Të enjten (17 mars 2022) janë mbushur 18 nga trazirat e dhunshme të 17 dhe 18 marsit të vitit 2004. Pavarësisht viteve që kaluan kjo ngjarje vazhdon të ngërthej shumë paqartësi, sidomos lidhur me organizimin e tyre.
Këto ngjarje që ndikuan edhe në shtyrjen e Pavarësisë së Kosovës për disa vite, nuk u hetuan asnjëherë, ndonëse dëmet njerëzore e materiale ishin të shumta.
Ngjarjet e dhunshme do të eskalonin në gjithë Kosovën pas raportimeve se në lumin Ibër ishin mbytur dy fëmijë shqiptarë duke ikur nga disa serbë.
Të enjten (17 mars 2022) janë mbushur 18 nga trazirat e dhunshme të 17 dhe 18 marsit të vitit 2004. Pavarësisht viteve që kaluan kjo ngjarje vazhdon të ngërthej shumë paqartësi, sidomos lidhur me organizimin e tyre.
Këto ngjarje që ndikuan edhe në shtyrjen e Pavarësisë së Kosovës për disa vite, nuk u hetuan asnjëherë, ndonëse dëmet njerëzore e materiale ishin të shumta.
Ngjarjet e dhunshme do të eskalonin në gjithë Kosovën pas raportimeve se në lumin Ibër ishin mbytur dy fëmijë shqiptarë duke ikur nga disa serbë.
Haziri: Mbetja jashtë institucioneve e njerëzve që quheshin si komandantë kryesor të UÇK-së ishte njëra nga arsyet që quan drejt këtyre trazirave të marsit të 2004-ës
Analisti Nexhat Haziri në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka komentuar këtë ngjarje. Ai ka deklaruar se SHIK-u në bashkërendim edhe me organizata kriminale të serbëve në veri të vendit, tentoi që përmes trazirave, ta përmbyste pushtetin që kishte dal apo ishte konsoliduar nga një proces demokratik të zgjedhjeve të para parlamentare.
“Nëse kthejmë kujtesën e mars-prill të vitit 2004, kur PDK-ja, përmes organizatës kriminale SHIK-ut në bashkërendim edhe me organizata kriminale të serbëve në veri të vendit, tentoi që përmes trazirave, ta përmbyste pushtetin që kishte dal apo ishte konsoliduar nga një proces demokratik të zgjedhjeve të para parlamentare të njohura edhe ndërkombëtarisht edhe pse qeveria e koalicionit të gjerë LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja, e cila udhëhiqej nga i ndjeri Bajram Rexhepi nga PDK-ja si kryeministër”, thotë Haziri.
Sipas Hazirit, mbetja jashtë institucioneve e njerëzve që quheshin si komandantë kryesor të UÇK-së, përkundër mos marrjes së përkrahjes nga populli, ishte njëra nga arsyet që quan drejt këtyre trazirave të marsit të 2004-ës.
“Tani kur po flasim për këto ngjarje që ndodhën para 18 viteve, siç janë trazirat e vitit të 2004-ës, dhe pasojat që shkaktuan dhe me të cilat ballafaqohemi edhe sot si shtet, sidomos në raport me akomodimin e pakicës serbe brenda shtetit dhe institucioneve të tij. Këto ngjarje të cilat e goditën Kosovën në shumë rrafshe si në atë politik, të sigurisë, ekonomik dhe dëmtuan rëndë imazhin e vendit në rrafshin ndërkombëtar në atë periudhë kur vetëm kishte filluar të flitej për statusin politik dhe juridik të vendit”, nënvizon ai.
Haziri: Nuk u bë as një raport nga ato komisione hetuese dhe nuk publikuan bash asgjë
Ai tha se pikërisht këto trazira, të cilat dolën jashtë kontrollit për disa ditë, krijuan terrenin që Serbia të kishte një kërkesë permanentë për një mekanizëm që “do t’i mbronte serbët nga shumica shqiptare”.
Kjo sipas tij u përkrah edhe nga faktori ndërkombëtar në proceset vijuese siç është dokumenti i Ahtisarit mbi të cilin u bë shpallja e Pavarësisë së vendit e deri me nënshkrimin e marrëveshjes së vitit 2013 ku parashihej formimi i Asociacionit të Komunave Serbe me shumicë.
“Është interesante se në atë kohë u formuan shumë komisione faktmbledhëse ndërkombëtare, madje edhe nga KS i OKB-së për t’i hetuar ngjarjet e trazirave të vitit 2004 dhe elementet që i nxitën ato, por nuk u bë asnjë raport nga këto komisione hetuese dhe nuk publikuan bash asgjë. Pra, këto trazira kanë vulosur fatkeqësisht ndarjen e brendshme etnike të Kosovës dhe kanë rrënuar në masë të madhe shpresën për ngritjen e një mirëbesimi në mes shumicës shqiptare dhe pakicës serbe për shtensionim të raporteve në mes tyre, gjë që po vazhdojnë të jenë të paqëndrueshme dhe problematike edhe sot”, thekson ai.
