Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shënuar 1 vjetorin e ardhjes në pushtet.
Që nga marra e udhëheqjes së vendit, kjo Qeveri është përballur me sfida të ndryshme.
Për vitin e parë të udhëheqjes së shtetit të Qeverisë Kurti II, po vlerësohen sukseset, po ashtu po përmenden edhe dështimet e saj.
Njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar si suksese të Qeverisë Kruti II, luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, ç`kapjen e bordeve nga politika, reciprocitetin e targave me Serbinë etj.
Ndërkaq, ata kanë përmendur edhe dështime apo ngecje e kësaj Qeverie, si: mos hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e çmimeve, politiken e jashtme, etj
Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shënuar 1 vjetorin e ardhjes në pushtet.
Që nga marra e udhëheqjes së vendit, kjo Qeveri është përballur me sfida të ndryshme.
Për vitin e parë të udhëheqjes së shtetit të Qeverisë Kurti II, po vlerësohen sukseset, po ashtu po përmenden edhe dështimet e saj.
Njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar si suksese të Qeverisë Kruti II, luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, ç`kapjen e bordeve nga politika, reciprocitetin e targave me Serbinë etj.
Ndërkaq, ata kanë përmendur edhe dështime apo ngecje e kësaj Qeverie, si: mos hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e çmimeve, politiken e jashtme, etj.
Maraj: Qeveria Kurti 2, të arriturat dhe ngecjet
Analisti politik, Milazim Maraj, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka deklaruar se rreth punës së Qeverisë Kurti II për një vit të qeverisë ka kënaqësi dhe pakënaqësi.
“Për një vit qeverisje në Kosovën nga Qeveria Kurti-2 kemi kënaqësi dhe pakënaqësi. Ata që janë punësuar në Qeveri prezantohen të kënaqur, por jo edhe ata që nuk kanë arritur të realizojnë aspiratat e tyre personale apo grupore. Kjo qeveri ka premtuar shumë andaj nga krejt çka ka premtuar nuk ka arritur që të realizojë brenda një viti të qeverisjes”, ka thënë ai.
Po ashtu, ai e ka përmendur edhe opozitën, ndërkaq ka shtuar se kjo qeveri u përballë edhe me pandeminë, me ngritjet e çmimeve në mënyrë kundërligjshme.
“Opozita nuk sheh asgjë të bardhë në këtë vit pa marrë parasysh kushtet në të cilat qeverisi kjo Qeveri. Viti më Pandemi, dhe pastaj shpërthimi i luftës në Ukrainë dhe ngritja e çmimeve të energjisë e cila ka ndikuar në ngritjen e çmimeve të përgjithshme, pastaj edhe një shpërthim ngritjes së çmimeve kundërligjshëm. Nuk ka hapje të vendeve të reja të punës. Nuk ka lëvizje nga zero si që deklarojnë disa etj. Puna e qeverisë matët më rezultate. Rezultatet dhe ngecjet janë të matshme dhe këtu nuk ka nevojë për ekspertiza speciale”, ka theksuar ai.
Më tej, Maraj i ka përmendur edhe të arriturat e Qeverisë Kurti.
"Cilat janë të arriturat: 1. Ndalja e procesit të tërheqjes së njohjeve dhe rifillimi i njohjes së Kosovës. 2. Qëndrimi shtetërorë në bisedime më Serbinë edhe pse këtu nuk ka përparime substanciale. 3. Largimi nga diplomacia të atyre që keqpërdorën vendin e punës dhe degraduan autoritetin shtetërorë të Kosovës.4. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, aksionet e policisë dhe ndaj policisë. 5. Ç’ kapja e bordeve nga politika, ani pse për këtë ka pasur reagime se disa nga anëtaret e këtyre bordeve ishin nga LVV ose të afërt. 6. Reagimi i shpejt i inspektorëve për uljen e çmimeve të kundërligjshme të ushqimeve dhe naftës. 7. Subvencionet 500 euro për një ari tokë për bujqësi. 8. Ndihma për lehona dhe fëmijët deri në 16 vite etj”, ka thënë ai për “Bota sot”.
Po ashtu, Maraj i ka përmendur edhe pakënaqësitë ose ngecjet e Qeverisë së Kosovës.
