Që nga shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova është përballur me një proces të gjatë në rrugën drejt integrimeve evropiane. Kritere të shumta i janë paraqitur shtetit në këtë drejtim nga Bashkimi Evropian, shumica prej tyre janë përmbushur, por ëndrra e qytetarëve për perspektiven evropiane vazhdon të mos realizohet.
Ndonëse, liberalizimi i vizave nuk ka ndodhur ende, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova do të aplikojë sivjet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Ne do të aplikojmë këtë vit për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Do të ishte shumë mirë që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës dhe në programin e partneritetit për paqe të NATO-s. Ne jemi në kontakt me shtetet mos-njohëse. Katër nga ato janë edhe në NATO – Spanja, Sllovakia, Greqia dhe Rumania – e edhe Qipro, që është pjesë e Bashkimit Evropian, por jo edhe e NATO-s”.
Ai ka shfaqur shpresën që gjatë këtij viti këto vende të bëjnë hapin e madh drejt njohjes së Pavarësisë së Kosovës dhe t’i bashkohen shumicës së vendeve që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, që janë pjesë e BE-së dhe NATO-s.
Por, si komentohet hapi që pritet të ndërmarr Qeveria në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian?

Krasniqi: Institucionet e vendit duhet të angazhohen më tepër në këtë drejtim
Rrezarta Krasniqi
Foto galeri
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi, thotë për gazetën “Bota sot” se Republika e Kosovës i ka përmbushur kushtet për t`u bërë anëtare e BE-së e po ashtu për liberalizimin e vizave.
Ajo ka vlerësuar se në rrethanat e reja është mundësi e mirë për vendin që të bëjë përpjekje më të mëdha për të përmbushur këtë mision në mënyrë më të përshpejtuar.
“Republika e Kosovës ka përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara për t’u bërë anëtare e BE-së dhe qytetarët tanë të lëvizin lirshëm në të gjitha vendet evropiane. Aktualisht kemi rrethana të reja dhe konsideroj se është mundësi e mirë për vendin që të bëjë përpjekje më të mëdha për të përmbushur këtë mision në mënyrë më të përshpejtuar. Institucionet e vendit duhet të angazhohen më tepër në këtë drejtim duke lobuar tek vendet anëtare të BE-së për të siguruar përkrahjen e nevojshme për anëtarësim”, thotë Krasniqi për gazetën “Bota sot”.
Për deputeten e LDK-së, ky momentum është shans i mirë për Kosovën që të bëhet anëtare e BE-së.
“Qytetarët tanë padrejtësisht vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar, ndonëse ne jemi populli më pro-perëndimor”, ka shtuar ajo.
Krasniqi thotë se pengesë e këtij procesi janë pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, duke shtuar se institucionet duhet të angazhohen më shumë për të arritur deri te këto njohje për vendin.
“Siç dihet tashmë pengesë në këtë proces janë 5 shtetet anëtare të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur ende Pavarësinë e Republikës së Kosovës, andaj institucionet tona duhet të angazhohen më shumë për t’i bindur ato se ka ardhur koha që të na njohin dhe pastaj të kërkohet nga BE-ja në bashkëpunim me SHBA-në që Kosova të anëtarësohet sa më parë në NATO”, thekson Krasniqi.
Burjani: Pa ndryshuar ky rend aktual botëror vështirë që ne do të anëtarësohemi në BE
Blerim Burjani
Foto galeri
Kurse, analisti politik Blerim Burjani thotë për gazetën “Bota sot” se anëtarësimi në BE i Kosovës në kuptimin teknik të rregullativës dhe kritereve teknike është larg, por se tash po bëhet përpjekje që procedurat të shkurtohen.
“Për Ukrainën ka mirëkuptim për shkak të rrethanave për të përshpejtuar, por sa i përket Kosovës është më larg ideve. Sidoqoftë neve na konvenon që këto procedura të përshpejtohen, por mendimi im është se pa ndryshuar ky rend aktual botëror vështirë që ne do të anëtarësohemi në BE, pra gjasat tona janë të vogla. Të gjitha përpjekjet ndërkombëtare po bëhen që rendi botëror të mos ndryshojë. Nuk e besoj se Kosova mund të përfitojë prej këtyre zhvillimeve pasi që BE kërkon plotësim të kritereve”, thotë Burjani.
Duhanaj: Rasti i volitshëm për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Leon Duhanaj
Foto galeri
Kurse, për analistin Leon Duhanaj, nisma të tilla për t'u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare, në radhë të parë duhet të jenë të parapërgatitura dhe të koordinuara mirë me mbështetësit e Pavarësisë së Kosovës.
“Mendoj që tani në këtë kohë kishte me qenë mirë të shfrytëzohet rasti i volitshëm për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, sidomos pas përjashtimit të Rusisë, klima kishte me qenë e volitshme. Në anën tjetër, aplikacioni për anëtarësim në BE, nuk mendoj që është real dhe që do të sillte ndonjë progres. Megjithatë, ndoshta kishte me qenë një mundësi e mirë për ta sjellë Kosovën në tavolinë debati brenda Këshillit Europian, që të bëjnë presion tek pesë endet anëtare mos-njohëse që ta njohin Kosovës sa më parë. Kjo kishte me qenë e arritur e madhe dhe do t'i hapte rrugë të sigurt Kosovës gjithandej”, thotë Duhanaj.
Sipas tij, një tjetër aspekt është padyshim çështja e liberalizimit të vizave, për të cilën fokusi duhet të jetë i përqendruar tek Franca.
“Franca në këtë pranverë ka zgjedhje dhe sipas parashikimeve presidenti Makron do t'i fitojë prapë, kështu që nëse mbahet në fokus dhe nëse vërtetë jemi konsistent, mund të kemi një qëndrim pozitiv, duke patur parasysh edhe Presidencën e BE-së, e cila udhëhiqet nga Franca. Si konkluzion kisha për t'thënë se pa marrë parasysh epilogun, çdo përpjekje për anëtarësim në çfarëdo organizate, është më mirë se sa marrja me vetveten dhe mbyllja brenda kufijve të Kosovës. Kosova ka më shumë se kurrë nevojë për aktivitete të ngjeshura diplomatike, e që për fat të keq, ka tashmë vite që i kemi gati se të ngrira!”, përfundon Duhanaj.