Burjani: Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë nuk kanë kuptim

Politika

Burjani: Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë nuk kanë kuptim

Nga: A.SH Më: 19 mars 2022 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

Zgjedhjet presidenciale të Serbisë do të mbahen më 3 prill.

Bashkësia ndërkombëtare ka shtuar presionin ndaj institucioneve të Kosovës për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Juristi Blerim Bujrani thotë se këto zgjedhje nuk kanë kuptim që të mbahen në Kosovë.

Sipas tij, Serbia dhe politika e saj nuk ka pse të maskohet se ka autoritet mbi Kosovën.

“Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë nuk kanë kuptim, Serbia duhet të zgjerojë zyrën e vet në Kosovë si dhe të ketë objekt të vetin të akredituar në Kosovë me marrëveshje me shtetin e Kosovës ku mund të organizohen zgjedhje, pra nuk mund të maskohet politika dhe interesi i Serbisë në Kosovë që është arsyetimi i rrejshëm para Serbisë se këtu ka sovranit serb mbi Kosovën, Vuçiqi dhe politika serbe do të ketë më së paku një pakicë të vogël serbe të votojë për zgjedhjet serbe, satisfaksion i rrejshëm për serbët e Kosovës se ata ende jetojnë në Serbi e jo në një shtet të pavarur të Kosovës”, thotë ai.

Ai në fund thotë se për Kosovën nuk kanë vlerë këto zgjedhje, pra zgjedhje të një shteti tjetër.

“Marrëveshja e Kosovës me Serbinë për të organizuar votimet për pakicën serbe në Kosovë është e mundshme ashtu si kam thënë njëjtë për referendumin e organizuar nga Serbia për Kosovën s’ka rëndësi asgjë as këto zgjedhje, pra për Kosovën nuk kanë vlerë këto zgjedhje të një shteti tjetër”, përmbyll Burjani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat