Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave kanë themeluar Fondin e Sigurisë për të grumbulluar mjete, të cilat dedikohen për siguri. Përmes këtij Fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuoj.
Llogaria është bërë funksionale nga data 2 mars 2022, dhe të gjitha transferet mund të realizohen brenda dhe jashtë vendit.
Gazeta ka kontaktuar Ministrinë e Financave sa i përket këtij Fondi nëse kanë filluar të grumbullohen mjete dhe sa mjete janë grumbulluar deri më tani, mirëpo e njëjta nuk ka kthyer përgjigje.
A do të ndikojë në grumbullimin e mjeteve për këtë fond, situata e rënduar ekonomike në vend, ngritjet e ҫmimeve të naftës e të produkteve ushqimore?
Lidhur me këtë ҫështje, për ‘Bota sot’ ka folur njohësi i çështjeve të ekonomisë, Mustafë Kadriaj. Ai thotë se, qytetari dhe populli i Kosovës ka dëshmuar që në ҫdo moment historik, që ka qenë, gjithmonë i gatshëm për të dhënë më të dhimbshmen për shtet-ndërtimin e Kosovës.
Kadriaj: Këtë fond për siguri, qytetari e ka përqafuar, pavarësisht kushteve

Mustafë Kadriaj
“Mund të kujtojmë në vitet e ‘90-ta mbledhja e 3%, po ashtu përkrahja edhe e luftës së fundit me të gjitha mundësitë. Por, edhe këtë fond për siguri, qytetari e ka përqafuar dhe gatishmëria është, pavarësisht kushteve dhe të hyrat që i kanë jashtëzakonisht të ulëta me një mirëqenie, për fat jo të mirë, më të keqen të rajonit, mos të flasim më gjerë, por është për të ardhur keq, dhe është një habi jashtëzakonisht e madhe, nga kjo qeveri e tanishme dhe nga ky Kryeministër, që e kam potencuar edhe më herët që, në zgjedhjet e fundit e ka harruar edhe bashkimin kombëtarë, duke u fokusuar në pjesën e mirëqenies, ndërsa me të ardhur në pushtet nuk ka asnjë gatishmëri për të përmirësuar mirëqenien dhe me rrit pagën minimale, por qe një vit ҫmimet vetëm janë në fryrje e sipër, ndërsa kërkon nga qytetarët që ta përkrahin Fondin e Sigurisë që është diçka shumë i mirëseardhur, por nuk është korrekt dhe nuk është dinjitoz dhe kjo sjellje nuk është aspak dinjitoze nga ana e kryeministrit në raport me qytetarët”, vlerëson Kadriaj.
Ai thotë më tutje se, si rezultat i kësaj mirëqenie të ultë, paga të ulëta, dhe me ҫmime jashtëzakonisht të larta dhe me shërbim si në nivel të ministrive dhe komunave, aspak dinjitoz ndaj qytetarit, me këtë ka bo që qytetari me pas gatishmërinë jashtëzakonisht të lartë për ta lëshuar vendin.
“As në vitet e ‘90-ta nuk ka qenë kjo gatishmëri për të ikur nga vendi, si rezultat i një mirëqenie të ulët, në kohën e okupimit, dhe tani nuk ofron thuaja asgjë për këtë qytetar, që nuk është aspak dinjitoze dhe korrekte, është një pikëpyetje e madhe që qeveritë e pas luftës, ta kenë këtë sjellje jashtëzakonisht të ulët ndaj qytetarit, si duket edhe kjo qeveri po e vazhdon avazin e njëjtë”, vlerëson ai.
Kadriaj thotë po ashtu se, qeveria vazhdimisht po kërkon nga qytetari, por nuk ofron asgjë dhe gjithmonë shfajësimin e vet e gjen tek ish paraardhësit e tij, kryeministrat e kaluar, por asnjë hap deri më tani në hap me mirëqenien e qytetarit nuk e ka bërë.
“Uroj që të kalohet edhe pandemia, po ashtu edhe kjo krizë në nivel të sigurisë botërore të qetësohet dhe t’i kthehet punës qytetari. Sepse ky qytetar asnjëherë nuk ka pritur dhe nuk pret nga qeveritë, por vetëm ky qytetar kërkon të ketë liri të punës dhe krejt ҫka mund të bëjë qeveria është vetëm të jep mundësitë për të punuar ky qytetar, por si duket kjo qeveri vetëm ka interes të ngufatë jetën e qytetarit, por jo të jetë në favor të jetës së qytetarit”, thekson ai.
Duhanaj: Qeveria duhet të marrë vendime buxhetore që të rriten investimet në sektorin e sigurisë
Leon Duhanaj
Kritik ndaj kësaj ҫështje është treguar edhe njohësi i ҫështjeve politike, Leon Duhanaj. Ai thotë se mënyra se si kryeministri Kurti i është qasur kësaj çështje, është në kundërshtim me logjiken e qeverisjes institucionale.
“Kjo formë kishte me qenë e kuptueshme në një rast hipotetik, kur do të kishte mungesë apo pamundësi të vendimmarrjes institucionale, shembull: siç kemi qenë përgjatë viteve të nëntëdhjeta. Në këtë kohë kur kemi shtet dhe institucione të pavarura, aksionet e tilla si ky dhe ai fondi paraprak të cilin e kishte themeluar Kurti në Qeverinë Kurti 1, nuk janë të bazuara në logjikën shtetërore. Për mendimin tim, Qeveria duhet të marrë vendime buxhetore që të rriten investimet në sektorin e sigurisë, p.sh: të ngritën investimet në këtë sektor në mbi 2% të bruto produktit shtetëror”, vlerëson ai.
Duhanaj thotë se po ashtu, nëse kjo është akoma e pamjaftueshme, të organizohet një debat publik dhe të shqyrtohet mundësia e vendosjes së ndonjë takse shtesë për ushtrinë, por jo këtë ta organizoj me fonde të tilla, të cilat janë të pakalkulueshme dhe që janë të varura në mëshirën dhe vullnetin e njerëzve.
“Kjo nuk është logjika shtetërore dhe nuk mund të ketë sukses. Natyrisht që edhe kriza e thellë ekonomike, ku qytetarët presin ndihmë nga shteti për të mbijetuar, e bën këtë aksion edhe më të palogjikshëm. Ne kemi shtet dhe si i tillë kemi mundësi të furnizimit me armë pa pasur nevojë ta shtrijmë dorën për lëmoshë. Qeveria në radhë të parë duhet t'u dalë në ndihmë qytetarëve të saj në luftën për mbijetesë, e tek pastaj të mendoj për investime të tilla”, thekson ai.
Duhanaj potencon tutje se në një situatë kur shumica e qytetarëve objektiv jetësor e kanë ikjen nga vendi, fonde të tilla janë totalisht të pakuptimta. Sepse edhe armët duhet patur njerëz për t'i përdorur.
“Nuk na duhen as armët, nëse rinia jonë shpërndahet në kërkim të fatit nëpër botë. Prandaj, është koha, që Qeveria të këndellet, të heqë dorë nga qasja populiste dhe të bie në realpolitikë. Realpolitika sot duhet të jetë e fokusuar në mbështetje të plotë të qytetarëve të saj, për ta mbijetuar këtë krizë tashmë të gjatë me vite dhe kjo do të bëhej në radhë të parë, duke ua mundësuar qasjen në 30% të Trustit, sepse është më mirë t'u shpërndahet paguesve, se sa edhe ashtu të humben miliona nëpër bursat botërore”, thekson ai.