Mashtrimet e zyrtarëve në deklarimet e pasurisë/ Agjencia Antikorrupsion ka dështuar

Politika

Mashtrimet e zyrtarëve në deklarimet e pasurisë/ Agjencia Antikorrupsion ka dështuar

Arife Morina Nga Arife Morina Më 21 mars 2022 Në ora: 07:53
Foto ilustrim

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka njoftuar se nga 1 janari e deri tash, ka përcjell 60 kallëzime penale, 11 informata në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe 3 informata në Polici.

Këto kallëzime janë për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Po ashtu, thuhet se në mesin e zyrtarëve kundër të cilëve janë përcjellë këto raste ka edhe zyrtarë të lartë.

Lumnie Demi nga AKK-ja ka deklaruar se në këtë listë ka edhe: ministra, zëvendësministra, kryeprokuror, gjyqtar, anëtar të këshillit drejtues të universiteteve publike, prodekan, sekretar fakultetesh, asambleistë dhe jo vetëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat