Mulliqi: Të shfrytëzohet rasti që Kosova të bëhet edhe pjesë e NATO-së

Politika

Mulliqi: Të shfrytëzohet rasti që Kosova të bëhet edhe pjesë e NATO-së

Nga: H.O. Më: 24 mars 2022 Në ora: 19:00
Ilustrim

Njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi thotë se pas dështimit të gjatë në politikën e jashtme, ka ardhur koha e intensifikimit të lobimit për tu inkuadruar në shumë struktura relevante të BE-së.

“Dihet së kishim për shumë kohë diplomatë jo të aftë dhe as ministra të punëve të jashtme të pa zotësi, ku bënë që Kosova të mbetet vendi më i izoluar në Evropë. Nuk pamë angazhim të duhur të pushteteve të vjetra, të cilat lanë anash shtetndërtimin, mirëqeniendhe anagazhmin për njohje të reja, dhe për njohje nga pesë vendet e BE-së, të cilat ende nuk na kanë njohur, dhe të cilat janë bërë pengesë e madhe, që të kemi edhe liberalizimtë vizave”, thekson ai.

Image
Skender Mulliqi

Sipas tij, Greqia dhe Spanja në vitet e fundit shumë kanë shprehur gatishmëri bashkëpunimi diplomatik e ekonomik më Kosovën, dhe kanë shprehur edhe gatishmëri, që në një të ardhme jo të largët të pranojnë pavarësinë.

“Këto ngecje të mëdha të politikave të jashtme ka ardhur koha të riparohen më diplomatë të karrierës, më njerëz të përgatitur profesionalisht dhe moralisht, që më në fund t’i kthejnë politikat e jashtme në favor të Kosovës. Mungojë angazhimi që të stopohet lobimi i Serbisë në shumë vende të botës, ku edhe na ndodhën  edhe 17 ҫ’njohe që është e pafalshme për politikat e jashtme të vendit”, thotë Mulliqi.

Analisti thekson se kur bëhet fjalë për temën e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është i mundshem, por më kusht që diplomacia jonë dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, zonja Gërvalla, të anagzhohen të vendet e BE-së, të cilat dorën në zemër nuk na kanë përkrahur shumë  në këtë drejtim, dhe të angazhohen të shtetet të cilat ende nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës.

“Duhet t’i kemi dy të tretat që të kemi përkrahjën për anëtarësim, në asamblenë parlamentare . Kosova i plotëson shumë kritere dhe standarde të kërkuara. Tash mbas ngjarjeve të shpërthimit të luftës në Ukrainë, kur Rusia është pezulluar nga ky këshill, duhet të shfrytëzohet rasti që edhe vendi ynë të bëhët pjesë e këtij organizmi shumë të rëndësishem të Evropës. Shenja pozitive për anëtarësim në Këshillin e Evropës ka dhënë edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian , Viola von Cramon. Mendoj sr kjo është mundësi e mirë, pasi që një prej kundërshtuesve Rusia, është pezulluar, duke gjetur shumicën e anëtarëve të Këshillit, të cilët do të votonin pro Kosovës”, vlerëson ai.

Mulliqi thotë poashtu se, angazhimet tona nuk duhet të ndalen vetëm këtu, por të shfrytëzohet rasti që Kosova të bëhet edhe pjesë e NATO-së.

“Disponimi pas agresionit ushtarak rus ekziston të vendet e BE-së dhe të Amerika që edhe vendi ynë të hynë nën ombrellën e këtyre strukturave, jetike për të ardhmen e Kosovës, dhe për mbrotje nga një luftë evenuale, të cilën po e mendojnë Putin dhe Vuqiq në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Institucionet e shtetit pozitë dhe opozitë e cila nuk po tregohet shumë konstruktive as për temat qenësore, duhet të bëhen një, në këto momente të vështira ku po kalon bota demokratike, pas invazionit rus mbi një shtet sovran siҫ është Ukraina”, thotë analisti Mulliqi për ‘Bota sot’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat