‘Rezervat e familjes së Memli Krasniqit janë më të mëdha se ato të shtetit?!”

Politika

‘Rezervat e familjes së Memli Krasniqit janë më të mëdha se ato të shtetit?!”

Nga: H.O. Më: 23 mars 2022 Në ora: 10:37
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se Kosova ka rezerva shtetërore vetëm për tri ditë.

“Grurë kemi vetëm edhe për dy muaj në mars dhe prill. S’dinë çka të tregojnë kurrëkush se çka do të bëhet nëse kemi krizë në maj e qershor. Se ka rezerva shtetërore për tre muaj është e pamundur, pasi as Bullgaria s’ka për tre muaj rezerva”, ka thënë ai.

Image
Binak Maxharraj

Ndaj kësaj deklarate të Krasniqit ka reaguar profesori nga Amerika, Binak Maxharraj. Ai në një prononcim për ‘Bota sot’, thotë se ‘Memli Krasniqi kryetari në detyrë i PDK e paska lëshu një bombë më të madhe se ato që po i lëshon Rusia në Ukrainë duke deklaruar se Kosova paska rezerva shtetërore vetëm për tri ditë’.

“Me siguri se rezervat e familjes Krasniqi janë më të mëdha se sa të shtetit të Kosovës që i mjaftojnë jo vetëm për tri ditë por për shumë muaj e vite, sepse ky i përket PDK partisë e cila e ka mjelë si lopën shtetin e Kosovës”, thekson ai.

Sipas Maxharrajt, është mirë që Memli Krasniqi ta dijë por edhe të na tregon se këto rezerva të shtetit të Kosovës do të ishin shumë më të medha se sa për tri ditë siç thotë Krasniqi sikur PDK të mos e kishte vjedhë dhe plaҫkitë shtetin për këto dy dekada.

“Duke filluar nga fondet e luftës "Vendlindja thrretë"dhe "tre përqindëshi" i diasporës të ndarë nga djersa e tyre për luftën te cilat shumë pak prej tyre kanë arrijtë për luftën, por janë plaqkitë e ndarë nga komandantët e Rognerit, por duke e vjedhë e plaqkitë shtetin edhe pas luftës përmes formave të ndryshme të plaqkitjës, me tendera, më toka, me privatizime falas, etj., dhe sot janë të gjithë milionera që vetëm 20 vjetë me parë mbanin opinga llastiku. Pra, z. Memli Krasnqi sikur fillimisht shtetit të mos vidhej dhe plaqkitej nga PDK, e pastaj edhe nga AAK dhe LDK sot rezervat e shtetit do te ishin shumë më të mëdha”, thotë Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat