Mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë/ Eksperti i sigurisë paralajmëron përshkallëzim të situatës

Politika

Mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë/ Eksperti i sigurisë paralajmëron përshkallëzim të situatës

Nga: A.M. Më: 22 mars 2022 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala në një prononcim për “Bota sot” thotë se vizita e delegacionit amerikan në Kosovë ishte e pashmangshme, duke parë mundësinë e përshkallëzimit të situatës në rajon.

“Ardhja e delegacionit nga SHBA-ja ishte e pashmangshme sepse qëndrimi i qeverisë që mos t’i lejoj që të mbahen zgjedhjet nacionale të Serbisë në vend dhe mundësisë së përshkallëzimit të situatës në rast se nuk do të lejoheshin nga ana e institucioneve të Republikës”, deklaroi ai.

Image
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala

Shala thotë se gjatë këtij takimi u diskutua pengimi i mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë dhe përshkallëzimi i sigurisë nacionale.

“Pra, gjatë takimit me presidenten janë diskutuar patjetër edhe skenarët e mundshëm të dalur nga pengimi e mos lejimi i mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë, ku siguria nacionale në njërën anë do të atakohej e në anën tjetër do të rritej mundësia që serbët në veri të vendit të shpallin ndonjë lëvizje, e cila do të kishte me reflektu në veprimet mbi të drejtën kushtetuese dhe asaj ndërkombëtare. Pas takimit qeveria lejoi që këto zgjedhje të organizohen, por që për modalitetet mbetet të shihen në ditët në vijim”, theksoi eksperti i sigurisë.

Në fund, ai thotë se Kosova ka rrugë të gjatë për të bërë deri te procedura për anëtarësimin në NATO.

“Kosova në rrugën drejt anëtarësimit në NATO ka para vetit një mori detyrash për t’i përmbushur nga përmbyllja e planit gjithëpërfshirës të Forcës deri te hapja e procedurës 5 pikëshe për t’u anëtarësuar në NATO”, potencoi Drizan Shala për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat