, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se takimet në nivel të lartë në mes Kosovës dhe Serbisë janë vështirësuar shumë pas agresionit rus në Ukrainë.

“Besoj se situata është më e vështirë se dikur. Varet se kur na vije ftesa nga Brukseli, por pas invazionit rus në Ukrainë, ndërkohë që ne vendosëm sanksione dhe shprehëm gatishmërinë për pranimin e 20 gazetarëve dhe 5 mijë refugjatëve, ndërsa Serbia doli përkrahë Federatës Ruse, takimet janë në një situatë tejet më të vështirë sesa në vitin e kaluar. Në këtë situatë ku ata nuk po e kanë kurajon të distancohen nga Federata Ruse dhe tu bashkohen sanksioneve, edhe takimet tona janë vështirësuar shumë”, thotë ai.
Duke qenë kështu, mund të shtyhet edhe arritja e një marrëveshje finale, në favor të Kosovës me njohje nga Serbia.
Gashi: Kosova nuk bisedon e nënshtruar me Serbinë
Tomë Gashi
Lidhur me këtë, avokati Tomë Gashi duke folur për gazetën “Bota sot”, thotë se sikur Rusia, edhe Ukraina do të jetë çdoherë pushtuese dhe se ajo është në anën e kundërt të historisë lidhur me luftën në Ukrainë.
“Serbia në Ballkan ka qenë, është dhe do të jetë si Rusia në Ukrainë, pra pushtuese. Dhe, derisa Kosova është në anën e drejtë të historisë, siç janë edhe mbi 190 shtete të botës, Serbia është e kundërta. Ne e përkrahim Ukrainën siç e përkrahë edhe bota e civilizuar në krye me SHBA-të. Serbia përkrahë Rusinë siç e përkrahin 4 shtete diktatoriale në botë”, është shprehur Gashi.
Sipas tij, Kosova nuk do të ulet e nënshtruar të bisedojë me Serbinë.
“Ne me Serbinë nuk mund të jemi, as të barabartë sepse jemi viktimë e agresionit gjenocidal të Serbisë dhe sigurisht që Kosova me kryeministër Albin Kurtin nuk e ka prioritet dhe nuk do të ulet e nënshtruar nga Serbia siç e bënë të tjerët që negocionin me Serbinë si të nënshtruar”, thekson ai.
Ai shton se Kosova do të bisedojë pa kushte për asociacionin dhe territorin, por për njohje, ku për këtë të fundit vlerëson se Serbia ka nevojë për presion nga SHBA-të, në të kundërtën nuk e bën.
“Dhe dihet se ne do të bisedojmë me Serbinë vetëm sa i përket pranimit të shtetit të Kosovës pa kushte, pa ‘Zajednica’ e pa dhënie të territorit. Por, kjo nuk do të ndodhë pa trysninë e SHBA-ve dhe BE-së. Pra, ne nuk e kemi me nguti këtë punë dhe zgjidhja është SHBA-ja, e cila duhet t’i bëjë trysni Serbisë që ta pranojë Kosovën si shtet. Pa SHBA-të kjo kurrë nuk do të ndodhë me Serbinë e Vuçiqit, ministrit të Milosheviqit”, thotë Tomë Gashi për gazetën “Bota sot”.
Shahu: Lufta mund të përshpejtojë anëtarësimin e Kosovës në NATO
Rexhep Shahu
Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, mendon se nuk është stinë bisedimesh, derisa aleati i Serbisë po bën luftë.
“Besoj se nuk është stinë bisedimesh mes Kosovës e Serbisë derisa po bëhet një luftë nga aleati historik i Serbisë dhe ajo është në ethet që ta përkrahë Putinin dhe në frikën para Evropës e NATO-s”, vlerëson ai për “Bota sot”.
Sipas Shahut, në stinë qetësie nuk është as Kurti dhe Kosova nga lufta në Ukrainë, derisa shton se Kosova edhe pse nuk është në NATO, e ka brenda atë.
“Edhe Kurti, as Kosova nuk është në stinë qetësie pasi krismat e luftës në Ukrainë tronditën gjithë vendet. Por, Kosova edhe pse nuk është në NATO, e ka NATO-n brenda saj”, thotë analisti.
Ai potencon se tani nuk bëhet fjalë për dialog dhe se lufta ndoshta do të bëjë që të përshpejtohet procedurat e anëtarësimit të Kosovës në NATO.
“Besoj do të shtyhen bisedimet dhe nuk bëhet fjalë tani në këto kohë për dialog. Ndoshta kjo luftë dhe ekuacionet e fuqive të mëdha, rirreshtimi i forcave në botë mund të bëjë që me procedurë të përshpejtuar të hyjë Kosova në NATO”, ka deklaruar Rexhep Shahu për gazetën “Boa sot”.