Deputeti i VV-së tregon sfidën më të madhe që e menaxhoi susksesshëm Qeveria Kurti 2

Politika

Deputeti i VV-së tregon sfidën më të madhe që e menaxhoi susksesshëm Qeveria Kurti 2

Nga: A.SH Më: 23 mars 2022 Në ora: 16:52
Albin Kurti

Qeveria Kurti II ka bërë një vjet qeverisje.

Gjatë këtij njëvjetor të qeverisjes, kryeministri Albin Kurti u përball me sfida të ndryshme, që nga pandemia Covid-19, pastaj korrupsioni dhe krimi i organizuar, dialogu me Serbinë e shumë e tjera.

Ajo u kritikua nga opozita që sipas saj Qeveria Kurti II nuk ka arritur të bëjë përfundojë obligimet e veta.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se qeveria Kurti II është përballur me shumë sfida duke filluar nga pandemia.

Por sipas tij, Qeveria e ka menaxhuar mirë situatën duke siguruar mbi 2 milionë vaksina kundër CoVID-19 për qytetarët.

“Qeveria Kurti II fillimisht është përballë me problemin e pandemisë, e pikërisht këtë sfidë ka arritur ta menaxhonte me sukses duke siguruar mbi 2 milionë vaksina. Shenja dalluese kryesore e Qeverise e drejtuar nga Albin Kurti, ka qenë dhe është luftimi i korrupsionit e që prej fillimit deri më tani nuk kemi afera të cilat kanë qenë përditshmëri e qeverive të mëparshme. Kjo thjeshtë nuk është sukses përmes të cilit ndalohet keqpërdorimi i parasë publike por kemi të bëjmë me ndryshim të mentalitetit qeverisës.

Në buxhetin e ri, vetëm për Ushtrinë e Kosovës është ndarë buxheti më i madh deri më sot, afro 100 milion euro. Për herë të parë Kosova ka 1 miliardë euro të hyra me një inkasuar përmes doganës mbi buxhet të Kosovës i cili ka shkuar 2.75 miliardë ( 9% më i madh se paraprak). Kemi një rritje ekonomike me gati 10%. Duke tejkaluar të gjitha pritshmëritë. Përveçse është e mirëseardhur, është edhe ngazëllyese që lehonat në 6 muajt e parë marrin një ndihmë prej 170€ në muaj. Ky indikatorë përveçse i ndihmon familjet, është edhe tregues për rëndësinë që e ka rritja e natalitetit për këtë qeveri”, deklaron ai.

Ai përmend edhe politikën e jashtme për të cilën thotë se kreu shtetëror i Kosovës ka treguar para aleatëve angazhimin dhe pozicionimin e drejtë krah miqve.

Si sukses deputeti potencon edhe pensionet, homologimin etj.

“Në politikën e jashtme, konsideroj se kreu shtetëror i Kosovës e ka treguar qartë edhe njëherë angazhimin përballë aleatëve dhe pozicionimin e drejtë krah miqve tonë, me theks të veçantë në konfliktin Ukrainë-Rusi. Njëherit duke nxjerrë në pah fytyrën e vërtetë të Serbisë e cila e mbështeti heshturazi agresionin rus ndaj Ukrainës vend i cili synonte të jetë pjesë e boshtit të NATO-së. Largimi i homologimit, gjë të cilën e kemi premtuar edhe gjatë fushatës elektorale. Dhe një vendim shumë i rëndësishëm është për pensionet që nuk ka pension nën 100€. Këto janë vetëm disa nga arritjet që i shkoqitëm më lartë, e që numri i të arriturave është shumë herë më i madh, gjë e cila po shihet dita-ditës”, përfundon deputeti Agusholli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat