Qytetarët serbë në Graqanicë kanë protestuar sot duke kërkuar që të mbahen zgjedhjet e Serbisë edhe në Kosovë.
e Quint-it kanë shprehur shqetësim se protestat e paralajmëruara sot nga qytetarët serbë në veri të Kosovës mund të ketë rrezik për përshkallëzim të dhunës.
Lidhur me këtë, analisti Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se tani është çdo mundësi që qonë deri tek përshkallëzimi i ndonjë akti dhune.
Ai potencoi tutje se ajo që e ka zbehur serbinë është refuzimi që të bashkangjitet për sanksionet Ruse, por prap mbetet njëri nga akterët më të mëdhenj në ballkan.
“Bazuar në situatën e rëndë në kontekstin e sigurisë globale e cila po mbretëron si pasojë e agresionit rus mbi Ukrainën, është me se evidente se çdo mundësi përshkallëzimi të ndonjë akti dhune në cilin do vend të botës e posaçërisht në regjionin e Ballkanit Perëndimor, do t'i shkonte në favor abjetivave ruse. Serbia u dallua si i vetmi vend në Europë, që refuzoi t'i bashkangjitet botës demokratike, për t'i bërë sanksione Rusisë. Kjo gjë e ka zbehur pozitën serbe në botë, megjithatë nuk do të thotë që tashme bota perëndimore do t'i hidhet në qafë Serbisë dhe të gjithë të tjerët di të përfitojnë në raport me ta. Serbia do të vazhdojë të mbetet partner me botës si njëri ndër akterët me të mëdhenj shtetëror në ballkan dhe ketë nuk do ta ndryshojmë dot ne”, tha ai.
Sipas tij, duhet të gjejmë mënyra për avancimin e çështjve tona, sepse Serbia ka kapacitete me ç’rast edhe mund t’i shfrytëzoj në shërbim të destabilizimit të Kosovës.
“Në ketë kontekst, kishte me qenë mirë që si shqiptarë dhe si Kosovë, të kërkojmë ura bashkëpunimi, më mënyrë që ta avancojmë çështjen tonë e mos t'i japim me shumë hapësirë Serbisë se sa interesave tona. Në ketë kontekst mendoj që është edhe situata e tensionuar tashme në veri të vendit, që vie si pasojë e mosmarrëveshjes përkitazi me mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Serbia i ka kapacitetet e saja destruktive për ta shfrytëzuar çdo momentum në shërbim të destabilizimit, të Kosovës dhe regjionit. Kjo pasi që përmes minoritetit serb të cilin e kontrollon gjithandej, mund t'i kontribuoj çdo situate destabilizuese”, shtoi Duhanja.
Më tej ka theksuar se Kosova nuk duhet të pozicionohet në anën e destruktivitetit.
Gjithashtu ai potencoi se pasi që nuk kemi nga amerika kërkesa për lejimin e zgjedhje, ne mund t’i kundërshtojmë.
“Ajo çfarë Kosova duhet ta bëj gjithsesi është të mos pozicionohet në anën e destruktivitetit. Është ok nëse institucionalisht insistojmë në sovranitet dhe integritet, por kjo duhet të shkoj deri aty sa në ketë rrugë ecin edhe miqtë tanë, përkatësisht QUINT dhe SHBA. Në ketë pikë, nuk mund ta dimë ne nga jashtë se çfarë ka biseduar Kryeministri për me shumë se dy muaj pasi që transparenca duket të jetë në zero. Megjithatë do të mund të konkludoja se përderisa nuk kemi kërkesa eksplicite nga amerikanët për të lejuar zgjedhjet serbe mund t'i kundërshtojnë ato. Në rast se SHBA, nuk janë mbrapa, apo nuk e përktahin një vendim të tillë, por kanë sugjeruar diçka ndryshe dhe qeveria merr vendime në kundërshtim me to, atëherë kjo do të ishte për shqetësim të madh”, theksoi ai.
Tutje shtoi se Kosova pa QUINT është një zonë e minuar, dheë a kështu edhe protestat mund të ta dërgojnë në situata tejet të rrezikshme.
“Posaçërisht kur kemi parasysh deklaratën e QUINT-it, e cila ishte një prej deklaratave më kritike dhe më të drejtpërdrejta karshi Kosovës. Një rrugë pa QUINT-in, për Kosovën do të thotë një rrugë pa krye, një zonë e minuar të cilën nuk kemi mundësi ta mbijetojmë. Në ketë kontekst, uroj që Kryeministri Kurti të mos ketë ra preh e protagonizmit të tij egoist e të na pozicionon para telasheve të mëdha. Protestat e serbeve në veri, shumë shpejtë mund të shndërrohen në ndonjë agjendë tjetër për të cilën me vonë do të fajësohej Kosova, e çka është edhe me keq, mund të na çoj para ndonjë situate tejet të rrezikshme, apo ndonjë akti të kryet për të cilin fajtorë kryesor kishim me qenë ne vet”, potencoi ai.
Duhanaj tutje tha se duhet të jemi të përgatitur për çdo situate, madje të mos bëjmë as politika elektrolate që do të jenë në interesa nacionale
“Si konkluzion do thoja se është me rëndësi jetike të jemi unik dhe të përgatitur për çdo situatë. Të jemi të matur dhe të koordinuar me faktorin ndërkombëtarë për çdo vendim e posaçërisht me SHBA-të. Mos të bëjmë politika elektorale në kurriz të interesit nacional, sepse koha dhe shansat nuk na përsëriten. Situata në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe klima është e përshtatshme për ne, megjithatë, nëse ne luajmë rol destruktiv, kjo mund të na hakmerret keq”, përfundoi Leon Duhanaj për “Bota sot”.