Tërnava: Ato ngjarje ndikuan negativisht, në planin e Ahtisarit
Kurse, për ekspertin e sigurisë, Hajrullah Tërnava, marsi i vitit 2004 do të mbetet në kujtesën tonë si histori e ndodhive të ndryshme ku ishin të involvuara shërbimet sekrete serbe dhe e shkaktuan një efekt negativ sa i përket imazhit të pasluftës, në kohën e përpjekjeve për shtetësinë e Kosovës.
“Kjo ngjarje ndikoi mjaft negativisht edhe në planin e Ahtisarit ku u paraqitën mangësi, të cilat sot e asaj dite po na përcjellin e sidomos kur këto ndodhi i shërbyen Ahtisarit si shkak i bashkëngjitjes në Kushtetutën e Kosovës, e që edhe sot konsiderohen si pengesa të shtetësisë tonë. Edhe pse kaluan 18 vite nga këto trazira neve na kujtohen ato veprime tragjike të vrasjeve në shume qytete të Kosovës, si nga ana e serbëve njashtu edhe nga ana e shqiptarëve, e që qëllimi i këtyre protestave ishin të pengohej rruga drejt shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, thotë Tërnava.
Tërnava thotë se, meqë nga viti 2004 e deri më tani kanë kaluar mbi 18 vite të tëra, ka ardhur koha për të filluar hetimet për ato ndodhi të atyre inskenimeve, në mënyrë që përgjegjësit e atyre ngjarjeve të vihen para drejtësisë.
Tërnava: E vetmja mënyrë e zbardhje të së vërtetës është që hetimet të bëhen nga shtetet mike, si Amerika
“Shteti i Kosovës ende se ka atë forcë që t`i bëjë ato hetime, të cilat do të duhej të shtriheshin edhe jashtë territorit të Kosovës, sidomos në Serbi.
Pra, kjo s`mund të bëhet aktualisht kur dihet situata mes Kosovës dhe Serbisë që ndërkombëtarët po na ndërmjetësojnë që të vjen deri te pajtimi dhe njohja reciproke, sidomos në këtë situatë, kur Kosova dihet që ende nuk është e pranuar nga 5 shtete të BE-së dhe nuk është anëtare e NATO-s. E vetmja mënyrë e ushtrimit të hetimeve sikur të pranohej në këtë kohë kishte qenë që ato hetime të ushtrohen nga shtetet mike sikur që është Amerika me shërbimet dhe teknikat përkatëse që i posedojnë, por me dakordimin nga ana e dy shteteve si të Serbisë njashtu edhe të Kosovës, dhe ato hetime që do të ushtrohen janë ndërkombëtare dhe të paanshme që për ato rezultate si produkt i hetimeve munden ti pranojnë shtetet në fjalë si Serbia njashtu edhe Kosova”, nënvizon Tërnava.
Sipas tij, në rrethanat në të cilat tani gjendet shteti i Kosovës vështirë që mund të ndodhë ky hulumtim e sidomos pa pajtimin e Serbisë.
“Faktet e procedurave të hetimeve do ta shpallnin fajtor njërin shtet e që ne mendojmë se është Serbia, gjë që në këto kohëra ky konstatim i fajësisë do të ishte debakël i vërtetë i shtetit fajtor që ne supozojmë se është Serbia, sepse hulumtimet do ta kishin edhe koston e tyre të lartë se edhe në ato kohë janë bërë përpos dëmeve të shumta materiale, ndodhen edhe shumë vrasje dhe plagosje nga të dyja anët serbo-shqiptare”, thotë ai.
Hetimet ndërkombëtare
Sipas Tërnavës, edhe sikur të bëheshin hetimet dhe të zbuloheshin shkaqet e atyre sulmeve dhe sikur të ishte fajtore për të gjitha këto të këqija Serbia, është në pikëpyetje se a do ta kishim mundësinë që Serbia të jep llogari në gjyqet ndërkombëtare.
Ai thotë se këto hetime mund t`i zhvillojnë vetëm ndërkombëtarët neutral dhe për ato dëme të japin llogari shkaktarët e atyre dëmeve të kohëve të ndryshme.
“Pra, besohet sikur hetimet të udhëhiqeshin profesionalisht, ato hetime të nevojshme, edhe botës do t’i shërbenin për të mirë”, thekson ai.