Zgjedhje në Serbi do të mbahen më 3 prill. Nga ana e tyre kanë deklaruar se këto zgjedhje do të mbahen edhe në komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për këtë çështje, duke thënë se së bashku me vendet e QUNIT-it dhe BE-në do ta gjejnë një zgjidhje.
Sipas tij, kurrsesi nuk duhet të cenohet shtetësia, kushtetutshmëria, sundimi i ligjit dhe rezoluta, për zgjedhjet serbe.
“Ne kemi shprehur qëndrimin tonë dhe konsiderojmë që në njërën anë nuk duhet që t’ua pamundësojmë serbëve në Kosovë, që përveçse kanë nënshtetësinë e Kosovës dhe atë të Serbisë ta kenë të drejtën e votës atje, mirëpo në anën tjetër kushtetutshmëria, ligji në Kosovë, rezoluta e fundit e 15 janarit, neve na e obligojnë bazën e çfarëdo zgjidhje që do të marrim në të ardhmen. Jemi në kontakt me ambasadat e QUINT-it dhe BE-së këtu në Kosovë në mënyrë që të shohim se çfarë zgjidhje mund të gjejmë që edhe të drejtat të mos shkelen, por kurrsesi të mos cenohet shtetësia, kushtetutshmëria, sundimi i ligjit dhe Rezoluta... Ne do ta gjejmë një zgjidhje për këtë dhe konsiderojmë që ajo zgjidhje nënkupton vullnetin e mirë, por para së gjithash, dysheme e tavan është kushtetushmëria dhe sundimi i ligjit. Nuk duam asnjë qytetar i Kosovës që e ka nënshtetësinë e Serbisë të privohet nga e drejta e votës”, ka thënë ai.
Kelmendi: Zgjedhjet e shtetit serb nuk duhet të organizohen nga Republika e Kosovës

Juristi Muhamet Kelemndi
Duke folur në lidhje me këtë çështje, juristët e komentojnë këtë çështje, për gazetën “Bota sot”. Juristi Muhamet Kelemndi në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se e gjitha kjo varet nga qëndrimi i SHBA-së dhe i BE-së. Por, që OSBE nuk mund të organizojë zgjedhje e një shteti në një shtet tjetër.
“A do të mbahen apo jo zgjedhjet serbe në Kosovë varet shumë nga qëndrimi i SHBA-ve dhe BE-së. Mirëpo, duhet thënë se nuk është fakt se OSBE-ja organizon zgjedhje në shtetet e tjera për ndonjë shtet. Natyrisht se është e pavërtetë se OSBE-ja organizon zgjedhjet për një shtet në shtetin tjetër sovran”, deklaron ai.
Më tej, Kelmendi thotë se zgjedhjet për pakicën serbe duhet të mbahen në përfaqësinë e tyre në Kosovë.
“Zgjedhjet mbahen nëpër përfaqësi të shtetit dhe jo nga shteti. Çdo shtet organizon vetëm zgjedhjet e veta parlamentare e lokale. Shteti nuk organizon zgjedhje dhe nuk i interesojnë fare zgjedhjet e shtetit tjetër. Në këtë kontekst nuk duhet që Kosova të merret me zgjedhjet serbe dhe serbët që kanë shtetësi serbe, mund dhe duhet që në përfaqësinë e tyre në Kosovë të votojnë. Mundësi tjetër nuk ka", vlerëson ai.
Burjani: Zgjedhjet në Kosovë nuk kanë kuptim
Juristi Blerim Bujrani
Juristi tjetër Blerim Bujrani thotë se këto zgjedhje nuk kanë kuptim që të mbahen në Kosovë.
Sipas tij, Serbia dhe politika e saj nuk ka pse të maskohet se ka autoritet mbi Kosovën.
“Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë nuk kanë kuptim, Serbia duhet të zgjerojë zyrën e vet në Kosovë si dhe të ketë objekt të vetin të akredituar në Kosovë me marrëveshje me shtetin e Kosovës ku mund të organizohen zgjedhje, pra nuk mund të maskohet politika dhe interesi i Serbisë në Kosovë që është arsyetimi i rrejshëm para Serbisë se këtu ka sovranit serb mbi Kosovën, Vuçiqi dhe politika serbe do të ketë më së paku një pakicë të vogël serbe të votojë për zgjedhjet serbe, satisfaksion i rrejshëm për serbët e Kosovës se ata ende jetojnë në Serbi e jo në një shtet të pavarur të Kosovës”, thotë ai.
Ai në fund thotë se për Kosovën nuk kanë vlerë këto zgjedhje, pra zgjedhje të një shteti tjetër.
“Marrëveshja e Kosovës me Serbinë për të organizuar votimet për pakicën serbe në Kosovë është e mundshme ashtu si kam thënë njëjtë për referendumin e organizuar nga Serbia për Kosovën s’ka rëndësi asgjë as këto zgjedhje, pra për Kosovën nuk kanë vlerë këto zgjedhje të një shteti tjetër”, përmbyll Burjani.