Iniciativa “Ballkani i Hapur”, mbetët ende një nga projektet që kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama vazhdon ta përmend pothuajse në çdo rast që i jepet.
Ky projekt u iniciua nga Rama, Vuçiq dhe Zaev, por i pa përkrahur nga Kosova.
Në lidhje me përmendjen e vazhdueshme të kësaj iniciative nga ana e kryeministrit Rama, ka folur për “Bota sot”, profesori, Muhamet Kelmendi.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/18/auto_auto_muhamet-kelmendi15555924081647614853.jpg)
Ai u shpreh që “Ballkani i Hapur” mbetët ëndrra e vazhdueshme e Ramës mirëpo që mund të jetë e rëndë për të u realizuar.
“Askush nuk është kur “Ballkanit të Hapur” që ka barazi statutare, ekonomike dhe politiko-juridike. Lidhur me qëndrimin e z.Rama për “Ballkanin e Hapur” nuk ka shumë mendime konkrete, pse z.Rama e mbronë me fanatizëm. Është kënaqësi nëse do të funksiononte. Por, kjo është ëndërr e rëndë! Ka kohë që z.Rama e përkrah këtë organizim. Kjo ndodhi edhe në konferencën për shtyp me z.Borrell”, u shpreh ai.
Kelmendi ndër të tjera thotë që kjo iniciativë ka vlerë vetëm kur Serbia e njeh Kosovën mirëpo që nëse kjo nuk ndodh Rama është mirë të zgjohet nga ëndërrimi.
“Është shumë rëndë kur nga z.Rama dëgjon se e ardhmja e shtetëve dhe e popujve në këto anë qenka te “Ballkani i Hapur” me shtetin kriminal serb. “Ballkani i Hapur” ka perspektivë vetëm kur Serbia e njeh shtetin e Kosovës dhe e pranon gjenocidin serb. Pa këtë njohje ajo është vetëm një ëndërr që në një ditë do të zgjohet z.Rama nga ëndërrimi. Dëshiroj me dëme të vogla. “Ballkani i Hapur” pa intergrime evropiane nuk ka të ardhme. Jam i bindur në këtë”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.