Krizë e thellë brenda PD-së/ Kërkohet dorëheqja e Bashës – rikthimi i Berishës i pashmangshëm

Politika

Krizë e thellë brenda PD-së/ Kërkohet dorëheqja e Bashës – rikthimi i Berishës i pashmangshëm

Arife Morina Nga Arife Morina Më 19 mars 2022 Në ora: 11:25
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Partia Demokratike e Shqipërisë po përballet me një nga krizat më të thella politike, që nga formimi i saj.

Ishte vendimi i Lulëzim Bashës për suspendimin nga Grupi Parlamentar i PD të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili shkaktoi pakënaqësi dhe ndarje të brendshme politike.

Mirëpo, Berisha nuk qëndroi i heshtur, pasi filloi një aksion politik me Foltoren, ku mori mbështetje shumë të madhe nga demokratët.

Kjo gjë e shqetësoi shumë Bashën, i cili po e ndjente se situata kishte filluar t’i dilte nga kontrolli, ku shumë figura të larta politike të PD-së i ofruan mbështetje publike Berishës.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat