Pas fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Serbia po i shfaqë hapur qëllimet e saj në Ballkan, posaçërisht në Kosovë.
Ndërkaq, po kërkohet nga Bashkimi Evropian që të përqendrohet në Ballkan.
Profesori Refik Hasani në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se BE-ja dhe OKB-ja e kanë kuptuar dominimin e Serbisë në vendet e Ballkanit.
“BE-ja dhe instanca të OKB-ës më në fund, si duket e kanë kuptuar që Serbia dëshiron të dominon në ish-hapësira të Jugosllavisë dhe kjo i shërben edhe Rusisë. E cila po përkrahet në mënyrën më vëllazërore, miqësore si një përkrahje e parezervë ndaj Rusisë në pushtimin dhe agresionit që i ka kryer ndaj Ukrainës si një shtet i pavarur”, ka theksuar ai.
Po ashtu, ai ka kërkuar që BE-ja të përqendrohet më shumë në shtete e Ballkanit.
“Evropa duhet të ri-kthehet në Ballkan, sepse Serbia nuk është duke i fshehë planet e veta, pasi e ka në përkrahje Rusinë. BE-ja të përqendrohet në Ballkan, jo vetëm në Republikën e Kosovës por edhe në Republikën e Malit të Zi, në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Hasani për “Bota sot”