“Cilat janë ngecjet: 1.Reagimet e Qeverisë nuk janë programore pro aktive, por janë reaktive, kjo nuk ndikon shpejt në ndryshimin e gjendjes në Kosovë. 2. Nuk ka hapje të vendeve të punës as nuk shihet një strategji për këtë. 3. Testi Pissa nuk do të matë kohën e suksesit të nxënësve në këtë Qeveri, por nuk ka ndryshime ne arsim më të cilat mund të krenohet qeveria Kurti 2. 4. Marrëdhëniet ekonomike me shtetet tjera ekonomikisht të forta kanë filluar tani me Gjermaninë, por kapaciteti ekonomik është shumë i vogël. 5. Çështja e gazit për Kosovë është ende e pa definuar. 6. Resurset e qymyrit që Kosova ka rezerva edhe për 400 vjet nuk është hartuar ndonjë projekt i shfrytëzimit të kësaj pasurie, pa pasoja ekologjike. 8. Trepça nuk po jep rezultate të pritura. 9. Shpërngulja e të rinjve pa parë ndonjë perspektivë në Kosovë është e madhe. 10.Shkollat e mesme profesionale vazhdojnë të përgatitin kuadro të mesme për në të u shpërngul jashtë vendit”, vlerëson Maraj.
Në fund, ai ka përmendur disa nga punët, me të cilat duhet të merret Qeveria e udhëhequr nga Kurti. Kurse, ka shtuar se Qeveria ka nevojë për një opozitë të fortë konstruktive.
"Subvencionet që i ka ndarë në këtë vit mund të japin rezultate në vitin tjetër. Në planin e luftimit të krimit të organizuar ende nuk ka filluar të merret me peshqit e mëdhenj. Duhet të fillohet me projekte të mëdha për të sjellë investime në Kosovë pasi që vetëm investimet mund të ndalin shpërnguljen e të rinjve nga Kosova. Opozita nuk është kreative, konkrete dhe nuk ka forcë të mjaftueshme për të korrigjuar Qeverinë. Kjo Qeveri ka nevojë për një opozitë të fortë konstruktive dhe patriote”, ka përfunduar Maraj për “Bota sot”.
Krasniqi: Qeveria Kurti duhet të përkushtohet në politikën e jashtme
Ndërkaq, njohësi i çështjeve juridike dhe politike, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka përmendur sfidat të cilat është përballur qeveria Kurti II.
“Puna një vjeçare e qeveris Kurti ka qenë shumë e ngarkuar me shumë sfida të ndryshme, siç ishte fillimi me pandeminë, e cila doli nga binaret, pastaj tash ditëve të fundit lufta në mes të Rusisë dhe Ukrainës, e cila e rëndoi (zbrazi) shumë shportën e qytetarit”, thotë ai.
Po ashtu, Krasniqi ka përmendur disa nga dështimet e kësaj Qeverie.
“Si dështim mund të marrë politikën e jashtme, ku sistemi diplomatik i Republikës së Kosovës ka qenë krejtësisht jashtë lojës, duke vepruar sikur të ishte lojë, që nga fillimi apo pikënisja e kësaj qeverie, saktësisht që nga pjesëmarrja e ministres së Punëve të Jashtme në OKB, ku nga goja e saj dolën fjalë që nuk duhet të diskutohen asnjëherë, pastaj shkarkimet e ambasadorëve dhe moszëvendësimi i tyre për një kohë të gjatë, lobimi për njohje të reja, huqja e shpeshtë me flamuj të shteteve mike, etj., etj”, vlerëson ai.
Po ashtu, ai i ka numëruar disa nga sukseset e Qeverisë Kurti, ku në to përfshihet lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, reciprociteti për targa me Serbinë e tij.
“Po ashtu edhe sukseset nuk mungojnë zakonisht e ka ngritur vendin në pasqyrat ndërkombëtare në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në rritjen ekonomike, ka rritur pensionet. Sukses tjetër ishte edhe reciprociteti për targa me Serbinë, gjë që qeveritë e tjera nuk e bënë më parë. Sukses tjetër është edhe themelimi i fondit të sigurisë, i cili po mbushet me vullnet nga qytetarët”, thotë Krasniqi.
Po ashtu, ai e ka cilësuar si sukses të madh ndalimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.
“Si një sukses të madh mund të marrim edhe moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës, ku ka pas shumë zëra nga zyrtarë me akuza të ndryshme, për këtë veprim, duke e akuzuar qeverinë Kurti, e që doli shumë i suksesshëm, dhe si sukses shpresojmë të jetë edhe moslejimi i zgjedhjeve të Serbisë në vendin tonë”, deklaroi ai.
Krasniqi dha edhe një sugjerim për Qeverinë Kurti. “Qeveria Kurti II duhet të përkushtohet në politikën e jashtme më shumë që ti shtyjë proceset, duke e shfrytëzuar këtë kohë, sepse ndoshta mund të jetë rasti për vendin tonë”, thotë Krasniqi.