Kosova gjendet para një rreziku real - Duhet të jetë në gjendje gatishmërie

Politika

Kosova gjendet para një rreziku real - Duhet të jetë në gjendje gatishmërie

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 25 mars 2022 Në ora: 14:08
Njësia Speciale

Lufta tashmë disa ditëshe në Ukrainë po vazhdon të jetë e ashpër, duke mos arritur të dimë se deri ku mund të shkoj mendja e presidentit rus Putin, ndaj shtetit të Ukrainës.

Kjo situatë e tensionuar ka bërë bashkë pothuajse të gjitha vendet e botës për ta ndaluar sa më parë këtë tension në Ukrainë, mirëpo e njëjta nuk po arrihet të vendoset sepse Rusia është e vendosur ta pushtoj Ukrainën.

Kjo krizë e krijuar po vë në lëvizje krejt vendet e botës, edhe Kosovën.

Së fundmi është kryeministri Kurti ai i cili në një intervistë për të përditshme “La Republica” tha se Ballkani është në rrezik pasi Rusia ka tentakulat e veta në këtë rajon.

Pas situatës së krijuar në Ukrainë, Kurti thotë se Putin e sheh veten si Stalini dhe qëllimi i tij është të rishkruajë historinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat