Mehmeti: Putini synon ta destabilizojë Ballkanin

Politika

Mehmeti: Putini synon ta destabilizojë Ballkanin

Nga: A.M. Më: 18 mars 2022 Në ora: 15:59
Faton Mehmeti

Si duket ambiciet e presidentit të Rusisë, posaçërisht të presidentit Vladimir Putin nuk do të përfundojnë vetëm në Ukrainë.

Analisti politik, Faton Mehmeti thotë se Putini po i tregon qartë synimet e tij për të provokuar destabilitet në Kosovë.

“Putini po tregon qartë se ka synime ta destabilizojë Kosovën dhe Shqipërinë, me faktin se po e alarmon botën për "luftën e shqiptarëve në Ukrainë" për pretekste. Kjo gjë është sinjal për Serbinë që të synojë pastaj dominimin mbi shqiptarët, fillimisht duke provokuar situatën në veri e pastaj me mundësi edhe në krejt Kosovën”, thotë ai.

Po ashtu, ai thotë se Putini synon që ta destabilizojë Ballkanin, dhe këtë e quan alarm për shqiptarët që të mobilizohen.

“Me mesazhet e tija Putini synon ta destabilizojë Ballkanin, krejt kjo në emër të sulmeve ndaj shqiptarëve. Putini nuk synon vetëm Ukrainën, qëllimi dhe synimi i tij është edhe destabilizimi i Kosovës dhe Shqipërisë, për të lidhur pastaj daljen në det, si dhe forcimin e Serbisë në raport me shqiptarët, çka rrjedhimisht nënkupton sundim të Rusisë edhe mbi Ballkanin. Ky është alarm me të cilën shqiptarët duhet të mobilizohen”, përfundon Mehmeti për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat