Amerika me mbështetje të veçantë për sovranitetin, integritetin territorial të Kosovës

Politika

Amerika me mbështetje të veçantë për sovranitetin, integritetin territorial të Kosovës

Arife Morina Nga Arife Morina Më 21 mars 2022 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Gjatë ditëve të fundit, Kosovën e vizitoi një delegacion i Shtëpisë së Bardhë i cili u kryesua nga Elizabeth Sherëood-Randall, Këshilltare për Sigurinë Kombëtare e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden.

Pjesë e delegacionit ishin edhe Curtis Reid, drejtor i Lartë për Çështje Multilaterale në kuadër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Hillary Hurd, këshilltare e Lartë në Këshillin për Siguri Kombëtare dhe Holly Holzer, koordinatore e Departamentit të Shtetit për Përpjekjet e Zhvendosjes nga Afganistani (CARE).

Delegacioni u shoqërua edhe nga ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ky delegacion amerikan zhvilloi takime me dy udhëheqësit më të lartë të shtetit, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Dr. Sherwood-Randall, sipas njoftimit zyrtar të SHBA-ve, e ka përsëritur përkushtimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin, integritetin territorial dhe sigurinë rajonale të Kosovës, siç është demonstruar përmes SHBA-së, udhëheqje e qëndrueshme në misionin e Forcës së Kosovës (KFOR) të NATO-s dhe mbështetje thelbësore për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila po e vazhdon planin e saj 10-vjeçar të tranzicionit.

“Dr. Sherëood-Randall shprehu falënderime të thella për presidentin Osmani dhe kryeministrin Kurti për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës për pritjen e përkohshme të afganëve të cenueshëm në Kampin Liya, ndërsa ata kalojnë në shtëpitë e ardhshme, për partneritetin e Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe për aktet e solidaritetit të Kosovës me popullin ukrainas”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, në faqen e saj.

Pas takimeve, të dy krerët shtetëror reaguan me deklarata publike.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është duke e shtuar bashkëpunimin me Amerikën, veçanërisht në forcimin e marrëdhënieve politike, ushtarake dhe ekonomike”.

"Jemi krenarë për intensifikimin e bashkëpunimit tonë me Shtetet e Bashkuara. Kosova është transformuar nga një vend importues të paqes në një vend eksportues të paqes me mbështetjen tuaj dhe jemi të bindur se mund të ndërtojmë mbi këto arritje së bashku. Ashtu siç e përmendi presidenti Biden, gjatë vitit të kaluar Kosova ka demonstruar vazhdimisht lidership në skenën ndërkombëtare. Sot, Kosova është avokuese e fortë për paqe dhe siguri në rajon dhe më gjerë”, theksoi ndër të tjera, presidentja Osmani.

Kurse, kryeministri Kurti ka deklaruar se Kosova dhe populli i saj janë çdoherë të gatshëm për t'iu përgjigjur thirrjes për ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"U bisedua për invazionin rus dhe agresionin ushtarak në Ukrainë, situatën e re politike dhe nevojën për kujdes të shtuar në këtë pjesë të Evropës”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Ekspertët e sigurisë për “Bota sot” komentuan këtë vizitë të delegacionit amerikan në Kosovë dhe mesazhin që përçoi kjo vizitë.

Shala: Ardhja e delegacionit nga SHBA-ja ishte e pashmangshme

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat