“Pas Rusisë, nga KE-ja duhet të përjashtohet edhe Serbia”

Politika

“Pas Rusisë, nga KE-ja duhet të përjashtohet edhe Serbia”

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 22 mars 2022 Në ora: 07:57
Këshilli i Evropës

Këshilli i Evropës e përjashtoi pak ditë më parë Rusinë nga organi kryesor i të drejtave të njeriut në kontinent, për shkak të agresionit dhe luftës së Moskës në Ukrainë.

Këshilli i Ministrave i organizatës prej 47 vendesh anëtare tha në një deklaratë se "Federata Ruse nga sot nuk është më anëtare e Këshillit të Evropës".

Në një lëvizje shumë simbolike pas vendimit, personeli i Këshillit të Evropës doli jashtë selisë së tij në Strasburg dhe e hoqi flamurin rus, duke e palosur atë me kujdes pas heqjes së tij. Rusia kishte qenë anëtare e grupit për 26 vite.

Javën e kaluar Rusia iu përgjigj Këshillit të Evropës, cili e pezulloi anëtarësimin e saj duke fajësuar BE-në dhe NATO-n për minimin e Këshillit të Evropës. Rusia tha se nuk do të merrte më pjesë në këtë organizëm.

Këshilli i Evropës merret me zhvillimin dhe mbikëqyrjen e demokracisë, sundimit të rendit dhe ligjit, dhe të drejtat e njeriut.

Pas këtij vendimi, ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka deklaruar se përjashtimi i Rusisë nga Këshilli i Evropës le t'i paraprijë anëtarësimit të Kosovës në KE.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat